Çuçi: Pushteti vendor joaktiv. S’ka shërbime e as investime

March 28, 2014 19:32

Çuçi: Pushteti vendor joaktiv. S’ka shërbime e as investime

Në prag të ndarjes se re territorial Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi ka konstatuar se pushteti vendor është thuajse joaktiv dhe se nuk ofron as shërbime dhe as investime. Ky është konkluzioni që ka nxjerrë Ministri, gjatë një tryeze për reformën territoriale, të cilën ai e cilësoi e domosdoshme. Ai prezantoi dhe asistencën e qeverisë amerikane, e cila është e gatshme të ndihmojë strategjinë për të bërë pushtetin vendor aktiv.

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu deklaroi se Qeveria e tij, ka vënë në dispozicion para dhe asistencë teknike, mbështet kryerjen e këtyre reformave ne afat. “E përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për kalendarin ambicioz për të prodhuar një strategji të decentralizimit deri në qershor të këtij viti. E mbështesim këtë nismë, e cila është hartuar për të prodhuar një qeverisje vendore më frytdhënëse dhe më të përgjegjshme për qytetarët shqiptare”, tha Arvizu.

Nga ana tjetër ministri Çuçi ka treguar se të dhënat në vitin 2013 gati të gjitha të ardhurat e siguruara nga taksat vendore në nivel kombëtar, kanë shkuar për paga dhe shpenzime personeli, duke mos kthyer mbrapsht asnjë shërbim apo investim publik “Ky është vetëm një prej treguesve se modeli aktual”, tha Çuçi.

Ky është vetëm një prej treguesve se modeli aktual i pushtetit vendor ka dështuar. Aktualisht asnjë nga bashkitë nuk ka mundur të administrojë territorin, planifikimin urban apo mjedisin. Ai ka sqaruar se 25 milionë dollarë në vit paguajnë taksapaguesit shqiptare për rroga të punonjësve të komunave dhe bashkive. “Ky përkeqësim ka të bëjë, ndoshta me ezaurimin e modelit të funksionimit në tërësi të qeverisjes vendore në Shqipëri”, tha Çuçi.

 

March 28, 2014 19:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*