Çuditë e universiteteve private, diplomuan 900 të huaj me leksione vetëm në… shqip

August 4, 2014 18:01

Çuditë e universiteteve private, diplomuan 900 të huaj me leksione vetëm në… shqip

Kryeministri Edi Rama bëri publik sot vendimin për mbylljen e një sërë universitetesh private që nuk plotësojnë kushtet.

Gjatë fjalës së tij, ai zbuloi një prej skandaleve të shumta të këtyre universiteteve.

Këto universitete kanë diplomuar 900 shtetas të huaj, edhe pse nuk kanë dhënë asnjë orë mësim në gjuhë të huaj.

Kemi arritur që në kaq pak vite të gjenerojmë 32 mijë diploma nga sistemi universitar privat, 32 mijë!

Gjysmën e të cilave i ka dhënë një universitet i vetëm, 16 mijë.

Kemi arritur të japim 900 diploma për të huaj, ndërkohë që s’japim asnjë leksion në gjuhë të huaj”, ka thënë Rama.

Një fakt i denjë për barcaleta./b.l

August 4, 2014 18:01
Komento

11 Komente

  1. bashkimi August 4, 18:18

    Akoma piramidat do na ndjekin ne?! Cfare fatkeqesie per nje komb. Ra vlera e dijes dhe kultures dhe eshte ngritur ne piedestal vlera e forces, klanit, horrlikut dhe injorances……
    Ne bote profesoret kane rroga me te larta se ministrat dhe fjala u peshon me shume se klerikeve te kishave

    Reply to this comment
  2. T August 4, 18:47

    FJALA ESHTE ARGJEND,HESHTJA ESHTE FLORI.(OSE EURO DHE DOLLARE)

    Reply to this comment
  3. Enkel August 4, 19:07

    Z.Rama kontrollo punonjesit e administrates se ke nga ata qe kane doktoratura por nuk kane shkolle te mesme.

    Reply to this comment
  4. shefi August 4, 19:30

    nga rilindje u kthyet ne rineveritje? lanet toka qe ju ka ushqyer

    Reply to this comment
  5. info analitike August 4, 20:02

    Po UET-i i Cilit ku punon Linda cfare roli luan tek barcaleta?

    Reply to this comment
  6. Anonim August 4, 20:09

    Nuk ekziston mundesia qe keta te huajt te kene mesuar me pare shqip? Apo vk logjikes, show must go on.

    Reply to this comment
  7. korca August 4, 23:22

    e forte kjo po shikoni mire se dhe ata qe kane studiuar jashte mos jane me diplloma te blere
    dhe quhen qe kane studiuar jashte

    Reply to this comment
  8. Sotiri August 5, 06:34

    900 x 2500 eur per Master = 2,25 milion eur per ekonomine shqiptare pa llogaritur shpenzimet per qera, ushqim, etj.

    Reply to this comment
  9. shqip August 5, 08:40

    Jane dhe drejtore te rinj te Rilindjes me keto dipllomadhe te thone harroje qe ke mbaruar shteterorin.Po ky eshte kapitalizmi shqiptar ngrihen kemet e i bjen kokes.Problem sidomos shendetsia e drejtesia me keto diplloma.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*