Çuditë në “Facebook”, i urojnë ditëlindjen Tonin Tërshanës

June 4, 2016 13:25

Çuditë në “Facebook”, i urojnë ditëlindjen Tonin Tërshanës

Tonin Tërshana do të mbushte tre ditë më parë 67-vjeç dhe nëse do të ishte ende në jetë, sigurisht, që artisti i njohur do të merrte shumë urime.

Megjithatë urimet për të nuk kanë munguar, ndonëse prej disa muajsh ka ndërruar jetë. Në profilin e tij në “Facebook”, janë postuar disa urime për jetë të gjatë, nga njerëz që duket se nuk e dinë që këngëtari i mirënjohur mbylli sytë më 22 shtator 2015.

Ka mjaftuar njoftimi rutinë i sistemit të “Facebook”-ut për njerëzit e lindur më 1 qershor, që shumë përdorues të urojnë edhe Tonin Tërshanën.

Tonin Tërshana ka lindur në Shkodër më 1 qershor 1949 dhe vdiq në Tiranë më 22 shtator 2015. Ai përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4-të në Radio, me këngën “Të dua o det” (kompozitor Tonin Harapi, teksti Mark Gurakuqi), mori çmimin e parë.

Atëherë ishte vetëm 16 vjeç. Ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH me këngën “Kur vjen pranvera”. Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale, duke fituar 4 çmime të para dhe duke u bërë një ndër këngëtarët me më së shumti trofe në festivale. Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

June 4, 2016 13:25
Komento

3 Komente

  1. demo June 4, 14:08

    I dhane shtepi 2 jave para vdekjes.

    Reply to this comment
  2. demo June 4, 14:09

    I dhane shtepi 2 jave para vdekjes…

    Reply to this comment
  3. fatja June 5, 04:31

    DHE YJET RRINE E VESHTROJNE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*