Çudirat angleze

August 14, 2017 20:01

Çudirat angleze

“Northerners Kick Grass” fituan garën e përvitshme 12-orëshe të korrëseve të barit, për të pestën herë radhazi.

Gara u zhvillua gjatë fundjavës në Five Oaks, në kontenë angleze të West Sussex. Gara e pazakontë lindi nga një takim i të apasionuarve pas sporteve me motora në një klub nate në vitin 1973.

Këtë vit morën pjesë 51 ekipe në këtë shfaqje, me fituesin që kreu 363 xhiro të pistës 1.41 km të gjatë, para orës 8 të mëngjesit.

“Gara zgjat 12 orë. Fillon në orën 20 të darkës dhe vazhdon deri në orën 8 të mëngjesit. Pra, 3/4-tat e garës mbahen në errësirë, e kjo përbën një tjetër sfidë. Pista nuk ka ndriçim tjetër përveç dritave të korrëseve të barit”, tha Mark Jaffe, organizator i garës.

Pas një jave shiu, pista e garës ishte disi e baltosur dhe gropat nuk mungonin, por sidoqoftë, shumë prej korrëseve rezistuan me kalimin e orëve.

Duke dalë të parët për të pestin vit radhazi, “Northerners Kick Grass”, ekipi i përbërë nga Mark Rostron, James Pawlwy dhe garuesi veteran Darren “Daz” Whitehead thanë se kjo ishte padyshim fitorja më e vështirë ndër 5 fitoret e tyre radhazi, kryesisht për shkak të terrenit të vështirësuar nga shirat e mëparshëm.

August 14, 2017 20:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*