Dade: Progres-raportin ta shohim si një qeveri serioze

November 12, 2015 15:43

Dade: Progres-raportin ta shohim si një qeveri serioze

Kryetarja e komisionit të Jashtëm, Arta Dade tha në seancën e Kuvendit se qeveria shqiptare duhet ta trajtojë me seriozitet progres-raportin e Komisionit Evropian.

Në përgjigje të fjalës së ministrit të Jashtëm Bushati, i cili krahasoi raportin me Serbinë dhe Malin e Zi, zonja Dade deklaroi se vendet kanë histori të ndryshme.

“Më mbushi me entuziazëm fjalimi i ministrit, por për mua standardet dhe pikat e referimit s’mund të jenë vendet e rajonit që kanë ardhur në historitë të ndryshme nga ajo e jona. Shqipëria është një vend që i ka mbyllur negociatat në 2006 dhe më se njëherë nga kjo tribunë kemi folur për arsyet e vonesave për statusin dhe ka përkuar me qenien tonë në opozitë”, tha ajo.

Ajo kërkoi që mazhoranca aktuale t’i shohë ndryshe shumë çështje nga qeveria e shkuar. “Do na duhet kohë ti shohim gjërat siç bën një qeveri serioze dhe pikat që ne ndryshojmë shumë nga kjo opozitë kanë të bëjnë me atë që grupi i PS i sheh gjerat me sensin kritik ndaj vetes, ne duhet të kishim bërë më shumë, por a i kemi bërë ato që mund të kishim bërë?”, tha Dade. /Dita/

November 12, 2015 15:43
Komento

2 Komente

  1. Sali Kanakari November 13, 05:54

    Eh moj Dade, po nuk mundesh te jesh gjithe kohen minister e jashtme. Kuptoje qe nuk eshte posti qe ti jep vlerat!

    Reply to this comment
  2. Benoni November 13, 09:45

    Zonja Dade! Ky qe quhet Progres-Raport nuk deshifrohet dot as ng matematicienet me te mire ne bote, as nga deshifruesit me te afte e as nuk ka perkthyes ta pershtase dot. Eshte hartuar nga soji me i pa kuptimte, soji globalist i BE!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*