Çuçi: 535 zyrtarë në hetim. Javën tjetër nis një fushatë e madhe kundër korrupsionit

January 27, 2015 10:10

Çuçi: 535 zyrtarë në hetim. Javën tjetër nis një fushatë e madhe kundër korrupsionit

Ministri i Shtetit, Bledi Çuçi, thotë se janë 535 zyrtarë të shtetit, të cilët po hetohen për korrupsion.

Deklarata e tij është bërë gjatë prezantimit të projektit të Bashkimit Europian për “Vlerësimin e Kuadrit Anti-Korrupsion në Shqipëri” (ACFA).

Sfidë mbetet reformimi i tërë sistemit të drejtësisë për ta kthyer të pakorruptueshëm. Objektivi primar është të kthejmë besimin tek qytetarët, të rrisim shkallën e besimit tek puna konkrete e qeverisë. Qeveria do ketë vullnet të palëkundur kundrejt reformës.

Ka një numër të madh zyrtarësh të referuar në organet e hetimi, janë 535 të tillë, mes të cilëve një numër i madh zyrtarësh të lartë, për korrupsion.

Unë mendoj që hetimi nuk duhet stërgjatur apo mbyllur, duhet vullnet i plotë nga të gjitha hallkat për të bërë shembull që lufta kundër korrupsionit do të japë fryte.

Duhet përgjegjësi më e madhe për institucionet publike për të trajtuar pa vonesa referimet e kryera për raste korrupsioni që vijnë nga qytetarët.

Bërja shembull, ndëshkimi duhet të jetë reflektim i shumë aktorëve jo vetëm qeverisë”, u shpreh Çuçi.

Çuçi shtoi se mazhoranca nuk do të tolerojë në luftën ndaj korrupsionit dhe për këtë ai tha se qeveria do të ketë gati paketën anti-korrupsion javën e ardhshme, kur pritet të prezantohet një fushatë e madhe kundër korrupsionit.

January 27, 2015 10:10
Komento

11 Komente

  1. Dhiz iz e mirakell of fridomns January 27, 10:23

    Ok, po nje berber kur do ta kontaktosh se dukesh si jevg Durresi…!

    Reply to this comment
  2. beni January 27, 11:01

    Ikni more pirdhuni me gjithe propaganden tuaj. Ku i ke ministrat dhe ish ministrat ne burg? He mo ku i ke, apo ju arrestoni vetem fakirat qe nuk kane buke te hane!

    Po Gjin Gjonin e Berishen ku i ke???

    Reply to this comment
  3. egn January 27, 11:20

    njerez per çfare korrupsioni flet ky kur eshte ky person qe ka marre n pune çunin e Arben Imamit,talluni me njerzit ju

    Reply to this comment
  4. shpatar January 27, 12:42

    Do beje kurban nje sheleg kur te shohe on line nje gjyq me pushtetar .Te shohe Saliun e Lulin bashke me kopen e hajdutve ne Shqiperi .Ate dite qe do fillojne keto gjyqe do ta quaj Clirimi i 3 i Shqiperise .Bekofte Zoti qe te shpetojne shqiptaret nga kamikazet e korruptuar qe i kane pire gjakun popullit.

    Reply to this comment
  5. shoku "Shpati " January 27, 13:47

    Shume mire do te beni z. minister . Dhe me e bukura eshte se nuk keni pse te konfrontoheni me njerezit pasi i keni gati nga K.L.SH.-ja gjithe vjedhjet dhe demet qe i jane shkaktuar buxhetit te shtetit ne vite . Mjafton kjo liste dhe jeni ne rregull , he tu falte imani !

    Reply to this comment
  6. populli January 27, 16:50

    “Fushate” kunder korrupsionit! Metoda e fushatave, “e aksionit me goditje te perqendruar” eshte metode e drejtimit te perqendruar, komunist apo fashist. Prandaj u lutemi hiqeni kete metode, edhe termin bashke me metoden. Hiqni drejtuesit te cilet ne fueshrejtimit te tyre kane ten e dregues me te larte korrupsioni. Psh., hiqni Beqajn me cfare po degjojme. Keshtu fillon nje proces, jo nje fushate.

    Reply to this comment
  7. Lul January 27, 18:48

    Hey mor minister ne radhe te pare ti ke rruajtur gjithe bythen dhe ke harruar vrimen, sa per korrupsion mos na bej moral se jeni same shit…si majtas & Djathtas….nuk e di se ne cilen ane han m….t nga L.S.I ja po P.S po sinqerisht po ndjej neveri me rrenat qe po na i servirni para fushate….keta bente Saliu para cdo fushate ha fasule e pjerdh e shpik rrena nga me te cuditshmet deri sa e krahasonte shqiperine me Germanin, po ju me ke do e krahasoni qe per dy vjet nuke keni bere nje pellebe rruge…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*