Çudi shqiptare: Ditën e parë – pushkë, të dytën – festë!

April 7, 2018 10:52

Çudi shqiptare: Ditën e parë – pushkë, të dytën – festë!

Zylyftar Hoxha

7 prilli i vitit 1939, pa dyshim, është një nga datat më të errëta të historisë së Shqipërisë, është një nga fatkeqësitë më të mëdha që ka njohur ky vend në shekuj, një fatkeqësi kombëtare jo e zbritur nga qielli, por e krijuar nga njerëz të veçantë me emër e mbiemër, njerëz të paskrupullt, tradhtarë të shitur që kanë venë interesat e tyre familjare mbi ato kombëtare dhe që fatkeqësisht nga disa partitë tona të opozitës, merren në mbrojtje. Merren në mbrojtje dhe kërkohet t’i bëjnë heronj ata që bashkëpunuan me fashizmin, kuislingë me damkë historike, që me duart e tyre të përgjakura i kanë bërë varrin Shqipërisë, jo në mënyrë figurative, por ia kanë bërë vërtet, duke derdhur lumenj gjaku dhe humbur vite tërë zhvillimi.

Nuk mjaftoi 7 prilli, pushtimi i Shqipërisë dhe tradhtia e Mbretit Zog, por turpi duhej çuar më tej. Oborrtarët puthadorë të Zogut, servilë klasikë dhe tradhtarë deri në thonj, më datën 12 prill 1939 mbledhin Asamblenë Kushtetuese Kombëtare dhe marrin vendime zyrtare për nënshtrimin e plot të vendit, duke theksuar në to “mirënjohjen për ndihmën që i ka dhënë Duçja Shqipërisë”!…

Vetëm një javë më pas, në marrëveshje me autoritetet italiane të pushtimit, në Tiranë u formua një Komitet Administrativ nën kryesinë e Xhaferr Ypit. Ky komitet vendosi formimin e një Asambleje Kushtetuese, në të cilën u zgjodhën personalitetet më të spikatura të jetës politike, shoqërore, artit, kulturës etj., nga e gjithë Shqipëria.

Kjo asamble, më datën 12 prill paradite, u mblodh në sallën e Parlamentit. Ja si e përshkruan kronikën e ngjarjes gazeta “Shtypi” nr 570- 576, Tiranë, prill 1939:

“Asambleja Kushtetuese Kombëtare, e cila u mblodh në Tiranë më 12 prill 1939, miratoi njëzëri këtë Proces-verbal:

(Sipas Jakomonit, thirrja e kësaj Asambleje dhe data e saj, ishte urdhëruar drejtpërdrejtë nga Duçja , në  telegramin e datës 9 prill)

“Asambleja Kushtetuese Kombëtare, përfaqësuese e popullit shqiptar dhe interprete e vullnetit të tij, e mbledhur në Tiranë më 12 prill 1939 të epokës fashiste, vendosi sa vijon:

Regjimi që ka qenë deri tashti në Shqipëri, ka ramë. Kushtetuta, burim i këtij regjimi, abrogohet. Krijohet një Qeveri e emnueshme prej Asamblesë, që ka pushtet të plotë.

Asamblea deklaron se populli shqiptar duke e kujtue dhe duke qenë mirënjohës për veprën ndërtimtare të dhënë prej Duçes dhe prej Italisë fashiste, për zhvillimin dhe për përparimin e Shqipërisë, vendos që ta shoqërojë më afrimisht jetën  dhe fatet e Shqipërisë me ato të Italisë, duke caktuar me të nyje të një solidarësije gjithmonë më të ngushtë. Marrëveshje të frymëzuara kah kjo solidarësi do të lidhen suksesivisht midis Italisë dhe Shqipërisë.

Asambleja Kushtetuese Kombëtare, interprete e vullnetit të një zërit, ringjalljeje kombëtare të popullit shqiptar dhe si besë solemne për realizimin e tij, vendos që ta ofrojë në formën e një bashkimi personal kurorën e Shqipërisë, Madhërisë së tij Viktor Emanueli III, Mbretit të Italisë dhe Perandor të Etiopisë, për Madhërinë e tij dhe për trashgimtarët e tij mbretërorë.

I ngjitur me verbalin e 10 prillit 1939: Xhafer Ypi d.v, Anton Beça d.v, Fejzi Alizoti d.v, Shefqet Vërlaci d.v, Francesco Babuscio Rizzo (sekretar) d.v, Francesco Jacomoni (ministër) d.v.

U vendos t’i dërgohet telegram falënderimi Duçes.”

Pasi emëroi qeverinë shqiptare të kryesuar nga kryeministri Shefqet bej Vërlaci, asambleja vendosi që të zgjidhte një dërgatë (delegacion), të përbërë nga personalitete prej të gjitha qarqeve të vendit, e cila do t’i dërgonte kurorën e artë të Skënderbeut në Romë, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Eamanuelit III, i cili në bazë të vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, shpallej edhe Mbret i Shqipërisë. Sipas vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, kjo mërgatë, e përbërë nga personalitete dhe patriotë të shquar prej të gjitha trevave të Shqipërisë, si Shefqet Vërlaci (me të gjithë anëtarët kabinetit të tij), Dhimitër Berati, ish ministri i Shqipërisë në Romë , si edhe përfaqësuesit e Asamblesë Kushtetuese nga krahinat  e vendit: Sami Vrioni, Qemal Vrioni, Ferit Vokopola, Pilo Papa,  Vangjel Haxhistasa  (Berati), Zef Kadarja, Ali Qoralliu, Ismail Petrela, Siri Toptani (Tirana), Dhimitër Popa,  Kristaq Zaguridha, Shefqet Çelkupa, Shahsivar Alltuni (Durrësi), Ndoc Pistulli, Omer Kopliku, Kol Bibë Miraka, Mark Kakariqi, Omer Ruzhdiu ( Shkodra), Selim Mborja, Thodoraq Mano, Rafail Prodani, Xhevat Starova (Korça), Reis Selfo, Jani Dado, Niko Tola, Savfet Libohova, Rexhep Plaku, Sulo Gjyberi, Petrit Gega, Burhan Beu, Hiqmet Hadëri, Kristofor Harito (Gjirokastra), Visarion Xhuvani, Dervish Biçaku, Behxhet Hydi, Ibrahim Biçaku, Qemal Karaosmani (Elbasani), Ali Asllani, Kristaq Strati (Vlora), Cen Elezi, Selim Kaloshi, Shaqir Dema, Faik Shehu (Dibra), Ismet Kryeziu, Avni Gjilani, Rrok Berisha (Kosova).

Dërgata u nis për në Romë më datën 14 prill, ku pasi u prit nga autoritetet më të larta italiane, të kryesuara nga vetë kryeministri Benito Musolini (Duçe-ja), në mes ceremonive të shumta i dhuroi Mbretit Viktor Emanuelit kurorën e artë të Skënderbeut.

Më 16 prill 1939, delegacioni i Asamblesë Kushtetuese të Shqipërisë, i hipur në 14 karroca, shkoi në Pallatin Mbretëror në Romë, ku i priti Viktor Emanueli III.

Shefqet Vërlaci i lexoi Mbretit këtë mesazh: “Po vijmë tek Ju të dërguar nga populli shqiptar, që shfaqi dëshirën e tij në gjirin e Asamblesë Kushtetuese, të mbledhur në Tiranë, më 12 prill 1939. Vijmë  në emrin e këtij populli, i cili unanimisht i dhuron Madhërisë s’Uaj me bindje shpirtërore, kurorën e Shqipërisë. Kjo kurorë është e denjë për lavdinë t’Uaj pse ka rrethuar kryet e Skënderbeut, Heroit Kombëtar shqiptar, i cili e valëviti edhe më parë flamurin e vet pranë atij të kombit italian. Me besim në zemër se Madhëria e Juaj do ta pranojë këtë dëshirë të shqiptarëve, po u paraqesim sot dëshminë dhe besimin e besnikërisë dhe atë të të gjithë popullit shqiptar”.

“Festë” në të gjithë Shqipërinë!…

Këshilli Ministror vendosi që ditët 12, 13 dhe 14 prill të jenë festë kombëtare dhe u lajmëruan telegrafisht të gjitha zyrat qeveritare që të kenë pushim. Tirana ishte në festim të math, ndërtesat publike ishin të ndriçuara, rrugët kryesore me shtylla të posaçme kremtimore dhe me drita dhe populli në lëvizje të madhe festimi. Me anë të Qarkores telegrafike drejtuar të gjitha Prefekturave dhe Nënprefekturave, Kryesia e Këshillit Ministror u njoftoi vendimet e Asamblesë Konstituente, domethënë: Rrëzimin e Dinastisë “Zogu” dhe të regjimit të tij, afrimin e Kunorës Mbretnore M. T. Viktor Emanuelit të III, Mbret e Perandor i Italisë, si Mbret i Shqipërisë, ruajtjen e Flamurit dhe Indipendencës dhe të sovranitetit shqiptar dhe formimin e qeverisë së tij nën kryesinë e Shk. T. Z. Shefqet Vërlaci.

 

Nga kronikat e kohës

Gjatë ditëve 14,15 dhe 16 prill, manifestimet e popullit kanë qenë të zjarrta. Rinia shkollore dhe jashtëshkollore në demonstrata të vazhdueshme, shprehte enthuziazmin e saj më të madh për ngjarjen e lumtur të pranimit të Kunorës së Gjergj Kastriotit nga ana e Mretit-Perandor, Ushtar dhe të Mirë, Viktor Emanueli i III-të. Fjalimet plot kuptim që mbajtën prej Shk. Së tij Anton Beça, si dhe prej Prefektit zotit Banush Hamdi Bego dhe Profesor Resuli, zgjuan edhe më enthuziasmin e popullit, i cili sheh qartazi se ka hyrë në rrugën e realizimeve të mëdha. Gjer në orët më të vona të natës, vazhduan manifestimet e popullit. Fjalimi i Kontit Çiano i mbajtur në Dhomën e Fashjove dhe të Korporatave, si dhe lajmet e ardhura nga Roma rreth pritjeve që i rezervuan delegacionit t’onë atje dhe çfaqjeve tepër miqësore dhe dashamirëse për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar, mbushën çdo zemër shqiptare me krenari dhe me guxim që mbërthyen në manifestimet më entuziaste. Lajmi se Flamuri i Kuq e Zi valoi në të tërë Italinë dhe përkrah të Tringjyrëshit në Kapitol, nuk la asnjë zemër shqiptari të paprekur. Dhe kur u mësua se Mbretëresha-Perandoreshë Elenë u foli shqiptarëve në gjuhën e ëmbël shqipe, enthuziasmi preku kulmin.

 

Në krahina

Po ashtu të zjarrta kanë qenë manifestimet e popullit në çdo qytet dhe krahinë shqiptare. Në bazë të lajmeve telegrafike nga krahinat, populli e kremtoi ngjarjen historike me madhështi dhe enthuziasëm. Duke mallkuar ata që ikën, populli plot shpresa për të ardhmen që nis nën shenjat më të mira, në një mijë mënyra shprehu gëzimin dhe harenë e tij për proklamimin e Madhërisë së Tij, Viktor Emanueli i III, Mbret të Shqipërisë. Në mijëra numërohen telegramet që janë dërguar Mbretit-Perandor dhe Duçes. Telegrame besnikërie dhe mirënjohje të përjetshme. Çdo tregtore, çdo zyrë qeveritare ose private, çdo shtëpi janë të zbukuruara me flamujt vëllezër të Shqipërisë dhe të Italisë dhe me fotografitë e Mbretit-Perandor, të Duçes dhe të Konte Çianos. Ideja për krijimin e Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptare është përvetësuar prej çdo shqiptari, i cili shpëtimin e tij si shtetas, si shtet dhe si komb, e sheh vetëm në një Shqipëri Fashiste.

Kthimi i delegacionit

Lajmet që jepshin radiot rreth pritjes madhështore që iu rezervua delegacionit tonë, jo vetëm prej zyrtarëve të Italisë Fashiste, por edhe prej popullit italian, manifestimet e të cilit lajmëroheshin si krejt spontane, e kishin mbushur shpirtin e çdo shqiptari me hare dhe krenari kombëtare. Kështu, populli e priste me një padurim të dukshëm kthimin e delegatëve të tij, për të marrë vesh drejt për drejt dhe nga gojët e tyre. Dhe kur të martën e kaluar në mëngjez u përhap lajmi se pas dreke arrinin delegatët, i gjithë populli mbushi sheshin Skënderbej dhe rrugën e Durrësit, duke pritur ardhjen e tyre. Dita e martë ndonëse nuk ishte ditë pushimi, ishte ditë feste si për Tiranën, ashtu edhe për Durrësin. Një kallaballëk aq i madh, asnjëherë nuk ish parë në dy qytetet.

Arritja në Durrës

Durrësi, që prej orëve të para të pasdrekes, ish i gjithi në kambë. Pikërisht m’orë 16.00 kryqëzori “Giovani delle Bande Nere”, preku në limanin e Durrësit i përshëndetur më shtimjen e 21 topavet. Të parët që zbritën qenë Shk. Tij. Z. Shefqet Vërlaci, kryeministër, i shoqëruar prej Shk, të tyre: Xhaferr Ypi, ministër i Drejtësisë, Xhemil Dino, ministër i P. të Jashtme, Ernest Koliqi, ministër i Arsimit dhe prej z. Zef Kadare dhe Imzot Vissarionit. Në molom kishin dalë për pritjen, Shk. e Tij z. Francesko Jakomoni, ambasador i Italisë në Tiranë, Gjeneral Guzoni, ministër i Ekonomisë Kombëtare Shk. Anton Beça, ministër i Financavet Shk. E Tij, Fejzi Alizoti, Komandanti i Pjacës së Durrësit dhe një shumicë e madhe e popullit të Durrësit. Personalitetet e larta kaluen midis një kompanie ushtarësh Alpinë, që kishin në krye bandën e vet dhe kur hynë në Durrës u pritën prej Prefektit të Durrësit, prej autoriteteve të tjera ushtarake dhe civile, prej të gjithë nxanësavet të shkollave dhe prej një shumice të panumërt populli që brohëriste me një enthuziasëm të papërshkueshëm dhe me duartrokitje të pareshtura. Pas urimeve të mirëseardhjes, delegacioni i shoqëruar prej të gjithë autoriteteve që kishin dalë për pritjen, u nis për në Tiranë.

Arritja në Tiranë

Që prej orës 3 pasdreke, populli i kryeqytetit ish grumbulluar te sheshi Skënderbej dhe rreshtuar anëve të Rrugës së Durrësit. Poshtë Bashkisë ishte rreshtuar një kompani Bersaljerësh.

Lidhur me atmosferën në qytetin e Tiranës në ditët e para të pushtimit fashist, ceremonitë e mitingjet e zhvilluara, si dhe ngjarjen e dërgimit të Kurorës së Skënderbeut në Romë e dorëzimin e saj, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Emanueli i III, pati reportazhe dhe kronika të shumta në shtypin shqiptar të kohës.

Njëra prej tyre, gazeta “Drita”, e cila i kushtoi faqet të tëra asaj ngjarjeje, midis të tjerash nën titullin “Manifestime Popullore”, shkruante:

“Manifestime Popullore. Komisioni kthehet në Bashki. Xhaferr beu i transmeton popullit fjalët e Kontit Çiano. Populli elektrizohet. Helmi që kish futur dje në zemër, ata që ikën poshtërisht pasi vodhën arkat, s’bënë më efekt. Italia nuk vinte për të çdukur Shqipërinë, por për ta krijuar me themelet e shëndosha të fashizmit.

Një breshër duartrokitjesh, një gjymim brohoritjesh. Ja Konti Çiano! Komandanti trim dhe i pavdekshëm i Disperatës, zbret nga automobili dhe me buzën në gaz përshëndet alla fashista turmat. Qindra duarsh ngrihen në përshëndetje romake.

Në sallën e madhe të Bashkisë, paria e vendit i rezervon Kontit Çiano pritjen më të bukur. Në fytyrën e Kontit këndohet qartë sadisfaksjon i një fitore romake. Roma shpëtoi popullin shqiptar nga thonjtë e një tiranie të zezë. Ky është misioni i Romës së Duçes. Të jetë roja e pafjetur e popujve punëtorë dhe fukarenj. Konti Çiano shkon në legatën italiane. Tashti e gjithë Tirana noton në ngjyrat italiane dhe shqiptare. Populli rifitoi besimin e tij. Priste qjamet, po u ndodh përpara një dite të bukur të lumtur, ditë shqiptare, thjeshtësisht shqiptare.

Një demonstratë madhështore dhe drejtë e në Legatën italiane. -Rroftë Duçja! -Rroftë Çiano!

Njerëz me pozitë dhe njerëz të popullit hyjnë dhe përshëndesin Kontin. Konti i pranon të gjithë, përshëndetjet, falënderon, enthusiazmon. Dhe e gjithë dita kalon kështu. Hare e dyfishtë: çlirimi nga një tirani, hyrja në një jetë rregulli, pune, drejtësie.

Kalojnë trupat italiane. Zemra shqiptare ndjen një krenari. Kurdoherë e çmonte shqiptari forcën dhe rregullin dhe këto i sheh të mishëruara në djelmoshat trima të motrës së tij të madhe, Italisë Fashiste.

Gjatë ditëve 14,15 dhe 16 prill, manifestimet e popullit kanë qenë të zjarrta. Rinia shkollore dhe jashtëshkollore në demonstrata të vazhdueshme, shprehte enthuziasmin e saj më të madh për ngjarjen e lumtur të pranimit të Kunorës së Gjergj Kastriotit nga ana e Mretit-Perandor, Ushtar dhe të Mirë, Viktor Emanueli i III. Fjalimet plot kuptim që mbajtën prej Shk. Së tij Anton Beça, si dhe prej Prefektit zotit Banush Hamdi Bego dhe Profesor Resuli, zgjuan edhe më enthuziasmin e popullit, i cili sheh qartazi se ka hyrë në rrugën e realizimeve të mëdhenj. Gjer në orët më të vona të natës, vazhduan manifestimet e popullit.

 Fjalimi i Kontit Çiano i mbajtur në Dhomën e Fashjove dhe të Korporatave, si dhe lajmet e ardhura nga Roma rreth pritjeve që i rezervuan delegacionit t’onë atje dhe çfaqjeve tepër miqësore dhe dashamirëse për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar, mbushën çdo zemër shqiptare me krenari dhe me guxim që shmbërthyen në manifestimet më entuziaste. Lajmi se Flamuri i Kuq e Zi valoi në të tërë Italinë dhe përkrah të Tringjyrëshit në Kapitol, nuk la asnjë zemër shqiptari të paprekur. Dhe kur u mësua se Mbretëresha-Perandoreshë Elenë u foli shqiptarëve, në gjuhën e ëmbël shqipe, ent’huziasmi preku kulmin”.

Shënim: E morët vesh, o shqiptarë, ç’është bërë! Mos u çuditni! Paralelet historike njihen. Edhe sot ka “biçimë” të tillë, që për interesa thjesht personale, janë gati të flenë në një shtart me djallin, japin kufij e dete, vrasin, shkatërrojnë dhe përvëlojnë, pa iu dridhur dora djersën dhe gjakun e vendit të tyre. Dhe në fund…edhe festojnë për krimin që kanë bërë!…

Dita

 

April 7, 2018 10:52
Komento

12 Komente

  1. Euro Maloku April 7, 11:48

    Çiano shkruhet Ciano (ose hiqni “i” ose hiqni “bishtin”!)
    Çao shkruhet Ciao

    Dmth pas ca ditesh kemi festat ku do kerceje edhe qenii kallajxhiut!

    Reply to this comment
  2. intelektuali April 7, 12:09

    PO E THA EDHE EDI RAMA QE SHQYPTARET JANE SI “PENISI” I MASHKULLIT BUDALLA QE SA HERE SHEH NJE FEMER I NGREFET DHE HAP TRAUN PER CDO GJE EDHE PER DUCEN EDHE PER HITLERIN EDHE PER ENVERIN

    C’ka per t’u cuditur ketu?

    sepse:

    Ducja dhe Hitleri iken dhe thyen qafen per qendrim 2-3 vjet ne Shqypni,

    por:

    Enveri u beri nenat trimave te Shqypnise per 50 vjet me radhe, i transformoi ne kafshe pune te detyruar si skllever ne vendin e vet, mbylli kufinjte me tela me gjemba si ne Kampet e Perqendrimit te Stalinit apo te Hitlerit dhe falimentoi ekonomine duke renuar shtetin si kurre me pare ne histori.

    SA HERE DO TA SPJEGOJME KETE NDRYSHIM KAQ TE MADH?

    sepse:

    Nuk ka gjasa qe t’i mbushim mendjen enveristeve fanatike qe mbushin me komente gazeten DITA sa here del nje shkrim si ky i sotmi, sepse ky do te ishte nje mision i paumndur per t’i mbushur mendjen spiuneve dhe hafijeve te Partise se Punes qe kujtonin si e hanin groshin falas ne kazermat e ushtrise,

    por:

    Cudia qe me vjen kaq shume eshte:

    SI KA MUNDESI QE NJE QEVERI DHE NJE KRYEMINISTER QE PO I PUTH BYTHEN PERENDIMIT PER TA PRANUAR NE BASHKESINE E POPUJVE ANTIKOMUNISTE DHE DEMOKRATIKE TE FESTOJE ME BUJE DATAT E ZEZA TE HISTORISE QE IMPLEMENTUAN MURTAJEN BOLSHEVIKE?

    Reply to this comment
    • Plisi April 7, 17:32

      Kombetaret ishin kombetar shqiptar, kundra sllaveve, kunder komunizmit sllav, kunder tradhetareve te kombit shqiptar qe i sherbenin sllaveve, ruseve, serbeve, grekeve. Ato ishin armiq te xhihadisteve komuniste shqiptare qe i sherbenin xhihadizmit sllav. Ushtria italiane dhe gjermane ishin ne te njejten ane te llogores sepse luftonin jugosllavet dhe zagaret e tyre sllavo-komuniste shqipfoles.

      Reply to this comment
  3. Epo kjo pune April 7, 12:20

    shikoni mbiemrat se sot i keni pinjollet demokratsa 24 karatesh, pa kane marre pronat qe u dha ducja etj etj dhe flasin per luften e klasave keta plehra, keta po mbajne anen e gjysherve… po ne fakt mire e kane se dhe me BE do dorezojme celsat… dhe do valvitet flamuri yne ne Bruksel por ligjin do e beje gjermani, keshtu e ka kjo pune, e kishim vete pushtetin si monarki, lesh e li e beme, erdhi italiani dhe i dha forme qyteteve se per ne… vetem peme mbjellim dhe shkulim dime. Ndoshta mire bene qe u lidhen me Italine, ishte fashiste por sot eshte demokratike dhe nje konfederate me ta me dy kryeqytete, nuk do ishte keq se bashke problemet zgjidhen me mire dhe eshte nje shtet qe nuk na “pushton” dot (se aty e kemi hallin se se vritemi per nje pellembe toke) se eshte deti ne mes. Si Britania e Irlanda qe u grine me shekuj lufte por kufiri eshte si mijra vjet me pare se eshte deti ne mes.

    Reply to this comment
  4. MH April 7, 14:14

    Nga keto tradhetar qe mbeshteten miqesine me mbretenin e Italise te vetmen pozitive kishte qe rrezuan mbretinin e mbretit Zog,e denuan per vjedhje te pasurise.Kurr nuk e denuan per tradheti sepse keto vet po tradhetonin tue u bashkue njeshke me pushtuesin.Shkurt;nuk e njihnin ma per mbret.Te gjithe veprimtarit e tjera mbas kesaj pozitives i kishin negative.Tradhetare ndaj vendit.Ketyne qe sot pa hajne dhe per gadi nji shekull aty brenda dheut.Duhet te kerkonin te falur per tradheti kombetar.Barre kjo qe i mbetet per ta kryer thirjen te falur sot nga trashigimtaret e tyre.Qe jo vetem nuk kerkojne te falur.Po i kerkojne clirimtarve dhe monizmit ti kerkojne te falur ketyre tradhetarve pse i perndoqen dhe i persekutuan.Sot gezojne damshperblimet qyl vetem e vetem pse ne krye te qeverise kishim nji idiot vicidolit qe riabilitoi Zogun e kurves ne kundershtim me denimin abrogimin qe i bane ish qeveretaret puthador me fashizmin.
    Ne ate kohe te larget kendohesh kanga e miqesise Shqiperi Itali: Jakomoni me tradhtaret na formoi Ballin Kombetyare.
    Vetem Historia nuk te len kurr ne balte per te vijue rrugen e vertet te ngjarjeve rreale pa bishtnime politikanesh.

    Reply to this comment
  5. Pellazgos April 7, 15:32

    Cne edhe me Italine fashiste edhe me Iskander Beun?
    Ne historine tone te “Shqiperise” dhe asaj Evropiane dhe Italiane bashke Heroi yne kombetare njifet me qindra dokumenta te botuara edhe ketu ne Shqiperi si Prijesi i Epirit.
    D.m.th qe kjo zone njifej qe ne kohet e Lashta si Epir.
    Cne Shqiperi sot?
    Vertet ky emer vjen nga simboli i Shqiponjes Greke te Bizantit por a nuk do qe me mire,me e ndershme,me dinjitoze te quheshim Epirote si Heroi Yne?
    Mirepo brashkaxhinjte e Romes qe nga 476 A.D dhe per 1100 vjet Bizant Greke e humben Epirin.
    Ata ishin qe shkaterruan ne kohen e Pirros rreth 80 qytete Greke te Epirit,por me ardhjen e Osmaneve u leshoi goja leng perseri dhe ja 1939 si vazhdim i 1920 tes me Avni Rustemin etj.E kam te veshtire te konceptoj qe kush ishte shqipetare,se ne Epirotet e vertete si pasues te Jeorgios Kastriotis nuk donim fashizmin dhe e luftuam si ne Albanistane edhe ne Camerine turke per nder te identitetit,historise,nderit tone per Epirin tone te Lashte.
    A nuk hiqet termi Vorio Epir i Kastriotit nga breshkaxhinjte dhe Islamiket sot ne emer te nje nacionalizmi fallco dhe qe lufton lidhjen tone me historine?

    Reply to this comment
  6. Paul Tedeschini April 7, 16:40

    SHQIPTARET THANE QE RAMA ESHTE SI “PENISI” I MASHKULLIT BUDALLA

    Reply to this comment
  7. Mark U.K April 7, 18:07

    O Zyliftar hoxha: Dita ma e zeze ashte kur erdhen turqit more hoxhe e lan mbrapa te tilla mbeturina.Turqit nuk te lane te hapen shkollat shqipe.Edhe sot mbas 618 vjec po jua shohem sherrin.Se u turqizuan shqiptart Europa na ndau ne pes shtete.

    Reply to this comment
  8. fteri April 7, 18:26

    Mbreti i shqipnisë i “famëshmi që zhvilloi ” vendin ,tradhëtari , Ahmet Zogolli , edhe gjatë mbretrinë e tjë vazhdonte me ligjet neni 148 ,e tatimet e xhelepit ,i të dhjetave dhe i të tretave ,si në kohën e sundimit OTOMAN ( v.1910) .

    Ky trafikant e kisht shitur me kohë shqipërinë te fashizmi Italnian ,kishte marrë hua të mëdha ,duke shitur pasuritë e vendit ,kurse pushtimi i plotë ishte vetëm në formalitet .
    Për të shlyer huatë e vjetra “shpëtimtari i kombit ! ” sipas dokumentave ,kishte filluar me kohë që v.1935 të linte peng pjesë rëndësishme të buxhetit shtetit ,6 milon franga nga të ardhurat e doganës ,2.5 milon monopoli i kripës ,i shkrepses dhe i letrës cigareve.

    Shoqëria EIAA (gjoja e krijuar nga fondet e ushtarve të çmobilizuar ) zaptoi sukthin për 99 vjet me këta ushtarë të çmobilizuar. Sera e Selenicës dhe bakri i Rubikut ,i Pogradecit e i Tropojës ja dha shoqërisë “AMMI” ,hekuri ra në putrat e shoqërisë “Ferralba”, shoqërisë “Peskalba” ju dha koncensioni i peshkimit në të gjitha ujrat shqiptare .
    Marrveshja e 19 marsit v. 1935 u lanë peng edhe të ardhurat nga duhani ,si dhe ato që zotronte shoqëria “AIPA” .
    ……KUSURI U MUAR ME 7 PRILLIN E ZI 1939 nga fashizmi që pushtoi gjithë shqipërinë,mbreti mbushi arkat me flori dhe iku nga sytë këmbët së bashku me qeverinë e tijë ,ajkën e vetëquajtur ,baballarve të kombit ,ose ajka e tradhëtisë kombëtare ,që shqiprinë e nxorën në ankënd .

    Mbreti ishte i pa dhunueshëm dhe i pa përgjegjëshëm .
    Pra Zogolli nuk jepte llogari ASKUJTË !
    Monarku mund ta konsideronte Shqipërinë si çifligun e tijë në Mat ,ta shiste atë copa ,copa ,duke filluar atë me Vërmoshin e Shën-Naumin e duke vazhduar me lënjen peng te të ardhurat kombëtare ,te koncesionet e bitumit,kromit ,bakrit ,peshkimit,pyeve ,për të shlyer kamatat e huave të shumta që merrte nga Italia fashiste .
    Kur populli vuante për buk të gojës,kishte pllakosur zija e madhe e bukës,tokat dhe fushat e myzeqesë ishin të përmbytura në moçale ,nuk prodhonte asgjë . Malet e fshatrat ishin në errësirë,ndriçimi bëhej me bishtuk e pishë ,populli 90% ishte analfabet ,i çveshur e zbathur ,pa rrugë automobilistike ,njerzit bënin 5 ditë më këmbë për të ardhë në Tiranë për të blerë 5 kg kripë e pak sapun,ose për të ngjitur një xhezme kafje me kallaj ,dhe do ta dini sa kushtonte në pikë kallaj e matrapazve ,duheshin 30 kokrra vezë . Ky ishte raliteti i gjendjes popullit.

    Vetëm me ardhjen e komunistëve dhe partisë punës dhe me Legjendarin Enver Hoxha në krye shqipëria u bë shëtet, lulëzoi raelisht dhe begatoi vendi ,shqipëtarët u bënë njerëz tamam ,të arsimuar, të kulturuar ,një vend të bagatëshme,industrial,bujqësor ,kulturor ,shumëdimensional,në rangun e vendeve të zhvilluara për një kohë shumë të shkurtër sa qindra vjet zhvillim borgjezo tradhtare -zogiste-balliste ,bajrekaristë dhe gjithfar horrash,kan komanduar shqipërinë si fise të egra ,e çiflig të tyre.

    U ndërprenë koncesionet dhe shitja e atdheut si mallë pa zot ,përveç Sli Berishës dhe L.Bashës që shitën detin greqisë me firmë e vulë dhe nuk ka sot një qeveri apo prokurori apo gjykatë ,ti ndëshkojë këta tradhëtar të sotëm,të marrë hakun .

    Po të ishte gjallë ” xhaxhaj “….! trkekëmbëshin e kishin vënë vet në qendër të Tiranës !.

    Reply to this comment
  9. fteri April 7, 18:36

    Mbreti i shqipnisë i “famëshmi që zhvilloi ” vendin ,tradhëtari , Ahmet Zogolli , edhe gjatë mbretrinë e tjë vazhdonte me ligjet neni 148 ,e tatimet e xhelepit ,i të dhjetave dhe i të tretave ,si në kohën e sundimit OTOMAN ( v.1910) .
    Ky trafikant e kisht shitur me kohë shqipërinë te fashizmi Italnian ,kishte marrë hua të mëdha ,duke shitur pasuritë e vendit ,kurse pushtimi i plotë ishte vetëm në formalitet .
    Për të shlyer huatë e vjetra “shpëtimtari i kombit ! ” sipas dokumentave ,kishte filluar me kohë që v.1935 të linte peng pjesë rëndësishme të buxhetit shtetit ,6 milon franga nga të ardhurat e doganës ,2.5 milon monopoli i kripës ,i shkrepses dhe i letrës cigareve.

    Shoqëria EIAA (gjoja e krijuar nga fondet e ushtarve të çmobilizuar ) zaptoi sukthin për 99 vjet me këta ushtarë të çmobilizuar. Sera e Selenicës dhe bakri i Rubikut ,i Pogradecit e i Tropojës ja dha shoqërisë “AMMI” ,hekuri ra në putrat e shoqërisë “Ferralba”, shoqërisë “Peskalba” ju dha koncensioni i peshkimit në të gjitha ujrat shqiptare .
    Marrveshja e 19 marsit v. 1935 u lanë peng edhe të ardhurat nga duhani ,si dhe ato që zotronte shoqëria “AIPA” .
    ……KUSURI U MUAR ME 7 PRILLIN E ZI 1939 nga fashizmi që pushtoi gjithë shqipërinë,mbreti mbushi arkat me flori dhe iku nga sytë këmbët së bashku me qeverinë e tijë ,ajkën e vetëquajtur ,baballarve të kombit ,ose ajka e tradhëtisë kombëtare ,që shqiprinë e nxorën në ankënd .

    Mbreti ishte i pa dhunueshëm dhe i pa përgjegjëshëm .
    Pra Zogolli nuk jepte llogari ASKUJTË !
    Monarku mund ta konsideronte Shqipërinë si çifligun e tijë në Mat ,ta shiste atë copa ,copa ,duke filluar atë me Vërmoshin e Shën-Naumin e duke vazhduar me lënjen peng te të ardhurat kombëtare ,te koncesionet e bitumit,kromit ,bakrit ,peshkimit,pyeve ,për të shlyer kamatat e huave të shumta që merrte nga Italia fashiste .
    Kur populli vuante për buk të gojës,kishte pllakosur zija e madhe e bukës,tokat dhe fushat e myzeqesë ishin të përmbytura në moçale ,nuk prodhonte asgjë . Malet e fshatrat ishin në errësirë,ndriçimi bëhej me bishtuk e pishë ,populli 90% ishte analfabet ,i çveshur e zbathur ,pa rrugë automobilistike ,njerzit bënin 5 ditë më këmbë për të ardhë në Tiranë për të blerë 5 kg kripë e pak sapun,ose për të ngjitur një xhezme kafje me kallaj ,dhe do ta dini sa kushtonte në pikë kallaj e matrapazve ,duheshin 30 kokrra vezë . Ky ishte raliteti i gjendjes popullit.

    Vetëm me ardhjen e komunistëve dhe partisë punës dhe me Legjendarin Enver Hoxha në krye shqipëria u bë shëtet, lulëzoi raelisht dhe begatoi vendi ,shqipëtarët u bënë njerëz tamam ,të arsimuar, të kulturuar ,një vend të bagatëshme,industrial,bujqësor ,kulturor ,shumëdimensional,në rangun e vendeve të zhvilluara për një kohë shumë të shkurtër sa qindra vjet zhvillim borgjezo tradhtare -zogiste-balliste ,bajrekaristë dhe gjithfar horrash,kan komanduar shqipërinë si fise të egra ,e çiflig të tyre.

    U ndërprenë koncesionet dhe shitja e atdheut si mallë pa zot ,përveç Sli Berishës dhe L.Bashës që shitën detin greqisë me firmë e vulë dhe nuk ka sot një qeveri apo prokurori apo gjykatë ,ti ndëshkojë këta tradhëtar të sotëm,të marrë hakun .

    Po të ishte gjallë ” xhaxhaj “….! trkekëmbëshin e kishin vënë vet në qendër të Tiranës !.

    Reply to this comment
  10. fteri April 7, 19:43

    Kurse fashistët e sotëm të PD-së në shqipri ,etj..me një gurë vrasin dy zogj ,aleatët më të ngusht të fashistve që jan monarkistët me ballistët dhe kan edhe lëvizjet , “turli ” naziste ,por çudia më e madhe se si u bashkua Munika e Ilir Metës dhe LSI-stët ,me përfajqësuesit e fashizmit e nazizmit të dikurshëm ?!.
    Patërjotët e fashizmit jetojnë

    Reply to this comment
  11. TNK April 7, 21:54

    Qe Ahmet Zogu eshte nje nga tradhetaret me te thekur ndaj popullit shqipetar nuk don koment,qe te gjithe keta pushtetare te asaj kohe duhet te shkruhet ne histori si tradhetar te kauzes kombetare eshte e domosdoshme qe kriminelet e sotem te mos guxojne te bejne dekorime alla “NISHAN” per ata qe shiten shqiperin, qe pinjollet e familjes Zogollit ta marrin vesh se nje asamble kushtetuese e ka perjashtuar pergjithmone nga e drejta e kurores. Me ben pershtypje nje fakt qe pjesa me e krishtere e shqiperise qe eshte nje nder krahinat me te medha ne vend MIRDITA (Mirdita etnike) nuk ka perfaqesues ne kete perfaqesi per te dorezuar Shqiperine, Italise Fashiste

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*