Daçiç: Nëse marrëveshja për Asosacionin bie, Kosova tallje me ndërkombëtarët

November 11, 2015 11:14

Daçiç: Nëse marrëveshja për Asosacionin bie, Kosova tallje me ndërkombëtarët

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se pezullimi i marrëveshjes për Asosacionin e Komunave serbe nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është një tallje me ndërkombëtarët.

Ai deklaron se nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë do të goditet rëndë i gjithë dialogu i zhvilluar midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Daçiç shprehet se Serbia do të presë reagimet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara, në rast se marrëveshjet e arritura do të hidhen poshtë nga Gjykata Kushtuese.

“Thelbi i Marrëveshjes së Brukselit është formimi i AKS-së. Ky hap i Prishtinës është goditje e madhe në Dialogun e Brukselit, i cili po e humb kuptimin”, tha ai.

Edhe kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është i papranueshëm dhe se Prishtina duhet të zbatojë detyrimet.

Ndërkohë, Presidentja e Kosovës duket se nuk e ka përkrahur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në një intervistë për mediat kosovare, ajo tha se pezullimi i marrëveshjeve të firmosura me Serbinë do të prodhojnë efekte juridike në rendin kushtetues. Për t’u theksuar është fakti se në një kërkesë që Presidentja i ka dërguar gjykatës, i është referuar AKS-së me termin “entitet juridik”. /Dita/

November 11, 2015 11:14
Komento

3 Komente

  1. Arben November 11, 13:41

    ZAJEDNICA NUK KALON

    PERPARA VETEVENDOSJE.

    Reply to this comment
  2. ZHELEFINA November 11, 17:59

    JEPI DAÇIÇ ! FUTE NE SEDËR KURVËN PLAKË ME EMRIN EUROPË !

    Reply to this comment
  3. fllad November 11, 18:09

    Hapni syte o teveqeler kosovare! Nje gje qe serbet e kerkojne me kaq insistim dhe juve u jane zene syte dhe mos kuptoni melodine qe do kendohet neser nga avazi i i violines serbe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*