Çudit akademiku turk: Noe komunikoi me celular me djalin

January 16, 2018 13:18

Çudit akademiku turk: Noe komunikoi me celular me djalin

Një akademik turk, profesor i  Fakultetit të Shkencave Detare në Universitetin e Stambollit thotë se celularët janë përdorur në kohën e Noe-s.

Jam shkencëtar dhe po flas për shkencë  – thotë Yavuz Örnek në një intervistë në gazetën e njohur turke Hyrriyet, version anglisht i së cilës mund të lexohet duke klikuar KËTU

“Kishte dallgë të mëdha, 300-400 m të larta dhe djali i tij ishte shumë kilometra larg. Kurani thotë se se Noe foli me të. Po si ja dolën të komunikojnë? Ishte një mrekulli? Mundet. Por ne besojmë se ata komunikuan me cellular. Jam shkencëtar dhe po flas për shkencë”, – thotë profesori për “Hyrriyet”, cituar nga Dita.

Nuk është hera e parë që nga shkenca ka qasje të tilla.

Ndoshta një nga rastet më të njohura të leximit jokonvencional të shkrimeve të shenjta është ai i Josef F. Bulmrich, një drejtues i projekteve në NASA, i cili në vitin 1974 publikoi librin: “Anijet kozmike të Ezekielit”.

Sipas këtij libri, profeti Ezekiel që përmendet në Bibël ka dëshmuar ekzistencën e anijeve kozmike jashtëtokësore.

b.m. / dita

January 16, 2018 13:18
Komento

4 Komente

  1. turqi hesapi January 16, 13:55

    ja pra ,
    shifni sot ne Shqypnie ,
    vllaznit e ktij sharlatani i keni kudo
    shperndare ne cdo fushe ,qe nga politika e deri
    ke pashai i haleve ne ate vend .
    shiko trut e ksaj rrace ,
    kupton edhe pse jeta ne kto vende
    i ngjan nji mizerje injorance mesjetare .

    bota muslumane ne pergjithsi konsistojne ne cudi ,
    ne habitje , sepse aty gjejne bukuri ,kenaqsi .

    Qysh e tha i Madhi Cajup ne ato Vargje te Arta :

    “bere derrin e arine ,por s’deshe qe bere qenerine mbi kte Toke “

    Reply to this comment
  2. kasem gahinji January 16, 14:24

    Mos harroni,kete artikull botojeni prape pas 2 javesh.muajin nuk duhet ta kaloni.

    Reply to this comment
  3. shoku i "shkencetarit" ...turçeli . January 16, 17:25

    per shkencetaret e planetit : a e dini….se?? :1. po te ishte sip. planetit e sheshte, noe-ja dhe ezezkili, do ishin…amfib 2, po te ndryshonte perberja e atmosferes ne pak perqindje ne favor te azotit, njerezit do mernin fryme me ….b..ythe . 3. shume shpejte akujt shkrijne 4. shume shpejte .erozioni do rrafshoje sip planetit . 5. shume shpejte . planeti shperthen ose ftohet perfundimisht 6. shume shpejt njerezit do prodhojne aq fekale sa do….vetmbyten….ps. mos me merni per ..cinik …nje dite do shkojme nga kjo bote, (megjithate “duajeni te afermin tend si vetja”)

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 January 16, 18:44

    idiotë si ky ka sa të duash! ai tjetri,piloti i cia tha se ka 250 milion njerëz në hënë e të tjera!
    mua ajo që më shqetëson është ky idioti b.m. / dita,atrikullshkruesi që del me këtë përfundim IDIOT”Nuk është hera e parë që nga shkenca ka qasje të tilla.”! mjafton që një i çmëndur thotë “Jam shkencëtar dhe po flas për shkencë” dhe ky e përgjithëson me “shkenca ka qasje të tilla”!!
    idiot,edhe akademikët dhe shkenctarët shkojnë për lesh!!ju pirdhet truri!!pastaj shiko ku është akademik(nëse është me të vërtet akademik, sepse vetëm një copë profesori në universitet thuhet se është) !në turqinë e erdoganit!!
    vetë erdogani tha se para 600 vjetësh ka shkuar një turk në hënë!me fuçi baruti në bythë!!
    po përjetojmë një degradim të mëndjes njerzore!!
    ndoshta kemi filluar tatëpjetën!
    ndoshta ka filluar mesjeta e dytë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*