Ç’të bëjë pensionisti?

March 23, 2016 12:52

Ç’të bëjë pensionisti?

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Sa të rrojmë, do vuajmë, do të heqim të zitë e ullirit. Na paska dënuar fati që të mos shohim një ditë të bardhë, as kur jemi me një këmbë në varr. Kemi rënë nga shiu në breshër, i ngjajmë një limoni të shtrydhur. Të gjithë derrat një feçkë kanë. Ikën njëri, vjen tjetri, na hipin në zverk duke tundur këmbët dhe ne me durim derri i mbajmë pa lëvizur fare. Nuk e di sa ka arritur numri i taksave dhe nuk dimë për kë i paguajmë. Çfarë të bëjë një pensionist fatkeq me një pension qesharak që i vënë taks dhe për arsimin kur ai nuk ka lidhje fare me këtë, ç’kuptim ka? A mendojnë këta njerëz që kemi atje lart që ne po bëjmë luftë me jetën? Na ka vajtur frika në zemër se mos na ngjiten taksat nga mbrapa dhe nuk do na lënë të tretemi në varr. Beqar Skënderi

March 23, 2016 12:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*