Daçiç: S’kam pse ta uroj Thaçin, Serbia s’e njeh Kosovën

April 10, 2016 12:55

Daçiç: S’kam pse ta uroj Thaçin, Serbia s’e njeh Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, nuk ka pranuar të komentojë pyetjen se Serbia do t’i kërkojë falje ndonjëherë Kosovës për krimet e kryera gjatë luftës së fundit.

Daçiq tha se kërkesa për falje mes vendeve vetëm sa do ta thellonte ndarjen.

Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, rrjedhimisht as udhëheqësit e saj, prandaj s’kam pse t’i uroj njerëzit e zgjedhur të saj, ka thënë Daçiç, kur është pyetur për zgjedhjen e Hashim Thaçit si President.

Këto komente ai i ka bërë nga Prizreni ku po qëndron në kuadër të vizitës së tij në Kosovë.

“Serbia nuk e pranon Kosovën dhe nuk mund t’i uroj njerëzit e zgjedhur në Kosovë”, ka pohuar Daçic.

April 10, 2016 12:55
Komento

1 Koment

  1. Arif April 10, 16:17

    Po, kur s’ njohin, pse marrin leje per te shkuar ne Kosove?! Dhe, si qenka me e mire qe te mos kerkohet falje mes vendeve?! Mos do te thote kjo se askush s’ duhet te kerkoje falje per krimet apo gabimet qe ben ndaj te tjereve?! Logjike pre krimineli te ndergjegjshem per krimet qe ka bere, por qe eshte i vendosur te mbete kriminel, prandaj e quan me te drejte te mos kerkoje falje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*