Dade: Diplomacia në krizë, po bëhen ambasadorë militantët e PD

December 20, 2012 19:52

Dade: Diplomacia në krizë, po bëhen ambasadorë militantët e PD

Arta Dade, nënkryetare e Komisionit të Jashtëm Parlamentar shpreh shqetësimin e opozitës për nisjen e procesit të zëvendësimit të ambasadorëve shqiptarë në disa vende të botës. Deputetja Dade thotë se jemi përballë shkeljes së ligjit. “Maxhoranca është tejet e vonuar për të bërë ndërrimin e ambasadorëve përkatës dhe ka një shkelje flagrante të ligjit sepse ambasadorët aktualë kanë kaluar çdo limit që parashikon ligji. Duke i bërë karshillik njëri institucion ndaj tjetrit, Kryeministri e ka në autoritetin e vet të emërojë të ngarkuarit me punë dhe i ka dhënë zgjidhje për t’i dhënë një mesazh të fuqishëm, që njerëzit që atij i shërbejnë me shkelje ligjore ose pa shkelje ligjore i mban në poste, ku ai mendon se i shërbejnë më shumë.  Jemi përballë një situate absurde ku emërimet e ambasadorëve janë bërë mbi bindje politike dhe kritereve për t’i shpëtuar Kryeministrit të vendit dhe kemi 10 % e ambasadorëve që vijnë nga fusha e diplomacisë ndërsa 90 % emërtesa politike”, thotë Dade. Koha që është zgjedhur për këto zëvendësime, në këndvështrimin e deputetes së opozitës, lidhet me një rrotacion të mundshëm të pushtetit. “Gjashtë muaj përpara zgjedhjeve kur do të ndryshojnë maxhorancat kemi nxitim për të emëruar ekzaktësisht ambasadorë që vijnë nga politika siç është rasti ambasadorit të ri që do të shkojë në Romë, pavarësisht se kemi të bëjmë me një personalitet të fuqishëm të kulturës. Por unë nuk po hyj në analizën e çfarë përfaqësojnë si individë ambasadorë por po hyj në analizën përse shteti po shkel ligjet në një kohë kur ky shkak është bërë problem për mosdhënien e statusit të vendit kandidat sepse legjislacioni në fuqi shkelet në të gjitha drejtimet. Kemi rastin e ndërtimit të një administrate publike ku edhe diplomacia nuk i ka shpëtuar partitizmit të administratës”, thotë Dade./tch

December 20, 2012 19:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*