Ç’të jetë vallë “modeli Berisha”?!

Illo Foto, Nju Jork June 30, 2013 20:44

Ç’të jetë vallë “modeli Berisha”?!

Fushata zgjedhore e kualicionit të djathtë filloi dhe u mbyll me rekllamimin e “Modelit Berisha”.Oratorët u thoshin turmave: Jemi të lumtur që qeverisëm me “Modelin Berisha dhe ju ofrojmë “Modelin Berisha “ ta përjetësojmë . Askush nuk mori vesh cili ishte “Modeli “ , madje as vetë oratorët.

Nuk e di kush ishte autori i këtij togfjalshi , që të jep përshtypjen se qënka krijuar një doktrinë politiko –ekonomike dhe kjo paska për autor mjekun shqiptar , Sali Berisha . Vetë Saliut i pëlqeu sllogani dhe ka mundësi ta ketë formuluar vetë. Nëpër sheshe e kemi dëgjuar të shqiptoi me eufori dhe despotizëm ; “Unë , Sali Berisha …… kam bërë atë e këtë etj. “ . Këto dekllarata dhe elozhet letrare –artistike , që prodhuan krijusit dhe artistët e kohës , ishin të mjaftushme , që sllogani “Modeli Berisha “ të fitonte të drejtën qytetare , për t’u përdorur si suvenir të fushatës zgjedhore me rendësi historike .

Shkrimtarë , artistë , muzikantë thurën vepra të të gjitha gjinive, për prijësin , që ishte raivizuar në veprën biografike dhe të përkthyera në shumë gjuhë “Sali Berisha “ të shkrimtar-gazetarit , Fahri Balliu . Sado, që ta ngrinte kultin e vet , Saliu , nuk mund të arrinte aty ku e çuan letrarët , këngëtarët , skulptorët dhe vjershëtorët popullor , duke arritur ta mbiquanin , Skënderbeu i II . Partija e shpresave të mëdha shqiptare , PD-ja , vazhdon të identifikohet me emrin e “prijsit të madh”. Kjo Parti i di vetë punët e veta , por misioni , për të qënë përfaqësusja e të djathtës shqiptare , quhet i mbyllur në 23 Qershor .

Ky model u servir me dhunën , që prodhon gjithnjë injoranca dhe pushteti folklorik. Kryesusit e djathtë të listave , u thoshin votusve: “ Merreni “Modelin Berisha “ , siç ua japim ne, mos shikoni brënda tij ; nuk ju duhen ju korrupsioni , as 21 Janari , as Gërdeci , as sigurija kombëtare , madje as analfabetizmi . Këto gjëra i rregullon “Modeli Berisha “ ditën , që do të implementohet për të tretën herë . Përpara!”

Këto fjalime ishin mbase të printuara dhe i qarkullonin dorë për dorë trimat, që i ruanin oratorët . Do të ishte normale , që vetë trimat t’i lexonin. Poulli nuk ha bar , zotërinj listarë ! Me thënë të drejtën , nuk keni hije në Parlamentin e ri. Më e paka do të ishte dorheqja , për t’i hapur rrugë pasardhësve rendorë që do të mund të kryejnë reformimim rrënjësor të Partisë , që u rriti dhe ju pleqëron , por jo për ta sjellë në këtë gjëndje të diskutushme, për ekzistencë .

 

Letër e nënshkruar: Illo Foto, Nju Jork

 

Illo Foto, Nju Jork June 30, 2013 20:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*