Ç’të shkruash për Shën Valentinin?

Gazeta "Dita" February 13, 2013 08:46

Ç’të shkruash për Shën Valentinin?

Dëshironi disa citate për Ditën e Shën Valentinit që ta përfshini në kartolinën që do t’i çoni të dashurit/dashurës suaj? Më poshtë keni disa citime që i përshtaten shumë mirë kësaj dite.

Ti ke nevojë vetëm për dashuri. Por ndonjë çokollatë herë pas here nuk bën dëm.

Që ta dish, të dua çdo ditë e më shumë, sot më shumë se dje dhe më pak se nesër.

Nëse do të mund të zgjidhja ç’të isha në jetë, do të bëhesha një pikë loti, sepse do të lindja në sytë e tu, do të jetoja në faqet e tua dhe do të vdisja në buzët e tua.

Njëqind zemra nuk janë të mjaftueshme për ta mbajtur dashurinë time për ty.

Duhen dy njerëz të veçantë për të krijuar një çift të dashuruar. Është kënaqësi të jesh çdo ditë rreth teje, një ndjenjë që dua ta ndaj.

Dashuria nuk e sjell botën rrotull. Por është dashuria që e bën të vlefshëm udhëtimin rreth saj.

Kam rënë shpesh në dashuri… Dhe gjithnjë me ty.

Ora ecën shumë ngadalë për ata që presin, shumë shpejt për ata që druhen, është shumë e gjatë për ata pikëllohen dhe shumë e shkurtër për ata që gëzohen. Por për ata që dashurojnë, koha është përjetësi.

Duhet të ecësh me kujdes në fillimet e dashurisë: vrapimi në fusha drejt krahëve të të dashurit mund të vijë vetëm më vonë, kur të jenë të sigurtë se ai s’do të qeshë nëse ju rrëzoheni.

Jemi të gjithë pak të çuditshëm dhe jeta është pak e çuditshme, por kur gjejmë dikë të ngjashëm me veten, bashkohemi me ta dhe bëjmë gjëra të çuditshme që e quajmë dashuri.

Dashuria është të të marrë malli për dikë kur e ke larg, por të ndjesh një ngrohtësi të brendshme për shkak se e ke në zemër.

Gazeta "Dita" February 13, 2013 08:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*