Çudia në teatër: “Të vdekurit janë gjallë, të gjallët kanë vdekur!”

June 22, 2018 13:37

Çudia në teatër: “Të vdekurit janë gjallë, të gjallët kanë vdekur!”

Halle pa fund,
kemi shqiptarë,
nuk është teatri,
halli i parë!

Në Shqipëri,
vënd i pabuks,
sherri i teatrit,
është një luks!.

Kush i shtyn urët,
ne mirë e dimë,
janë realë,
s’janë anonimë!

Sherret vazhdojnë,
pa rrufepritës,
por s’janë aktorët,
heronjtë e ditës!

Vite e vite,
që s’kanë aktruar,
askush mungesën,
s’e ka kuptuar!

Dhe kjo mungesë,
askënd s’ka prekur,
sepse teatri,
me kohë ka vdekur!

Gati një mëndje,
jemi të tërë,
se pas Nëntëdhjetës,
asgjë s’është bërë!.

Biles po ndodh,
një gjë e rrallë,
se veç të vdekurit,
aty janë gjallë!

Ata që ikën,
akoma ndrijnë,
këta që mbetën,
veç ulërijnë!

Bërtet Bujari,
bërtet Ndrenika,
bërtet Lulashi,
edhe Monika

Përmbi të gjithë,
bërtet Albana,
në sherr është futur,
gjithë Tirana!

S’mund të mungojë,
as Flamur Noka,
duket se zjarr,
i del nga koka!

Ky shtazë shpellash,
kur ulëriste,
Erion Velinë,
desh të godiste!

Mendon idioti,
u poqën kushtet,
tani në punë,
të vihen grushtet!.

Mëndja e vogël,
keq e gënjen,
si Kasusklei,
veten e ndjen!

Po s’është i vetëm,
ka dhe të tjerë,
një SHQUP i tërë,
plot ordinerë!

Veç injoranca,
aty shkëlqen,
dhe SHQUPI rrugës,
kauza gjen!

Kauza rrugës,
i gjen halldupi,
po s’është teatri,
kauzë SHQUPI!

Biles kauzë,
s’klasifikohet,
thjesht një godinë,
që do ndërtohet!

Që do ndërtohet,
sa t’i vijë radha,
godinë e re,
përmbi gërmadha!

Aktorët ikën,
nga mentë e kokës,
më shumë i cyt,
problemi i tokës!

Jo për teatrin,
trupa shqetësohet,
por për mënyrën,
si do ndërtohet!

A.DUKA

June 22, 2018 13:37