Daçiç: Gati të ndërhyjmë ushtarakisht në Veri. Përgjigjet Prishtina

March 14, 2019 21:02

Daçiç: Gati të ndërhyjmë ushtarakisht në Veri. Përgjigjet Prishtina

Prishtina zyrtare i është përgjigjur deklaratave të Beogradit se është gati të ndërhyjë ushtarakisht në veri të Kosovës, nëse rrezikohen serbët. Për zëvendësministrin kosovar të Mbrojtjes, Burim Ramadani, paralajmërimet janë një luftë dezinformimi e nisur nga Serbia.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se Beogradi i ka gati për veprim trupat ushtarake në rast se Kosova tenton të ndërhyjë në veri.

Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht në veri të Mitrovicës në rast të ndonjë përpjekje të Kosovës për të sulmuar serbët, apo për të zaptuar Trepçën”, ka deklaruar Daçiç.

Në të njëjtën linjë, ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviç ka bërë me dije se edhe trupat policore serbe janë në gjendje gatishmërie. Teksa ka publikuar një raport të dikasterit të tij, Stefanoviç ka nënvizuar se përveç disa incidenteve sporadike të lidhura sipas tij me pakicat, situata e sigurisë në Kosovë është relativisht e qetë.

Ndaj deklaratave të ministrave serbë ka reaguar numri dy i Ministrisë kosovare të Mbrojtjes, Burim Ramadani, i cili i ka etiketuar si “luftë speciale” paralajmërimet e tyre. Në një prononcim për gazetën “Ekspres”, Ramadani nuk ka përjashtuar ndërhyrjen në veri, por ka nënvizuar se çdo aktivitet i trupave të Kosovës do të jetë i koordinuar me KFOR-in. “Kjo është një luftë speciale dhe dezinformuese e Serbisë dhe është shumë agresive. Pretendimet se Kosova do të sulmojë qytetarët e vetë janë një absurditet dhe një tufë broçkullash si ato të viteve ‘90”, ka deklaruar Ramadani. Ai ka shtuar se një fushatë e tillë e Beogradit është e kuptueshme përsa kohë në pushtet janë të njëjtët njerëz që kanë qenë edhe gjatë viteve ’90, ndonëse në poste të ndryshme.

Ndërkohë zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, teksa ka komentuar deklarimet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, për një intervenim ushtarak të Serbisë në veri të Kosovës, ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë shenjë se diçka e tillë mund të ndodh.

Sipas situatës aktuale nuk ka asnjë shenjë se ngjarje të tilla të tmerrshme mund të ndodhin. KFOR-i mban marrëdhënie të vazhdueshme dhe të mira me të gjithë akterët e sigurisë në Kosovës, si dhe me Forcat e Armatosura Serbe, me qëllim të parandalimit të ndonjë veprimi të papritur që mund të jetë i dëmshëm edhe për Kosovën edhe për Serbinë”, ka thënë Grasso për Gazetën Express.

I pyetur nëse KFOR-i dhe NATO-ja janë të shqetësuar lidhur me këto deklarata, Grasso thotë se e vetmja arsye aktuale për shqetësim janë deklarimet që po përdoren.

Nuk kemi ndonjë indikacion apo arsye për t’u shqetësuar. Shqetësimi i vetëm është për shkak të retorikës që po përdoret, sepse krijon një mjedis ku një incident i izoluar mund të përshkallëzohet”, ka thënë ai.

v.l/ Dita

March 14, 2019 21:02
Komento

7 Komente

  1. intelektuali March 14, 21:47

    He mo Hashim Thaci dhe ti o Edi Rama a e shikoni si i zgjidhin ceshtjet e kufinjve me mareveshje miqesore MIQTE tuaj nga Serbia e Putinit dhe e Bolltoneve antishqyptare pas tij?

    Reply to this comment
  2. MH March 14, 22:30

    Ky asht difekti qe kur u clirue kosova shtetet qe moren pjes ne lufte nuk vendoseb detyrimin qe Shteti Serb te jepte llogari per te gjithe krimet e kryera nga serbet ndaj popujve te tjere te ish federates jugosllave duke shdamtue nji per nji cdo krim te bere.Origjinal sic shdamtoi Hitleri gjithe shtetet.Sot ky zotria edhe kercnon.

    Reply to this comment
    • mirel March 14, 22:41

      Kete nuk e beri Shqiperia e para o MH. Perkundrazi i beri fresk Serbise dhe e la Kosoven totalisht nen thundren serbe dhe te BE.

      Reply to this comment
  3. fery March 14, 22:48

    po po ti serb i degjeneruar , ke hy e ke dale kure ke deshte sepse njiher me nji ushtrim paraushtarak te organizuar nga Ushtrija Jugosllave me 1990, ju ne nivel kosove na i mblodhet gjitha armet e Mbrojtjes Popullore dhe vetrmbrojes Shoqrore neper nderrmarrje dhe kur u siguruat
    100 % se s kishim arme ne shtepite tona ju zbarkuat me 100 mij trupa dhe arsenal ushtarak te rende . Edhe atrher , ju hyre ne Kosove por , nuk dijrtet kahe me ik. Edhe ateher ateher njisoje si sot ju na kishit kishit kercnuar por sot ne kemi
    ushtri dhe armatim dhe nqs. provoni ateher gryken e kallashit do te ua fusim ne gabzher … ateher do te ju cfarosim a kuptove ti cigan i Serbisr

    Reply to this comment
    • Mona March 15, 06:03

      Ju po trima te medhej shume, dridhet gjithe bota nga ju
      ju me nder te ………

      Reply to this comment
      • intelektuali March 15, 09:42

        O Mona,

        Lere kete BOLE fanatike enveriste,

        sepse:

        Sapo sheh nje serb perpara e kapin drithmat dhe fillon te kendoje si lepuri ne gracke:

        DRUJE TITO,
        MI TI SE KUNEMO

        Reply to this comment
      • Fidel Kastro March 15, 11:01

        Mona , mos valle jeni serbe??????? Ne se po do te isha i lumtur , por te flase shqiptari me kete gjuhe me dhem shume. Serbet kane bere shume krime ne Kosove e ne vend qe te kerkojne falje kercenojne!!!!! Kemi qene e mbetemi armiq shekullore.

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*