Dabaj: Qëndresa e bashkëluftëtarëve në burgjet e Jugosllavisë dhe roli në çlirimin e Kosovës

Nga Kujtim Boriçi July 14, 2013 11:46

Dabaj: Qëndresa e bashkëluftëtarëve në burgjet e Jugosllavisë dhe roli në çlirimin e Kosovës

Rrëfim i 75-vjeçarit Gjokë Dabaj nga Tivari, një nga ish-drejtuesit e organizatës patriotike “Liria” në vitin 1962 në ish-Jugosllavi. Hapja e Shqipërisë më 1990 dhe kontaktet e tij pas 3 dekadash me bashkëluftëtarët, roli i pjesëtarëve të organizatës “Liria” pas kryerjes së dënimit dhe më pas në luftën për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serb.

 

 

75-vjeçari Gjokë Dabaj: Takimi i parë me një pjesë të shokëve të organizatës “Liria” u bë në Tiranë, kryeqytetin e shtetit amë, ato ditë kur në qytetin “Studenti” nisi lëvizja për ndërrimin e sistemit politik në Shqipëri. Çlirimi i Kosovës, ashtu si për mbarë shqiptarët kudo që janë, për ne ishte realizimi i një ëndrre që nuk na u shua kurrë

 

(Vijon nga numri i kaluar)

 

Pas viteve të shumta të burgimit, anëtarët e organizatës patriotike “Liria”, vazhdonin të ishin nën përndjekjen e UDB-së serbe. Ndërsa lindja e UÇK-së, i ftoi ata drejt një kontributi tjetër të rëndësishëm për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi. Këto i rrëfen në pjesën e fundit të intervistës së tij, 75-vjeçari Gjokë Dabaj…

 

Pas hapjes së Shqipërisë, ndërrimit të sistemeve politike në vitin 1990, ju qëndruat në Shqipëri, nuk u rikthyet më në vendlindje?

-Po kishte kaluar shumë kohë, e unë kisha krijuar familjen time këtu në Shqipëri, fëmijët po futeshin në jetë… Edhe familja jonë andej, pothuaj ishte shpërbërë… Babai kishte vdekur në vitin 1972. Më ka mbetur brengë në jetë se nuk munda që ta takoj. Por më thanë se dhe ai vdiq me brengën se nuk mundi të takonte djalin që kishte ikur maleve në shtetin amë, në Shqipëri në vitin 1962… Vëllai tjetër ishte larguan në kontinentin tjetër për një jetë më të mirë… Të afërmit kishin ikur në Amerikë, po dhe në shtete të tjera apo në Prishtinë, etj… Por me hapjen e Shqipërisë, nëna erdhi dhe qëndroi gjatë tek unë… Por tashmë, unë familjarisht isha larguar nga Burreli…

 

Ku ju gjeti nëna juaj në vizitën e dytë të saj në Shqipëri?

-Si pasojë e e ikjeve masive nga zonat periferike të Matit dhe qyteti, edhe unë, familjarisht, në kërkim të një jete më të mirë, u vendosa në Shkozet të Durrësit… Këtu, në vitin 1998, erdhi nëna. U çmallëm e qëndroi gjatë. Nuk pranoi të rrinte përgjithmonë tek ne, me gjithë këmbënguljen time, të bashkëshortes, nipërve e mbesave të saj. “Do të shkoj në Ulqin, kur të vdes të rehatohem pranë bashkëshortit!” – na tha. E ne ishim të pafuqishëm për ta ndalur atë në këtë vendim të saj…

 

I mblodha të gjithë të afërmit andej nga ishin, miq e shokë në dasmën e djalit, Malrosit… Një gëzim i madh malli që na fashiti disi ndarjen e gjatë të njerëzve të gjakut… Po një gëzim tjetër, një ngjarje të veçantë kam takimin pas kaq vitesh me Fadil Cukajn e shokët e tjerë të organizatës së dikurshme “Liria”…

 

Kur ndodhi dhe çfarë mund të na thoni për këtë takim?

-Takimi ndodhi pas vitit 1990, pas ndërrimit të sistemit politik dhe në Shqipëri… Më saktë, ato dit kur në qytetin “Studenti”, kishte filluar lëvizja studentore… U takuam në Tiranë, në kryeqytetin e shtetit amë… Shoku im i ngushtë, Fadil Cukaj kishte ardhur dhe kishte takuar Qamil Sadikun e kishte qëndruar në Tiranë. Po atij, nuk i rrihej pa më kërkuar… Sapo kishte ardhur, mikpritësi e kishte pyetur Fadili: “A ke njeri tjetër për të lajmëruar në Shqipëri?” Mes të tjerave, Fadili i kishte thënë se “…Kam Gjokë Dabajn në Klos të Burrelit dhe Hysen Bukoshin në Berat…!” Bajrami më telefonoi dhe më tha se ka ardhur Fadili. Nuk më mbante vendi, u nisa menjëherë… U nisa së bashku me gruan, Fotininë… Erdhi dhe Tafili. U takuam, u çmallëm atë natë… Por dhe e nesërmja na gjeti e na shkoi bashkë.

 

Cila ishte axhenda e takimit të parë me shokët pas 30 viteve ndarje?

-Shëtitje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, vizitë në Muzeun Historik të Tiranës, tek Ekspozita “Shqipëria Sot”…  Sigurisht, rikujtuam çdo detaj të themelimit të organizatës “Liria”, fatin e disa shokëve që nuk janë më, gjyqin dhe dënimet, ikjen time ilegale dhe pamundësinë për tu kthyer më… Çdo gjë… Më vinte keq, se koha në të cilën erdhën shokët e mi në Shqipëri, përkonte me një situatë jo të mirë… Por kjo nuk pengoi që vizitat në shtetin amë të vazhdonin në Vlorë, Kavajë, në Berat e shumë qytete të tjera, ku u takuam me njerëz e u “prekën” nga afër monumente të kulturës dhe historisë që nga ne shqiptarët në trojet jashtë kufijve, deri në atë kohë, pak kush mund ti vizitonte…

 

Të rikthehemi tek kujtimet dhe dokumentet gjyqësore kundër anëtarëve të organizatës “Liria”,?

-Po. Unë vuajta kalvarin e mundimshëm në Shqipëri, por dhe shokët e mi, drejtues dhe anëtarë të organizatës “Liria” vuajtën gjyqin dhe torturat e burgut. Për këtë, u siguruan dhe dokumentet e këtij gjyqi, të cilat unë i pashë kur ndryshoi regjimi në Shqipëri dhe mund të lëvizej tashmë lirshëm.. Pra, ishte realizuar në këtë kohë ëndrra që ne kërkonim që në vitin 1992, me krijimin e organizatës “Liria”. Sigurisht, në këtë gjyq është lakuar dhe emri im, por unë i shpëtova burgosjes pasi isha arratisur në Shqipëri…

 

Diçka më konkretisht për këtë gjykim?

-Gjyqi ndaj organizatës “Liria” është formuluar në Gjyqin e Qarkut në Prizren më 12 nëntor të vitit 1962… Pra, dy vjet pas ikjes sime në Shqipëri… Kryetar i Gjyqit ishte Tomisllav Cucuroviq dhe Tadei Rodiqi, gjykatës… Të pandehur në këtë gjyq ishin  Bedrush Çollaku, ish-nxënës i Shkollës Normale në Prizren, Haxhi Zyba, ish-nxënës i Shkollës Normale në Prizren, Fadil Cukaj, ish-nxënës i Shkollës Normale në Prizren, Shefki Muça, mësues nga Suhareka dhe Hysen Bukoshi, ish-nxënës në Gjimnazin e Prizrenit. Ata u akuzuan për veprën penale të “spiunazhit” dhe “bashkim kundër popullit dhe shtetit”… Bedri Çollaku e Haxhi Zuba ishin arrestuar më 27 mars të vitit 1964, Fadil Cukaj më 6 maj 1964, Shefki Muça më 1 prill të vitit 1964 e Hysen Bukoshi më 20 korrik 1964…

 

Cilat janë akuzat zyrtare që u ngritën ndaj pjesëtarëve të grupit tuaj në këtë gjyq?

-Akuzat ndaj shokëve të organizatës sonë janë nga më të rëndat: Ja, po i rendis disa shkurtimisht: a-Kalim ilegal i kufirit, takimi në Kukës të Shqipërisë me drejtues të Sigurimit të shtetit shqiptar duke dhënë informacione sekrete ushtarake e ekonomike në dëm të Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë, b-aktivitete konkrete kundër shtetit të Jugosllavisë e popullit jugosllav, c-formimin në Prizren në pranverën e vitit 1962 të grupit “Liria” me qëllim përmbysjen me dhunë të rendit ekzistues dhe shkëputjen e Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë nga RSFJ dhe bashkëngjitjen e saj Shqipërisë, etj…

 

Po lidhur me ju, çfarë u tha në këtë gjykim?

-Sigurisht, siç përmenda dhe më parë, ikja ime në Shqipëri, veçanërisht misioni im atje në dobi të organizatës. Midis të tjerave, në argumentim të akuzave zyrtare dhe formulimin e vendimit për dënim, thuhet:”Në njërën prej mbledhjeve të grupit është vendosur që për vendosjen e kontakteve të përhershme me Shërbimin Informativ të Shqipërisë, me qëllim për me marrë ndihmë materiale, armë, radiostacion dhe instruksione të mëtejshme për realizimin e qëllimeve të grupit, në Shqipëri kanë çuar Gjokë Dabajn, i cili me ndihmën e të pandehurit Fadil Cukaj, i cili ka kaluar kufirin në Ulqin midis datave 10 e 11 korrik të vitit 1962. Gjokë Dabajt, i pandehuri Bedrush Çollaku i ka dhënë raportin me shkrim, i cili përmbante shënimet mbi formimin e grupit armiqësor dhe aktivitetin e tij. Në Shqipëri kërkohej ndihma për veprimet e mëtejshme. Dokumenti që është dërguar në Shqipëri, është nënshkruar me emrin e vet (Bedrush Çollaku) si dhe i janë dhënë pseudonime e shenjat e njohjes. Gjithashtu, janë marr vesh për vendet dhe mundësitë që do të takoheshin me gjokë Dabajn…!” Pas arrestimit të shokëve e hetimeve, u zbulua dhe aktiviteti i plotë i grupit në Kosovë e personat e përfshirë në këtë aktivitet…

 

Cila ishte akuza e UDB-së për shtrirjen e grupit “armiqësor” dhe persona të tjerë të implikuar në veprimtarinë e tij?

-Ja si thuhet për këtë në proces-verbalin e gjykimit: “…Kanë punuar për zgjerimin e grupit duke rekrutuar persona të tjerë, të cilët më parë i njoftonin me qëllimet dhe detyrat e grupit armiqëso… Kështu kanë bërë biseda në vijën armiqësore me shumë persona kundër vendit tonë(Jugosllavisë) sdhe konkretisht me Liman Thaçin nga Retimia, Selatin Gjenasheviain nga Prishtina, Haki Baraliun nga Bukoshi, Gjergj Nikprelën nga Zogajt, Iljaz Zogajn nga Trepeza, Rahman Zeqirin nga Reçani, Shefki Muçajn nga Vreniqi…” Pra, akuzat për pjesëtarët e organizatës sonë “Liria” që u arrestuan, ishin nga më të rëndat, pra, për tradhti e veprimtari armiqësore ndaj Jugosllavisë… Dhe dënimet ishin të rënda..

 

Cilat ishin dënimet e dhëna për anëtarët e grupit?

-Bedrush Çollaku, u dënua me 9 vite burg, Haxhi Zyba u dënua me 7 vjet burg, Fadil Cukaj, u dënua me 6 vjet e katër muaj burgim, Shefki Muça u dënua me 4 vjet burgim, Hysen Bukoshi u dënua me 4 vjet burg… Vuajtja e dënimit është bërë në burgjet më të vështira të Jugosllavisë, kurse periudha e hetimeve është karakterizuar nga tortura të shumta… Edhe pas kryerjes së plotë të dënimit, pjesëtarët e grupit që fituan lirinë, ata që mbetën në Jugosllavi, ishin nën përndjekjen e UDB-së…. Por çlirimi i Kosovës, i një pjese të trojeve shqiptare që vuante nën sundimin serb, ndonëse nëpërmjet një dhune çnjerëzore e kalvari shpërnguljesh masive të popullatës, ishte realizimi i ëndrrës sonë dhe i gjithë shqiptarëve… Këtu, duhet të kujtoj kontributin në luftën për çlirimin e Kosovës…

 

Cili ishte ky kontribut?

-Ai qe i shumë anshëm e nuk dua të ndalem shumë këtu… Shokët luftuan në vijën e frontit e në prapavijë. Ndërsa banesa ime në Shqipëri, u kthye në një hotel të madh për të ardhurit nga trojet në luftë Por të gjithë bënë detyrën, asgjë më shumë…

 

(Fund)

 

JETA DHE AKTIVITETI I GJOKË DABAJT

Gjokë Dabaj u lind në vitin 1938 në Stamboll të Turqisë ku familja e tij ishte në emigrim, dhe ende pa mbushur moshën një vjeçare, kthehet me nënën e tij në vendlindjen e prindërve, në Shestan të Tivarit, në ish-Jugosllavi. Babai mbeti në Turqi. U kthye në familje në vitin 1947. Gjokë Dabaj u shkollua në vendlindje në Ulqin, në Tivar, në Nikshiq(këtu në gjuhën sllave) në Prishtinë dhe në Prizren. Është ndër të rinjtë e shkolluar që kërkojnë lidhjet me Shqipërinë, me shtetin amë, duke kundërshtuar kufijtë absurd dhe ndarjen e njerëzve të një gjaku. Për këtë qëllim, ai dhe shokët e tij bien në sy të UDB-së dhe ndiqen prej saj. Është një prej themeluesve të organizatës patriotike “Liria”, e cila kishte për mision bashkimin e  shqiptarëve, komunikimin kulturor e fizik mes tyre. Për këtë, grupi vendosi që të kontaktoj me strukturat e shtetit shqiptar të kohës. Pasi hartohet materiali informues, Gjokë Dabaj është personi që ngarkohet të arratiset nga ish-Jugosllavia e të vij në Shqipëri për kontakte. Kjo ndodh në prill të vitit 1962. Ndërkohë, UDB-ja ka rënë në gjurmë të aktivitetit të shoqërisë “Liria”, ka bërë arrestimin e drejtuesve të saj dhe i ka nxjerrë në gjyq. Gjoka jo vetëm mbetet në Shqipëri, por këtu përballet me shpërfillje e pëson zhgënjim… Dërgohet në internim në Tepelenë… Vlerësohet si i pabesueshëm dhe është   Më vonë, pas shumë peripecive, shkollohet dhe punon si mësues në disa rrethe të vendit, kryesisht në Mat. Në Shqipëri është martuar e krijoi familjen. Pas afro 30 vitesh, përkatësisht në vitin 1989, ai takohet për herë të parë me nënën, e cila ka mundur të vij si turiste në Shqipëri… Pas gati 3 dekada e gjysmë takohet dhe me vëllanë që e kishte lënë atëherë të vogël, fëmijë… Dabaj është publicist i njohur, autor i  disa librave historikë, studimor e artistik.

Nga Kujtim Boriçi July 14, 2013 11:46
Komento

6 Komente

  1. beni July 14, 14:19

    Kete gje bente Enver Hoxha ktej nga ne,i nxori te gjith Ortodokset qe kishin pushtet armiq te popullit,ketej matane nga ju ne kosove e njejta gje???
    Ku fshihej lepuri,si ke ju e ketej nga ne ne Shqiperi!!!
    Pushteti gjithnje pushteti qe kerkoj Enveri,dikush andej nga ju ne Kosove nuk e njihte mire kush ishin Shqiptaret e vertete ne Shqiperi,dhe kur filloj reprezalja ne Shqiperi kunder Shqiptarve te vertete,te hershem me tradite e zakon e Fe nuk kish se si tu linin rehat ju shqiptaret qe u bete me vone se sa keta te nje feje kristiane te hershme ne kete rajon!
    Pra Serbia dhe Tito kish informacionin e duhur,se si kryeshe reprezalja,duke filluar nga Koci Xoxe e deri tek i Fundit Mihallaq Zicishti e Shqiptare te tjere Komuniste Ortodokse!
    Keta u akuzuan nen akuzen me te rende te tradhetis ndaj atdheut,qe faktet treguan se asnjeher nuk kan pasur misione te tilla ne koke pervec se tradites kulturore te nje populli,qe as edhe njeher nuk u esht servirur,dhe politikave me liberale te komunizmit te atershem!

    Reply to this comment
    • preshi July 14, 15:31

      Gjuha jote tregon se Enveri paska pasur shume te drejte dhe nuk paska bere asnje gabim ! Fatkeqesisht kete konkluzion e perkrah dhe Shqiperia sot , ku vetem shqiptaret nuk lejohen te jene ne krye te saj , apo te bejne poltikat e tyre si brenda dhe jashte vendit !

      Por e drejta vonon por nuk harron Beno ! Shqiptaret kane hequr shume nga juve , por pavaresisht se me centimetra jane duke levizur perpara ! Koha punon per shqiptaret , juve punoni si antishqiptare !

      Pavaresisht juve antishqiptareve , shqiptaret e kane fitoren e sigurte , sidomos , fale Shtetit ne kohen e Diktatures se Proletariatit (ky eshte emertimi politik zyrtar dhe shkencor)

      Reply to this comment
      • beni July 14, 19:54

        Shqiptaret kan qen ne lufte te thelle ideologjike Fetare,edhe ne sistemin komunist!
        Lufta per pushtet,ka karakterizuar gjith politiken Shqiptare qysh nga Pavarsi e vendit!
        Ne rast se Enveri do te ishte vertet tolerant,me i lehte do te ish edhe genocidi ndaj Shqiptarve ne Kosove e maqedoni?Nacionalizmi ka qen nje nder ceshtjet me delikate ne politiken rajonale,ku Tito e denoj shum rende,si tek shqiptaret edhe tek Kroatet e tek Serbet,ku denoj Rankovicin!
        Enver Hoxha i martuar me te Dashuren e Miladin Popovicit Nexhmije Xhuglinin kish problem mentalitetin,ne te cilen e hengrem ne dhe Kosova,sepse raporte te tjera politike do te sillte Koci Xoxe me ish Jugosllavine?Reprezaljet filluan mbas pushkatimit te tij ne 1949!

        Reply to this comment
  2. Lisi July 14, 22:10

    Bedrush Collakun e kam njohur mire sepse,ne burgun e Nishit(KPD) ishin me vellaun tim,Sali Z.Salihun, te cilin e vizitova ne kete burg ne 1968.Pas daljes nga burgu Bedriu dhe bashkeshortja e tij,Drita,e cila eshte edhe vajza e patriotit te paepur Ali Aliut-Presheva, kane qene disa here ne familjen time.Prezenca e Ali Aliut,Bedrush Collakut,Vezir Ukes etj.ne familjen tone ka qene,rast per nje kuvend ne te cilin benim qortimin e gabimeve dhe nxirrnim ide,per formen e luftes anti-jugosllave me te volitshme dhe menyren me adekuate per bashkimin e teritoreve shqiptare me Shqiperine Meme.Mund te them se B.Callaku ka qene nje Guri,nga guret e Kosoves i pa thyer.Ne 1979,32 profesore e vizituam Shqiperine per 16 dite. Enderren e beme realitet por,u zhgenjyem shume kur pame mjerimin dhe indiferencen e shqiptareve per tokat shqiptare jashte Shqiperise.Atehere ne heshtje i thash vetes:O Zot,a mund te jete kryetari i Shqiperise,shqiptar dhe t’i katandise shqiptaret ne kete mjerim?! Derisa u hapen kufijte,nuk kam treguar se kam pare ne Shqiperi diçka te keqe sepse,ne Kosove te konsideronin per spiun,nese e thoshe te verteten per Shqiperine ne ate kohe,bile as vellazereve te shtepise.Gjithsesi,kam rrespekt te madh per ish te burgosurit politik dhe ata qe per atdhe dhane çdo gje qe paten pa e kursyer edhe jeten.Rrofte kombi shqiptar dhe Shqipëria Etnike-Natyrale! France.

    Reply to this comment
  3. egli July 15, 18:40

    Preshi , fjale me vend. Shqipetaret e vertet mbeshtesin vetem Enver Hoxhen. Te tjeret qe as sja ka njeri miden njeri se nga mutin kane ardhur , le te duan Saliun , Ramen dhe Ameriken. Shqipetaret e vertet nuk i perkulen kurre asnje force te huaje. Edhe sikur ajo te jete e drejte. Per te gjitha ato pocaqilleqe qe na kane bere te huajt , ne nuk i mbeshtesim. Hic fare . Sado te zhvilluara te jene Shqipetari nuk do tja di. Kete urrejtje per te huajt e kemi trashgim nga te paret. Une vete personalisht , as kenget , as filmat , as kulturat te cfardo , nuk ja pranoj , i urrej , hic fare , sdua. Origjinen e kam Nga Mallakastra dhe ketu asnje nuk i degjon kenget e huaja te tyre , si ato Amerikane , greke apo te cfardo rrac lamashi qe ka kjo bote.

    Reply to this comment
  4. Haxhi Kuçi December 29, 01:27

    A ka ndonji gazetar te mirefillet qe ka aftesi profesionele dhe qe e ndjen veten patriot apo qe nuk ja ka frigen se vertetes ?Le tju shkone secilit ketyre ish te burgosurve neper shtepit e ketyre dhe le ti pyesin çka ke bere kundra serbise qe te burgosen?Ju gazetar nje ta dini se keta nuk kan se çka me ju dhene pergjigje,pos i kam thene stope serbise zullumin popullit.Por beni pyetje se çfare stopi kush ua dha?Shyle shqip pyetni çfare te keqe ja beren jugosllavise e serbise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*