Dade: Pa gratë as Shqipëria nuk do të integrohej në BE, e as Kosova nuk do të ishte e pavarur

March 8, 2015 12:01

Dade: Pa gratë as Shqipëria nuk do të integrohej në BE, e as Kosova nuk do të ishte e pavarur

Seanca e përbashkët e parlamentareve mbarëshqiptare është kthyer në një kuvend jo vetëm ceremonial, porn ë një diskutim të plotë the të thellë në lidhje me barazinë gjinore në hapësirrat shqiptare.

Deputetja socialiste e Shqipërisë, Arta Dade, që drejtoi seancën tha se “pa kontributin e grave Shqipëria nuk do ishte anëtare e NATO-s e as vend kandidat i Baashkimit Evropian, as Kosova nuk do të ishte e pavarur e njohur nga 108 shtete”.

Në Kryesimin e seancës është edhe deputetja më e vjetër kosovare, Flora Brovina. Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli thas e arsimimi i femrës çon drejt përfshirjes së e saj në jetën politike dhe ekonomike, e sipas tij, përfshirja e tillë sjellë barazi gjinore.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, kur të gjitha femrat shqiptare të përfshira në politikë janë mbledhur në një seancë në Prishtinë, Veseli ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, për t’i të gjitha deputetet në Kuvend dhe për t’u uruar këtë festë.

Veseli tha se duhet ndërtuar një shoqëri pa diskriminim gjinor, ku pjesëmarrja e femrës në jetën publike kuptohet si diçka e natyrshme dhe vlerë e domosdoshme, raporton ATA.

Kosova sipas tij ka bërë mjaft për barazi gjinore por pranoi se mbetet shumë për tu bërë. Veseli pranoi se ka diskriminim gjinor në Kosovë.

March 8, 2015 12:01
Komento

2 Komente

  1. antienveri March 8, 15:24

    8 MARSI ESHTE FESTE ME IDEOLLOGJI MASHTRUESE KOMUNISTE

    prandaj edhe ne SHBA nuk festohet dhe as nuk e perfillin fare si dita nderkombetare e gruas megjithese e ka zanafillen tek 8 marsi i Nju Jorkut i vitit 1857 kur grate e industrise se tekstileve ne SHBA protestuan per here te pare ne histori per kushte me te mira pune dhe themeluan sindikaten e tyre. Me pas komunistet e pervehtesuan kete date dhe i dhane pamje nderkombetare ne vitin 1955 duke implementuar ideollogjine bolshevike mashtruese ne te, sepse kushtet e punes te grave ne vendet ish komuniste dhe sidomos ne Rusine Bolshevike ishin shume me te keqia se ne ato vendet perendimore dhe gruaja shikoshej ne keto vende si nje skllave e dyfishte: e burrit ne shtpi dhe e Partise se Punes ne shoqeri.

    Reply to this comment
  2. Alban Dega March 8, 15:36

    Opinione 8 Marsi

    GRUAJA – PERENDESHE E NJEREZIMIT

    – Barbari…. !
    – Femija eshte engjell i Botes

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “ Një vrasje e rëndë ka ndodhur në landin e Bavarisë në Gjermani. Një shqiptar nga Kosova me emrin Ajet K, 40 vjec ka vrarë familjen e tij dhe veten. Ngjarja e cila tronditi opinionin publik, ndodhi kur kryefamiljari , ka shtënë me revole kundër bashkëshortes së tij, Dinore K., dhe të birit vetem pesevjecar Aulonit….” Femijen tjeter 2 vjec e ka shpetuar vetem Zoti!
    Vrasja makaber ka ndodhur megjithese ky cift kishin dy- tre vjet qe ishin ndare me ligj. Babe e bir varrosen, ndersa bashkeshortja e tij ndodhet ne rrezik serioz per jeten. Tre jete te rrenuara.Nje bebe jetim! Dhjetra te aferm, shoke e miq te dy plave mbeten te plagosur perjete shpirterisht.
    Emri e reputacioni i shqiptarit ne Gjermani dhe ne Perendim ne teresi peson nje plasaritje tjeter me kete barbari te re pa asnje aresye reale e ligjore.
    Nuk mund te quhet dhe nuk eshte vetem cmenduri… Te qellosh femijen pese vjec, te vrasish gjakun tend… eshte barbari!
    Gruaja , edhe prostituta me e ndyre e rrugeve, eshte e shenjte, Perderisa dikush e therret nene ajo eshte fisnikeria vete.
    Nene eshte fjala me e madherishme e kesaj Bote! Fjala e pare edhe e fundit ne kete jete ne te gjitha gjuhet e Botes!
    Eshte fatkeqesi qe akoma disa shqiptare e shikojne ate si nje skllave, si nje fabrike femijesh pa asnje te drejte….
    Eshte fatkeqesi qe me shume se kushdo ne shqiptaret i bejme grate … cka nuk e mban goja. me shume me fjale se me veprime, edhe ne internet e faqe gazetash! Turp! Haram emri shqiptar!
    Grua eshte nena jone!
    Grua eshte motra jone!
    Grua eshte gruaja jone, shoqja jone e jetes!
    Grua do te behet edhe vajza jone….
    Gruaja eshte mbreteresha e Botes sepse pa gruan nuk do te ekzistonte Bota! Gruaja eshte Perendesha e njerezimit!
    Mos vini as dore e as goje te lige mbi gruan!
    Besnikerine e saj nuk e ruan as dajaku as skllaveria, as shtateqint dryna e as njemije pergjime telefonash e interneti!….
    Nuk e ka ruajtur kurre… Aq me pak sot !
    Besnikerine e gruas e te burrit e ruan vetem dashuria e sinqerte dhe respekti si per nenen. Nese ajo nuk eshte nena jote… ajo eshte nena e femijeve tu…. Ajo eshte nena e Botes!
    Nuk ecen bashkejetesa… Nuk eshte fundi i Botes… Ligji e njeh divorcin! Jo plumba! Jo barbari mbi grate e femijet !
    Kush ve dore mbi gruan dhe femijen, engjellin e dashurise , eshte me barbar se vete barbaria! Jo vetem ne Perendim por edhe ne Lindje! Si brenda edhe jashte Kosoves e Shqiperise. Gruaja eshte lule e jetes! Eshte vete jeta! Femija eshte engjell, shenjteria vete !
    Femija eshte engjelli i Botes! Gruaja eshte fisnikeria e jetes! Gruaja eshte Perendesha e njerezimit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*