Ç’t’u desh ky takim, Albin?!

September 12, 2018 10:26

Ç’t’u desh ky takim, Albin?!

 

Agim Vinca

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti takoi në Tiranë ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.

Sali Berisha aktualisht është vetëm deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk ka ndonjë post, së paku jo formalisht, as në Partinë Demokratike, në krye të së cilës është njeriu që quhet Lulzim Basha.

Por ja që Albini, kryemëvete apo me vendim të organeve të partisë së tij (?), shkon në Tiranë dhe takohet, pos me presidentin Ilir Meta dhe ministrin e Diasporës Pandeli Majko, edhe me Sali Berishën.

Ç’t’u desh ky takim, Albin?!

Përse more rrugën nga Prishtina për t’u takuar me njeriun që tash 27 vjet e mban peng Shqipërinë?!

Me njeriun që me sjelljen e tij politike, karrieriste e despotike, nuk i ka sjellë asnjë të mirë shtetit në krye të të cilit ka qenë, se jo më kombit shqiptar në Ballkan;

Me njeriun që e njohu Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në kufijtë e saj ekzistues dhe pa kurrfarë kushtesh, ndër të parët në botë;

Me njeriun që si president i Shqipërisë kërkonte “hapësirë demokratike” për Kosovën dhe pjesëmarrje të kosovarëve në zgjedhjet e Serbisë;

Me njeriun që theu embargon ndaj Jugosllavisë së mbetur (Serbia dhe Mali i Zi), duke i furnizuar me naftë tanket e Millosheviqit;

Me njeriun që e solli Shqipërinë si shtet buzë greminës në vitin 1997, pas dështimit të firmave piramidale, që i lejoi sistemi që krijoi ai;

Me njeriun që do të mbahet mend edhe për rizgjedhjen e tij kryetar shteti në gjendje të jashtëzakonshme;

Me njeriun që kur erdhi në pushtet e reduktoi demokracinë në antikomunizëm, edhe pse vetë kishte qenë anëtar i zellshëm shumëvjeçar i Partisë së Punës së Shqipërisë;

Me njeriun që manipuloi shumë palë zgjedhje në Shqipëri, në mënyrë të veçantë ato të vitit 1996, me ç’rast pat dhunuar e përgjakur opozitën dhe shoqërinë civile;

Me njeriun në kohën e të cilit ndodhi tragjedia e Gërdecit, për të cilën nuk mbajti përgjegjësi askush;

Me njeriun që urdhëroi vrasjen e pjesëmarrësve në protestën e 21 janarit 2011 në Tiranë; mbi të cilin rëndon vrasja e katër qytetarëve të pafajshëm të Shqipërisë në bulevard;

Me njeriun që legalizoi dhunën dhe linçimin si mjet për të luftuar kundërshtarët e tij politikë;

Me njeriun që mbolli frikë e pasiguri tek intelektualët dhe që SHIK-un e shndërroi në instrument të pushtetit të vet!

E keni dëgjuar si flet Sali Berisha në Kuvendin e Shqipërisë? Si fliste dje kur ishte kryeministër dhe tani që është deputet i thjeshtë, ndonëse më i moshuari në parlament? Si rrëmih në jetën private një njerëzve, të kundërshtarëve politikë, duke ua marrë nëpër gojë nënat, motrat, gratë dhe duke i kërcënuar se do t’ua bëjë fytyrën “më zi se sholla e këpucëve”?!

Këto janë vetëm disa nga bëmat e politikanit Sali Berisha, demokrat e atdhetar i madh me fjalë, por krejt i kundërt në vepër, njeriut i cili pati shansin historik të krijonte një Shqipëri normale pas ardhjes në krye të saj në vitin 1992, por nuk e bëri, ashtu siç e pati këtë shans edhe Hashim Thaçi më vonë në Kosovë, por e shpërdoroi edhe ai, sa nga mosdija, po aq edhe nga mendjemadhësia.

Sali Berisha është njeriu që me t’u zgjedhur president i Republikës së Shqipërisë deklaroi në Bruksel se idenë e “Shqipërisë së Madhe”, në të vërtetë të bashkimit të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi me Shqipërinë, nuk e përkrah “asnjë forcë serioze politike në Shqipëri dhe jashtë saj”.

Sali Berisha, veç të tjerash, siç doli edhe nga një emision televiziv i kohëve të fundit, ishte njeriu që urdhëroi burgosjen dhe përndjekjen e luftëtarëve të UÇK-së në kohën kur ishte në krye të shtetit shqiptar.

Po përse, i dashur Albin, shkove dhe e takove Salën, duke i ditur të gjitha këto (dhe sa e sa të tjera) edhe më mirë se unë?!

Për të bërë aleancë kundër Hashim Thaçit? Kjo është arsyeja që të shtyu të marrësh rrugën e të shkosh në Tiranë të takosh Sali Berishën?

Hashim Thaçi nuk luftohet me Sali Berishën, sepse ata deri dje ishin bashkë dhe mund të bëhen prapë nesër kur t’u puqen interesat!

Hashim Thaçi dhe lojërat e tij politike, në mënyrë të veçantë loja pa kufi me kufij e kohëve të fundit, luftohet këtu, në Kosovë, në bashkëpunim me të gjithë ata që e duan pa hile këtë vend, por edhe me aleatë më të sinqertë e më të besueshëm se Sali Berisha.

Prandaj takimi yt me të, qoftë edhe me qëllim të mirë, ishte një gabim, i dashur Albin!

I ke bërë shërbim të keq vetes me këtë takim, e ke dëmtuar imazhin tënd si politikan i ditur e parimor, tek i cili i ka sytë një pjesë e madhe e elektoratit të Kosovës dhe jo vetëm.

Do të duhet kohë dhe mund që të riparosh dëmin që i ke shkaktuar vetes me këtë takim jo vetëm të panevojshëm, por edhe të dëmshëm.

September 12, 2018 10:26
Komento

32 Komente

  1. faro September 12, 11:01

    Analize me fakte!

    Reply to this comment
  2. xyz September 12, 11:01

    Zoti Vinca a nuk e ke kuptuar ende kush eshte Albin Kurti,me vjene keqe.Njeriu i cili nuk i respektoi institucionet e Kosoves te dala nga vota e popullit ,ai i cili para bashkesise ndderkombetare e paraqiste Kosoven si Kandahar me djegjet dhe thyerjet….nje gje te tille e done edhe tash.AI qe kerkon Specialen kundra Thaqit….A turperohet ky njeri.

    Reply to this comment
    • mirel September 12, 14:20

      U kush flet..
      Albini fitoi shumicen ne votat e Kosoves.
      Barkderri Ramush nuk pati turp qe te nderhynte dhe te bente aleance me tradhetarin Hashim per karrigen e pushtetit duke poshteruar votat e shumices.
      Albini ka qene qe ne fillim kunder gjykates speciale, te cilen vete tradhetaret e Kosoves e pranuan per hir te karriges. Tani qe kjo gjykate po jua ze kthetrat tani japin Veriun per te dale pa lagur.
      Te gjithe sa ke thene jane e kunderta e Albinit, dhe pershkruajne Thacin dhe Ramushin.

      Reply to this comment
  3. Alban I September 12, 11:30

    Poet i dashur Agim! Je vertete nje njeri zemermire, dhunti qe ua ka falur Zoti te gjithe poeteve te vertete. Por Sali Berisha, Hashim Thaci dhe Albin Kurti jane Politikane, per te cilet ka folur ne perjetesi dijetari i madh, Makiavelli. Pervec karakteristikave te shpallura nga Nikolla Makiavelli per sundimtaret ne pergjithesi, te tre te permendurit e mesiperm jane rritur me pesticide serbe dhe francize; prandaj jane te detyrur te vjellin here pas here corben e prishur…

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic September 12, 12:03

    Qe te dy ngjyjen ne nje sahan ndaj erdhi qe te ngjyje perseri pore e ken te kote se nuk ua fut askushe me/!

    Reply to this comment
  5. sofizem...real . September 12, 12:10

    nderroni njehere shenjestren e arsyetimit; te jesh gjithmon kundra “armikut”, eshte ndonjehere edhe….krim . dhe ky albini, “anti serb” i perhershem, eshte as me shume e as me pak, armik i vendit te vete .

    Reply to this comment
  6. une thjesht do t'i quaja ..funderina, te ceshtjes kombetare . September 12, 12:22

    Edhe njehere; ideja, se te sulmosh vazhdimisht “kundershtarin”, te bene me patriote se te tjeret, eshte ndonjehere dhe kriminale . qendrimet e albin kurtit ndaj serbeve dhe shpetim idrizit ndaj grekeve, jane qendrime anti kombetare, qe bllokojne rrugen europiane, te Shqiperise .

    Reply to this comment
  7. Jimi September 12, 12:37

    Bravo i dashur Poet!

    Reply to this comment
  8. Doni September 12, 12:48

    Shkrim I sakte,
    Udebashet Jane Nelson dy grupe
    Njeri majtas, te moderuarit shikojne nga Franca
    Njeri djathtas , nacionalistet shikojne nga Rusi.
    Ne nje qafe dalin ….per Serbine.

    Reply to this comment
  9. Doni September 12, 12:49

    Shkrim I sakte,
    Udebashet Jane Nelson dy grupe
    Njeri majtas, te moderuarit shikojne nga Franca
    Njeri djathtas , nacionalistet shikojne nga Rusi.
    Ne nje qafe dalin ….per Serbine.
    FLM Po u lejua komenti

    Reply to this comment
  10. MH September 12, 12:57

    Vrejtje pozitive ndaj autorit te shkrimit.
    “”tragjedia e Gërdecit, për të cilën nuk mbajti përgjegjësi askush;” Berisha “mbajti” pergjegjesin: “Gabim” shteterore pa dashje.(Te ishte Enveri gjalle e varte per topesh).

    “”Si rrëmih në jetën private një njerëzve, të kundërshtarëve politikë, duke ua marrë nëpër gojë nënat, motrat, gratë dhe duke i kërcënuar se do t’ua bëjë fytyrën “më zi se sholla e këpucëve”?!””
    Here tjeter mos harro thirrjen e Berishes ne lufte me kundershtaret Opozitar: “Do ia nfgrije buzeqeshjen ne buze” kur ne takimin me R.Aline shite Pordhe per Pluralizmin qe nuk dinte ku bie me shtepi.Pikrisht per kete “pluralizem” Alia e injoroi ne ate takim.Pluralizmi nuk ka kode per ngrimje buzeqeshjes ne buze per opozitarin.
    Per mendjemadhin atdhetar Kurtin qe ia ben vetes me sy.Kujtoja thirrjet e Berishes dy jave para se te hidhet firma ne Rambuje i drejtohet delegaciont Kosovare: “Mos e frimosni” aktin e Rabujes se ka tradheti.Mos firmosja vlente ushqim dhe oksigjen per Serbin.
    Ky asht Sali Ram Berisha.
    Ne luften e dyte botrore udhehiqeshin pinjoll me mbiemrin Hoxha si ketu ne Shqioperi ashtu dhe ne Kosove.
    Ne tranzicionin pjelle e pluralizmes demokratike na mbyten pinjollet me emrin e mbiemrin Rama.
    Ky asht afti i yne.Te mos ndalemi, te ecim sa te ecin.

    Reply to this comment
  11. Babalja September 12, 13:00

    Shqiptari ka inat te keq. Per hir te inatit bashkohet dhe me djallin. Problemi eshte se inatin me te madh shqiptari e ruan per shqiptarin. Edhe Albini shqiptar eshte. Per inat te Thaçit kerkon alence me te ligun e politikes shqiptare. E keni vene re se sa shume e falin dhe respektojne te huajn shqiptaret? Ndersa shqiptarin as e falin as e respektojne bile e urrejne. Prandaj nuk ecim para ne. Se nuk dime te falim te tolerojme dhe te duam njeri-tjetrin. Dime vetem te shajme dhe te kritikojme aq pa mase sa na ka dale boja dhe ne vendet afrikane. As afrikanet nuk pranojne te krahasohen me ne. Cfare ti besh? Karakter shqiptari. Inatcor dhe i paduruar deri ne banalitet.

    Reply to this comment
  12. Makpetroli September 12, 13:04

    Zoti Agim.Te falenderojme se vazhdimisht ke qene.percues i opinioneve pozitive te shimices se shqiptareve jashte kufijve te RSH.Kete here na ndihmove per te njohur me mire karabushin Albin Kurti qe te pakten me idene tone i ri perparimtar gabimisht e kemi mbeshtetur.

    Reply to this comment
  13. fery September 12, 14:19

    Qenka rrotullua vorba , e paska gjete kapakun …
    Me keta lider politik qe kemi ne shqiptaret ne Shqiperi , Kosove , Maqedoni , Mal te Zi e Lugine te Presheves vetem deri ne qenef mund te shkojme , Europen as ender s mund ta shofin sepse , ata deri ne qenef e dijne rrugen sepse , aty ku kane udhehequr e ushtruar funksione , aty qenef e kane bo

    Reply to this comment
  14. mirel September 12, 14:46

    Poeti Agim eshte nje idiot ne politike. Prandaj ben mire te rri dhe te mbaroj nje poeme per gjemat e Berishes, sepse e ka nisur ne fakt, nja dy faqe poeto dramatike per krimet e Berishes, dhe muza poetike nuk i zbehet dhe kur pyet Albin ne fund perse e takoi kete Balozin qe po ju ha mushkerite shqiptareve, qe tani i qahen Albinit per kriminelin e tyre.
    Poetiku Agim.
    Do ishe me i qarte te beje nje lloj shkrimi duke argumentuar cilat mund te jene arsyet e ketij takimi?
    Ku qendron loja politike?
    Para se te flasesh duhet ta kuptosh qe nuk mund ta ngaterrosh politiken me poezine.
    Kur ti mbarosh baladat per Saliun kujtohu ti besh dhe ndonje retorike Ramiut pse nuk e ka denuar kete perbindeshin me dy kembe.
    Bej nje pyetje vetes cfaj ka Albini qe shqiptaret jane kurva qaramane qe fajesojne Albinin qe nuk ndeshkojne dot Salium per krimet.
    Pse nuk ben nje poezi per Ramiun qe ben shtetin me aleat bashkekriminelin e Saliut? Per Meten e kam fjalen.
    Keshtu qe hapi syte mire paa se ti lagesh me lot poetik per dhimbjen berishiane.
    Mos duhet ti rikujtosh shqiptaret qe te marrin drurin vete dhe ta qerrojne njeheree mire Saliun dhe palo kurvat qebajne shtetin shqiptar?
    Ne kete menyre merr rruge dhe pergjigja e pyetjes sende ndaj Albin Kurtit.
    Kur ne si shqiptare e mbajme Sali Berishen akoma te lire te bej jeten e tij politike, atehere jemi ne qe e pranojme te jete faktot ne jeten politike.
    Do apo nuk do ti, kjo eshte e vertete.
    Ketu duhet te filloje llogjika e arsyetimit te pyetjeve te tua.

    Reply to this comment
    • ppa September 12, 15:15

      O Mirel kompetenti, se pari meso se leksionet qe i jep A. Vinces, pavaresisht se sa vlejne keto leksione, jepja me emer dhe mbiemer dhe jo si skuth pa emer.

      Reply to this comment
      • mirel September 12, 17:25

        Me vjen keq sepse nuk e njoh vepren e Vinces dhe ndoshta gaboj ne gjuhen qe perdora per te.
        Qellimi ketu nuk eshte te nxjerr identitetin tim, por te njohim gabimet tona si shqiptare, pa etiketuar te tjeret si fajtore per fatin tone.
        Une ushqej simpati te jashtezakonshme per Albin Kurtin, si i vetmi politikan shqiptar qe i ka qendruar parimeve te pavaresise dhe identitetit te Kosoves, te shprehura keto ne nje hark te gjate kohor, me vepra dhe qendrime te pakorruptueshme
        Albini ka qene ai qe ka denocuar Zajednicen, komunat serbe, demarkacionin me Malin e Zi, bile dhe gjykaten speciale si te paligjshme.
        Te gjithe kwto u aplikuan ne Kosove nga qeveritaret e tanishem te Kosoves qe po e shesin dhe veriun te serbet, ne vazhdim te politikave te tyre Antishqiptare.
        Ndaj nuk dua te nxitohem dhe ta hedh nen rrotat e autobuzit te vetmin politikan qe i ka qendruar parimeve per te cilat eshte shprehur.
        Se ku qendron e verteta e Albinit, kete nuk mund ta gjykojme nga siperfaqa.
        Perderisa denimi i krimeve te Berishes eshte pergjegjesi e shtetit shqiptar dhe e shtetasve shqiptare, atehere faji i Albinit per nje takim 5 minutesh me Berishen eshte pothuaj inekzistent perballe rehabilitimit publik qe i ka bere Rama Berishes bile duke i shtrire dhe doren per bashkepunim.

        Reply to this comment
    • fery September 12, 18:02

      Ashtu eshte mirel , se as si poet nuk ka tregue ndonji marifet Agimi. Me kujtohet te keme lexuar nji reagim ne gazeten shqiptarev SHQIP ku Agim Vinca , ne nji mbramje poetike ne Ulqin para 13 -15 vitesh dele para publikut ta recitoje nji poezi ” te tij ” por, sapo nisi te lexoje , u degjuan fishkellimat nga publiku duke e urdhruar poein ta ndal leximin e poezise sepse , ajo poezi
      ” e tije ” kryekeput ishte e nji poeti shqiptar i cili kishte nderuar jete ne vitet e 70-ta ne Tirane dhe te cilen poeti Agim Vinca e kishte pervetsuar poezine e poetit te ndjere si te tije , me pik e me prese…!

      Reply to this comment
  15. DRAGOI September 12, 15:40

    Ju desh Albin Kurtit TAKIMI me Sali Berishen, pa asnjë dyshim -për shkak të PËRNGJASHMËRISË së tyre!

    Reply to this comment
  16. Faik Suma September 12, 16:15

    Jo, Agim Vinca, por Prof. Dr. Agim Vinca. Ky është titulli i studiuesit, letrarit, poetit dhe njeriut shembullor universitar dhe guximtar që në ditët e vitet e ngjarjeve dhe demonstratave të të tetëdhjetave ishte njeriu inkurajues dhe shumë i guximshëm karshi armikut dhe regjimit serb duke mbështetur studentët dhe duke treguar atdhedashuri të pashembullt. Profesor Vinca, jepte dëshmi se është rritur e frymëzuar si njeri dhe intelektual me brumin e ADN-së së atdhetarit të pa përkulur përballë armikut. Dhe jo vetëm, por me të gjithë studentët dhe qytetarët e tjerë që vinin nga viset shqiptare të Maqedonisë, ishin flamurtar të demonstartave dhe përkrahës të tyre duke mos kursyer as jetën e vetë. Prandaj, vërejtja e Prof. Agim Vincës, është shumë me vend dhe me një qëllim shumë të mirë që Albin Kurti, mos të bie në nivelet e njerzëve të mbrapsht dhe të degraduar në politikën dhe shoqërinë shqiptare. Albin Kurti është shembulli i vetëm në Kosovë dhe Shqipëri që ende qëndron njerzishëm në terrenin e të pa korruptuarit dhe atdhetarit të vërtetë. Prandaj, Prof. Vinca e ka goditur momentin kur Albini duhet të ketë kujdes të jashtëzakonshëm në këtë mjegull dhe tymnajë të madhe që të tjerët tentojnë me cdo kusht ta kompromitojnë pa dashjen dhe fajin e tij. Edhe njëherë jetë e shëndet Profesorit të nderuar e shumë të respektuar Dr. Agim Vincës, që për asgjë nuk qëndron larg mendje – ndriturit të artë, Akademikut Rexhep Qosja. Profesor dhe kritik të tillë i duhen atdheut tonë dhe jo rrugac dhe zhvatës që për të mbushur xhepin e vet e shet atdheun e vetë, 100 herë në ditë. Përqafime e shumë përshëndetje profesor, Vinca.

    Reply to this comment
  17. DRAGOI September 12, 16:24

    Përgjigje komentit të “Babalja”

    Prandaj, Enver Hoxha ka qenë GJENI i vërtetë dhe SHQIPTAR KULMOR! Enveri-ZOT i vërtetë por me dukje të njeriut, prandaj e ka ditur më mirë se çdo kush se kush janë shqiptarët dhe çka janë shqiptarët, në të vërtetë?! …Jam plotësisht i bindur, se mos t’kisht qenë, pikërisht Enver Hoxha nuk do t’kishte qenë SOT as Shqipëria e, lërë më Kosova ?! …Demokracia nuk është për shtazët po, është vetëm për njerëzit e LARTËSUAR dhe TË LARTËSUAR PLOTËSISHT !!!
    …Demokracia, tashmë po shihet dhe po vërtetohet edhe nga njerëzit që kanë edhe KOKA LOPËSH por, që kanë vetëm SY për të parë dhe veshë për të dëgjuar, se -nuk është për shqiptarët dhe, nuk duhet të jetë se paku …edhe nja 200 vjet !

    Enver Hoxha, tungjatjeta përjetë e mot
    se, mos t’kishe qene TI
    nuk do kishte as shqiptarë dhe as Shqipëri SOT!

    Reply to this comment
  18. Dodona mbi Tomorr September 12, 16:48

    Vellezerit Kosovare , eshte mire qe te kuptojne se Saliun e urren nji popull i tere ketu ne Shqiperi dhe nuk ka perse ti beheni ju “furka”per ta mbajtur akoma ne kembe qe te mos rrezohet pertoke. Kosova e ka fituar vete autoritetin nderkombetar dhe nuk ka perse te pyese shume se si duhet te veproje aq me keq te marre mendime nga Saliu qe gati e shkaterroi shtetin Shqiptar ne vitet ’90 kur ju desh te nderhynte Komuniteti nderkombetar per te vendosur rregull Edhe sot ka po ate mendje kur me thirrjet e tij histerike kerkon te permbyse qeverin e ligjeshme, sic kerkoi te bente kur rrethoi Kryeministrine dhe e perdori vrasjen e Azem Hajdarit qe e kishte organizuar vet , per te kryer grusht shteti!Nuk e di dhe, me te vertete nuk arrij ta besoi qe ju Kosovaret te ini kaq naive sa ta besoni akoma ket moster ?

    Reply to this comment
    • F. S. September 12, 17:44

      Të lumtë Dodona, po kujt t`i drejtohesh që gati të gjithë janë me mendje si ai BURISHA, që nuk i ka mbetë vend për ndejë më as në fshisa…..

      Reply to this comment
    • mirel September 13, 15:36

      O zonja dodone
      Vellezerit kosovare nuk jane vota e Saliut ne Shqiperi.
      Jane shqipkaret qe e mbajne ne kurriz, jo kosovaret.

      Reply to this comment
  19. Lexuesi i durueshëm September 12, 19:16

    @Faik Suma!
    Te pershendes, z Faik, për mendimet në lidhje me Prof. Dr. Agim Vinca. Mendime vlerësues, objektivë dhe realë.
    Mbiemri juaj tingëllon shëmtueshëm në shqip, sido qoftë. Ndjesë, në rast keqkuptimi.
    Unë mund të shtoj se Profesor-Doktori i nderuar, Agim Vinca, në shkrimin e tij drejtuar qëndrestarit shembullor, shqiptarit atdhetar klasi, Albin Kurti, është shumë miqësor, plot dashamirësi dhe argumenton bindshëm gabimin e Albin Kurtit.
    Në rastin konkret njeriu i mirë, themeluesi dhe lideri i VV, A. Kurti, ka bërë gabim në momentin më të papërshtatshëm. Në Shqipëri saliu cilësohet njeriu më regresiv dhe antishqiptar, pavarësisht qënies deputet liste…
    Edhe njerëzit e mirë gabojnë. Eshtë në nderin e liderit të VV, të reagojë ndaj gabimit. Pranimi i këshillës së prof.dr. A. Vinca mendoj se do të kuptohet ndihmë, që vëllai i jep vëllait për çështjen kombëtare.
    Prof. Vinca shquhet për integritet të lartë moral, për profesionalizëm dhe kurajë shembullore në ndihmë të vëllezërve të së njëjtës kauzë, siç tregon edhe shkrimi i paradokohshëm drejtuar kryeministrit aktual të Kosovës.

    Reply to this comment
  20. DRAGOI September 12, 19:16

    Është e vërtetë që ata kosovarë që, edhe prej fillimit e kanë përkrahur dhe e kanë dashur Sali berishen, kanë qenë dhe janë edhe “më Sali berisha” edhe sesa Sali Berisha! …Përndryshe, kosovarët që e kanë përkrahur dhe e përkrahin Sali Berishën, kanë qenë, në fakt, në pjesën më të madhe Ibrahim Rugovista, ballista, zogista, titista etj., etj.
    …Por, a mund të jetë E KEQJA edhe më E KEQE dhe TMERRI MË I TMERRSHËM dhe më i madh kur, shqiptarët e Shqipërisë, jo të Kosovës, e zgjedhin shi Sali Berishën Kryeministër dhe, edhe Predsednik të Shqipërisë!?! …Kështu, pra, ju shqiptarët e Shqipërisë po DILNI kushedi sa herë MË TË ZI, MË TË KËQIJ, MË KUNDËRSHQIPTAR etj., etj., etj., sesa kosovarët!?!!! …Ndaj, për këtë çështje, por jo vetëm për këtë, a duhet të thuhet EDHE TJETËRGJË ?!!!!!!!

    Reply to this comment
  21. NNP September 12, 21:07

    Ky Vinca ben mire te rrije ne fushen e vet e te kuptoje se nuk ka te drejte as aftesi te futet ne tema delikate politike se nuk i kupton e padashje fut grindje mes nesh.Fishta i madh thoshte:Krushkamadhi i holle e i gjate/rri ne zanat qe te dha yt ate. Nuk e kuptoni se perse jemi sot ketu ku jemi Sepse asgje nuk kemi mesuar nga historia Jo me kot ulerinte Noli i zgjuar kur thosh meste tjerash se ky vend nuk behet sepse ketu bujku eshte me be se beu e beu me bujk se bujkuNese ne shqiptaret zgjodhem Ramen per shef qeverie si e keqja me vogel -Albin Kurti sot eshte e vetmja figure shpresedhenese mbarkombetare Armiqte ferkojne duart Hiqni dhe Albinin e pastaj te votojme per Vucicin Ky Vinca nese ka kaq tru le te futet ne ringun e politikes e tja shohim vleren se per te bere llallalla te gjithe jemi kampion.

    Reply to this comment
  22. Ylli September 12, 21:08

    Agim Vinca nje burre legen ,nje patirpesi njerezore ,dilerant megaloman percares dhe qehaja dhe eunuk i titistit ,enveristit dhe islamistit Rexhep Qosja.
    Ne keto dite qe merren vendime per te ardhmen e Kosoves dhe Shqiperise ,keta helmaxhinj e felliqesra titisto-enveriste -islamiste nuk durojne pa helmatisur atmosferen.
    Eshte e vetmja gje qe dine te bejne ,e vetmja.
    O idioter o palaco komumiste.Kemi hallin se kush takon Sali Berishen apo kemi problem se cdo behet me marreveshjen Serbi-Kosove ,nga e cila varet dhe e ardhmja e Shqiptarise.
    O mjeran ,o sharlatene ,n.q.s Sali Berisha eshte kaq i parendesishem ,cne gjithe ky angazhim i llumit titisto-envero-islamist.
    Albim Kurtin do mesosh o Poetuc deshtak e opinionist me formim primitiv e urrejtes se ke duhet te takoj dhe ke jo.
    Ti puthesh bythen Sali Berishes o eunuk Vinca per nje merite te vecante.Gjithe anonimet dhe mediokrit e shoqerise shqiptare duke u rreshtuar kunder tij ,vune emer dhe bene para.
    Nuk ka faj Sali Berisha pse “idhulli” juaj titist ,enverist ,islamist Rexhep Qosja kur u paraqit politikisht para popullit te tij ne Kosove mori 0.1% te votave.
    Lerini rehat çunat e Kosoves te vendosin per Kosoven.Nje titist ,enverist sinpuna jote smund te jete burre Kosove.

    Reply to this comment
  23. Kosovari September 13, 12:40

    Albini ndoshta nuk “koritet” urrejtja patologjike e qone te patologu genjeshtar recidiv,qe asgje te mire nuk ka bere per Kosoven dhe shqiptaret e kesaj hapesire.Po cka ju deshte Veselit e Ftmirit te shkojne te ai rrumpall qe ndihmoj Miloshin per ndjekjen tone dhe shkaterrimin e cdo vlere materiale e shpirterore.Cka ju deshte Veselit e Fatmirit qe e dine dhe e kane ditur sherbimin e tij baranarise ortodokes sllave, Nga ai,Luli-juristi,Polo,Paloka e shume pas tyre te kerkosh udhezim dhe te prnosh “unitet e tyre” qe as vet nuk e kane as per popullin e atdheun e tyre,vertet eshte anormale,jo e natyrshme dhe aspak e menqur.

    Reply to this comment
  24. DRAGOI September 13, 16:14

    Përgjigje komentuesit “Kosovari”

    O kosovar, a nuk e di vërtetë apo po bëhesh se nuk e di qe, S. Veseli dhe F. Limaj; por, jo vetëm këta dy në Kosovë, nuk janë kurrgjë më t’mirë dhe më ndryshe, në fakt, sesa Sali Berisha, Albin Kurti e plotë Sali Berisha dhe Albin Kurta tjerë!? Sekush anon apo priret kah SI VETJA E VET!? …Ti, këqyre sot Kosoven me SY të qartë e me shikim real dhe me kokë të shëndoshë, dhe do t’bindesh edhe më shumë se UNË, per sa e për çka të thash këtu më lartë!?

    Reply to this comment
  25. Kurti September 13, 18:28

    Ky takim eshte si ai i Sllobos me Salhijen!Turp per reputacionin e Albinit !Thone qe do me rrezue THAQIN siç rrezoi Beri Nanon e me e fut edhe ai Thaqin se Nania ne burg e pastaj me ba rotacionin e duhun!Thojne qe Abini i ka dorzue celularin e Azemit me rastin e 20 vjetorit te shuarrjes se tij si “pishtar demokracie”!Thojne e ç’nuk thojne por tash Albini asht shum i burrenue!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*