Dade: Islamin e ka marrë malli për Asamblenë e PS

July 21, 2015 17:05

Dade: Islamin e ka marrë malli për Asamblenë e PS

Komisioni parlamentar i Jashtëm është përfshirë sërisht nga batutat, ndërsa protagoniste ka qenë Kryetarja Arta Dade dhe deputeti i PD-së Kastriot Islami.

Megjithëse komisioni ka pasur në rendin e punvs së tij marrëveshjen me Gjermaninë për projektin “Energji Ujore dhe Siguria e Digave në Kaskadën e Drinit”, deputetja Dade ka thumbuar kolegun e saj Islami në lidhje me mbledhjen e Asamblesë së PS, duke i thënë se e ka marrë malli për një forum të tillë.

I thirrur në komision ishte zv.ministri i energjisë, Ilir Bejtja, i cili ka dhënë sqarime për koncensionet e dhëna mbi lumin Vjosë, konkretisht në Langaricë, të cilës i janë shkatërruar ujërat termale.

Deputetja Valentina Leskaj ka pyetur zv.ministrin Bejtaj se cfarë bëhet me koncesionet që janë dhënë dhe që mund të dëmtojnë këtë lum.

“Është fjala për HEC-in e Bënçës edhe përgjithësisht Vjosë. Ka një sensibilitet Plangarica në Përmet kështu që ka një sensibilitet shumë të lartë në qoftë se mund të na jepni një sqarim”, ka theksuar Leskaj.

Në sqarimin e tij zv.ministri Bejtja tha se “ne kemi bërë një verifikim dhe projekti si në Langarizë dhe në Përmet projekte të tjera kanë qenë totalisht si mas kartës teknologjike të miratuara nga KKT-ja. Sot ne nuk mund të marrim një vendim që të shkatërrojmë dy HEC-e dhe të shkojmë në arbitrazh për to”.

Batutat

Kastriot Islami: Ky bën një pyetje, përgjigjet ai. Unë ndërhyj në .. po nuk është mirë. Njësoj siç ndërhyn Serveti është listë e gjatë është kastravec i ri.

Arta Dade: Po ty të ka marrë malli për asamblenë më duket mua?

Kastriot Islami: Jo s’më merr mua malli fare për atë asamble.

July 21, 2015 17:05
Komento

2 Komente

  1. V.DUKA July 21, 17:34

    Mos e ulni nivelin tuaj Zonja Dade as me replika me njerez si kaco ziu.
    me respekt. V.Duka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim