Opozita merr 8 mandate në qarkun e Korçës

Arta Dade - INTERVISTE June 14, 2013 08:49

Opozita merr 8 mandate në qarkun e Korçës

Kandidatja e PS-së për qarkun e Korçës, Arta Dade, në këtë intervistë për gazetën ‘DITA’ flet për ecurinë e fushatës në Korçë e Kolonjë dhe Leskovik dhe për vendosmërinë e zgjedhësve për t’i dhënë një votë plebishitare ndryshimit të shumëpritur më 23 qershor. PS e vetme është e vendosur të fitojë shtatë mandate në qark dhe një të tetë bashkë me aleatët. Ajo thotë se PD-ja dhe militantët e saj të veshur me pushtet po kërkojnë të blejnë votat e qytetarëve, por korçarët dhe kolonjarët as nuk shiten dhe as nuk blihen, ata nuk mund të mashtrohen më tej nga mashtrimet e kësaj qeverisjeje të dështuar. Ndërkaq, zonja Dade tregon edhe për pakënaqësitë e zgjedhësve lidhur me disa deklarata të krerëve të LSI-së.  Intervistoi: Erion Habilaj

 

Zonja Dade, si po shkon fushata për zgjedhjet e 23 qershorit?

Fushata është duke u zhvilluar në mënyrë fantastike, jo vetëm për shkak të njerëzve të mrekullueshëm të zonës së Kolonjës dhe Leskovikut, por edhe për faktin se jemi duke zhvilluar, një bashkëbisedim të hapur me qytetarët ku përveç se japim alternativën tonë, dëgjojmë dhe hallet dhe shqetësimet e tyre.

Kolonja  dhe Leskoviku është një zonë që ka dhënë shumë për vendin, si për kulturën, arsimin etj. Partia Socialiste, do t’i japë një zhvillim të ri jo vetëm Kolonjës, por të gjithë qarkut të Korçës me një qeveri me kryeministër Edi Ramën. Në takimet e përditshme ne jemi fokusuar edhe në zhvillimin e fshatit të cilët në këtë qark janë të braktisur.  Shumë prej tyre janë pa rrugë, ndërsa Partia Demokratike dhe qeveria Berisha janë duke u sjellë me ta në një mënyrë çnjerëzore, duke bërë lojëra edhe me ndihmën ekonomike. Kolonja dhe Leskoviku i ka dhënë kulturës shqiptare aq shumë sa mjafton që të kujtojmë Petro Nini Luarasin, abetaren e Naum Veqilharxhit e deri tek Muço Qullin, Shahin Kolonjën, Fan Nolin, Faik Konicën etj.

Kolonja historikisht është një zonë që ka votuar për Partinë Socialiste, por këtë herë rezultati do të jetë shumë i thellë.

 Pika e forte e Partisë Demokratike në këtë fushatë zgjedhore jane  shtrimi i rrugëve…

 …Sot që po flasim, kam parë një broshurë të shpërndarë nga Partia Demokratike ku thuhet se janë shtruar 110 kilometra rrugë dhe mes të tjerave cilësohet edhe rruga Ersekë-Leskovik. Kjo rrugë është me të vërtetë për të ardhur keq për këdo që e shikon dhe e shkel çdo ditë, por këto manovra dhe mashtrime të qeverisë do të marrin përgjigje nga qytetarët me votë. Nëse broshura e PD-se flet për 110 kilometër rruge te shtruara, qytetaret e Ersekës dhe Leskovikut e dine se behet fjale për 110 kilometra rruge te vjedhura.

Cili është objektivi i Partisë Socialiste për 23 qershorin dhe sa mandate mendoni se do të merrni në Qarkun e Korçës?

Kolonja dhe Leskoviku do të jenë vendimtare për marrjen e mandatit të shtatë nga Partia Socialiste në Qarkun e Korçës. Me ndihmën e aleatëve, koalicioni i opozitës “Për një Shqipëri Evropiane” do të marrë tetë mandate në këtë qark. Kjo ndihet çdo ditë dhe shpresa e njerëzve për ndryshim është tek Partia Socialiste. Ka shumë njerëz që më parë kanë votuar Partinë Demokratike dhe të zhgënjyer kërkojnë që të na takojnë dhe shprehen të kënaqur që këtë herë do të votojnë Partinë Socialiste. Kjo na ndodh në mënyrë të përditshme në takime me qytetarët.

Kemi parë këto ditë fenomenin e blerjes së votës, i cili nuk po ndodh jo vetëm në zonat rurale, por edhe në mes të Tiranës, ky fenomen ekziston edhe në zonën tuaj?

Fenomeni i blerjes së votës, po shfaqet gjithandej. Anëtarë të Partisë Demokratike, si zogjtë e korbit natën, janë duke përdorur të gjitha metodat për blerjen e votës, dhe këtë janë duke tentuar edhe me gjëra qesharake. Qytetarët e Kolonjës dhe Leskovikut, por jo vetëm, as nuk blihen, as nuk shiten.

P.sh kemi kryetarin e Partisë Demokratike i cili ka monopolizuar pyjet dhe po i masakron në mënyrën më barbare. Jam skandalizuar kur shikoj maune pa fund me dru të prerë jashtë çdo kriteri. Qeveria dhe pushteti i Partisë Demokratike po kërkon të japë lëmosh në këmbim të votës, por sa kam vënë re unë, askush nuk po e pranon. Shumica dërrmuese e qytetarëve shprehen hapur se do të votojnë Partinë Socialiste dhe qeverinë Rama që do të jetë një pikënisje e re për vendin. Problemet e tyre do të zgjidhen nga një qeveri e cila do të ketë në fokus hallet dhe shqetësimet e tyre.

 

Arta Dade - INTERVISTE June 14, 2013 08:49
Komento

28 Komente

  1. RAkipi June 14, 09:58

    Ska asnje duskutim fitorja e PS kete here, asnje dyshim. kjo do jete historike per PS dhe per vete popullin. Une i inkurajoj te gjtihe te votojne, te marrin pjese masivisht ne votime, pasi vetem keshtu do te mund ta mundim saliun lehte e pa dhune.

    Reply to this comment
    • buffon June 14, 10:49

      Askush nuk ve ne diskutim fitoren e thelle te Partise Socialiste.U lodh ky popull se keqqeverisuri per 8 vite me radhe nuk duron me mbi qafe zgjedhen e regjimit te Saliut.Me 23 qershor Korça dhe e gjithe Shqiperia do Rilindin.

      Reply to this comment
    • gjyshja June 14, 10:52

      Populli i Korçes e jo vetem pret me padurim zgjedhjet e 23 qershorit me qellim qe ti jape goditjen finale me vote kunder kesaj qeverie.Saliu nuk qeverisi kurre per interes te popullit,qellimi i tij qe gjithmone perfitimi e mbushja e xhepave te familjes se tij ne kurriz te shqiptareve.

      Reply to this comment
  2. sibora June 14, 09:58

    E sigurt qe PS mer 8 mandate ne Korce, 8 mandate ne Elbasan sepse populli i vaefer nuk genjehet me nga lemosha e Saliut dhe as nga genjeshtrat e tij elektorale per rritje rrogash e pensionesh sepse keto jane genjeshtra te konsumuara tashme.

    Reply to this comment
    • fino alla fine June 14, 10:54

      Znj.Dade i gjithe populli eshte me ju i gjithe populli mbeshtet rilindjen,rilindja eshte e vetmja rruge per te nxjerre vendin nga ky batak ne te cilin e ka futur Saliu.Populli i Korçes diten e 23 qershorit do shkoje masivisht ne zgjehdje me qellim rrëzimin e ketij regjimi mbytes per të.

      Reply to this comment
  3. Yllka June 14, 09:59

    Kjo babezia e pushtetit ka marre ngjya te thella. Eshte nje realitet i dhimbshem, nje realitet qe sben gje tjeter por vret cdo shqiptar e e bind qe duhet votuar ne mase per te kthyer ne vend ngjyrat dhe normalitetin

    Reply to this comment
  4. rei June 14, 09:59

    Fitorja e partis socilaiste eshte e padiskutueshme tashme, me 23 Qershor shqiptaret do te votojne masivisht Skuadre e Rilindjes per ti dhene fund shkaterrimit te shtetit nga dora kriminale e hajdute e pushtetit.

    Reply to this comment
  5. Flogerti June 14, 10:01

    Arta Dade eshte nje figure e arrire gruaje. Grate socialiste jane ato qe ne fakt gjithmone e kane thene fjalen e tyre e kane perfaqesuar grate shqiptare. Kjo do ndodhe dhe me 23 qershor, kur grate shqiptare te votojne te gjitha per PS, te gjitha per nje perfaqsim te ndershem e jo hipokrit si sot

    Reply to this comment
  6. bashkimi June 14, 10:08

    Zonje grua. Jo vetem qe do fitoje opozita, por do jete nje fitore qe historike. arrihet shume thjeshte. Kushdo qe do te ardhme me te mire, kush mendon se femijet e tyre meritojne me shume atehere voto 29, Voto Rilindje e jepi ne dore EDI RAmes mundesine te beje Ndryshimin e madh. UNE BESOJ TE EDI RAMA

    Reply to this comment
  7. Tigri 14. June 14, 10:11

    Fitore plebishitare. Saliu po ben cdo dite kercenime me vende pune e gjithcka mundet por kjo se pengon popullin ti japi shuplaken qe meriton nje plak i cmendur qe po cmend nje popull te tere. MOS E LINI ME TE NA TERHEE PER HUNDE. COHU – VOTO- MOS NEGLIZHO- VOTO JOTE NDRYSHON VENDIN – TE ARDHMEN TENDE E FEMIJEVE TU

    Reply to this comment
  8. rei June 14, 10:18

    Fitore historike do te mare e majta me 23 Qershore ne Korce e ne te gjithe shqiperin sepse shqiptaret jane lodhur nga sharlatanet, hajdutet e kriminelet ne pushtet…Une votoj skuadren e Rilindjes sepse dua njerez te rijn ne pushtet, dua energji te reja dhe vizion te ri…voto numrin 29.

    Reply to this comment
  9. klara June 14, 10:21

    Zojna e nderuar Arta Dade ju jeni nje figure shembullore e femrave dhe grave shqiptare ne parlament….Partia socialiste me zonjat e saja te nderuara ne listat e kandidateve, me djmte e ri plot energji gje vullnet dhe me pervojen e me te vjeterve do te sjelle ne krye te shtetit pas 23 Qershorit nje qeveri te denjte per te perfaqesuar cdo shqiptare…nje Fitore te thelle do te marim me 23 Qershor. voto numrin 29

    Reply to this comment
  10. armir June 14, 10:28

    zonja dade ka shume shume te drejte ne lidhje em ekte gje sepse parita socialist ene qarkun e korces eshte shume e sigurt se do i siguroje 8 mandate atje dhe 23 qerhsori do e vertetoje kete gje se sa i indinjuar eshte korca

    Reply to this comment
  11. ergi June 14, 10:31

    partia socilaiste jo vetem ne ekte qark por ne te gjitha do fitoje nga nje mandat me shum se cmori ne 2009 dh ekjo do e bej fitoren e saj me t esigurt dhe me spektakolare se kurre qe nga viti 1992

    Reply to this comment
  12. bertin June 14, 10:32

    partia socialist epo ben nje pune te shkelqyer ne cdo qark per te rikuperuar te pakten 1 mandat dhe kjo e ben ate fitimtare t epadiskutueshme ne zgjdhje,shqiperia ka nevoje te rildin dhe kjo fryme ndihet kudo ne popull

    Reply to this comment
  13. albana June 14, 10:35

    opozita ka nje paln te qarte dhe nje porgam t ehskelqyer per qeverisjen e vendit dhe kjo ebne atne avantazh me aprtien demokratike e cila ecen vetme sipas premtimeve kuturu te slai berishes dhe palo ministrave

    Reply to this comment
  14. daniel June 14, 10:37

    partia socialiste e kornces dhe ne cdo qark po ben nje pune shume t eshkelqyer per fitorjen e ketyre zgjedhjeve dhe fakti qe qeveira nuk ka investuar aspak ne kete qark e ben fitoren e ps dhe revolten e popullit me t emadhe

    Reply to this comment
  15. ervin June 14, 10:38

    shqipatret e dine shume mire sei partia socialsite po mudnohet tju paraqes nje paln kaq te shklqyer per rilindjen e vendit dhe ky eshte palni qe nxjerr shqiperin nga varferia dhe bataku lku e ka mbytur slaiu

    Reply to this comment
  16. drini June 14, 10:40

    ne 23 qerhsor korncaret dhe t egjithe shqipatret duhet t emebshtesin apritne socialiste dhe edi ramen si e vetmja alternative e mire per t erilindur shqiperine ndaj sduhet t ehezitojne ta bejne ate gje

    Reply to this comment
  17. arsi June 14, 10:41

    FItorja e partis socialiste ne zgjedjet e 23 Qershorit eshte e sigurt, shqiptaret me padurim po presin nderrimin e sistemit, po presin vendosjen e demkracis ne vend, po presin zbatimin e programit dinjitoz te parti socialiste…. voto numrin 29, voto Rilindjen per ti dhene vlere votes tende.

    Reply to this comment
  18. tan June 14, 13:29

    Zonja Dade jeni nje grua shume e respektuar. Nga ato pak gra per te qene qe merren me politike ne kete vend. Ajo qe me ben pershtypje mua eshte fakti qe figurat e njohura te PS Rama i degdisi te gjithe neper rrethe te larget kurse Tahirat, Blushrat, Klosrat…etj kalamaj te perkedhelur i mbajti ne Tirane ose afer saj. Pse keshtu Rama?! Per mua Rama eshte mosmirnjohes ndaj atyre qe bejn punen dhe mbajn partine dhe zonja Dade dhe disa figura te tjera Rama ka per ti lene ne hije sapo te vi ne pushtet.

    Reply to this comment
  19. Lefteri June 14, 13:54

    Me gjithe moshen qe ka Dade me ngjan gjithnje e ngrohte! Rastesi apo per shkak te zgjedhjeve?

    Reply to this comment
  20. niazi nga rakicka e BODES June 14, 14:58

    TASHTIIIIII ,PO I PERGJIGJEM LEFTERISE KETU ME LART,SHPRESOJ QE KETE PYETJE TE MOS E KETE BERE LEFTERIA E KQZ,PO TE JETE ,NJE PYETJE EBERE NGA NJE NJERI ME NIVEL MESATAR INTELEKTI QE DO TE THOTE MBI NIVELIN E LEFTERISE SE KQZ…..

    Reply to this comment
  21. Fredy June 14, 15:52

    Keto i keni llogarit tuaja ashtu sic i kan edhe ato te PD ne te vertet do shohim me 23 qershor se kush do jet fitues i zgjedhjeve.

    Reply to this comment
  22. Mirandian June 14, 15:53

    Juve si ps kesaj rradhe do dilni shume keq ne Korce sepse keni kryetarin e bashkis se korces qe nuk ka be asgje per kete qytet,

    Reply to this comment
  23. kelmendasi June 14, 16:56

    80% e komentuesve te Rames i kane emrat me 4 apo maksimumi 5 germa.Me sa duket i bejne ose moderatoret vete ose Rama ka punsue njerez dhe per arsye kohe qe ti jape drejtim komenteve kursejne kohen dhe germat.
    Se kush foton tash e shifni me 23 qershor kur Rames per te perballue humbjen do t i duhet te shtoje dozen e pluhurit te bardhe .Ne mos overdoze fare

    Reply to this comment
  24. ardian June 14, 16:59

    Obobo po erdhen keta hajdutet e tjere pas 23 qershorit, do keputet fare Shqiperia. Tani eshte me paterica, por pastaj : NE KOMA ose e vdekur. Kirurgu Rama me Mjeshtrin META do ti vjedhin edhe pikat e fundit te gjakut, do ta shtrydhin fare ore.

    Reply to this comment
  25. Ilir June 14, 17:48

    Ne vemendje shtabit Elektoral te Znj.Arta Dade : Jam nje person qe u njoh mire zonen e Kolonjes dhe Leskovikut ndonse jetoj mijra km larg asaj zone. Ne vazhdimesi edhe ne te kaluaren Komunat e rrethit te Kolonjes qe per cudine e te gjitheve kane ju kane kaluar te djathteve ,Kryetaret e tyre luajne fort krahas te tjerave edhe me Ndihmen Ekonomike dhe kontrollet e Shtetit ne drejtim te abuzimeve ne kete drejtim eshte pothuase zero. Ata Kryetaret ju afrojne Ndihme Ekonomike per perjudhen para zgjedhore personave te lekundur apo dhe bindje te majta te cilet duke qene ne kushte shume te veshtira ekonomike pranojne lemoshen e P.D. dhe ose nuk shkojne te votojne ose votojne P.D. Ka dhe raste skandaloze dhe jo pak te vertetuara me pare ne Komuna por sidomos ne Bashkine Leskovik ku drejtuesi atje ne menyre abusive perfshin ne listat e Ndihmes Ekonomike persona qe jetojne dhe punojne ne Greqi shume afer Leskovikut apo dhe te tille qe punojne ne fshatrat Greke dhe te dielave kethehen ne Leskovik. Pra evidentoni raste te tilla te cilat jane shume e them me pergjegjesi dhe ja vini ne dispozicion Znj,Dade per ta trajtuar ne takimet e organizuara dhe per tja u bere te njohur qendres. Pas zgjedhjeve kontrolli do te jape abuzimet massive qe verehen ne kete drejtim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*