Dade: Rolin kryesor në monitorimin e zgjedhjeve duhet ta ketë ODIHR

Redaksia Online February 27, 2013 16:25

Dade: Rolin kryesor në monitorimin e zgjedhjeve duhet ta ketë ODIHR

PS shpreh shqetësimin se kush do të ketë rol parësor në monitorimin e zgjedhjeve të qershorit: Asambleja Parlamentare e OSBE-së apo ODIHR.

Deputetja socialiste Arta Dade, e cila mori pjesë në mbledhjen e dimrit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në Vjenë, gjatë takimit me drejtorin e ODIHR, zotin Lenarcic, ka kërkuar që ky organizëm të ketë një rol parësor monitorimi.

“Në debatin e përgjithshëm mora fjalën dhe ngrita shqetësimin për vëzhgimin e zgjedhjeve, duke kërkuar që ODIHR-i, si një organizëm me ekspertë të pavarur dhe tejet profesionalë, të jetë i pranishëm në Tiranë me një mision afatgjatë vëzhgimi, përtej faktit që ka lindur një problem midis Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe ODIHR-it, ne nuk kemi pse të ndërhyjmë në problematikën që është krijuar, mendoj që mazhoranca kërkon një vëzhgim dhe të marrë përparësi Asambleja Parlamentare, dihet që eksponentë të veçantë të saj janë anuar në mbështetje të Berishës, duke qenë se janë edhe miq të vjetër”, tha Arta Dade.

Ndërsa deputetja demokrate, Mesila Dode, anëtare e mazhorancës në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, e kontaktuar nga Top Channel për deklarimet e zonjës Dade, tha se ato nuk qëndrojnë, pasi kemi të bëjmë me një debat të brendshëm mes Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe ODIHR.

Deputetja Doda shtoi se “problemet e brendshme, që mund të ketë Asambleja Parlamentare e OSBE-së me ODIHR-in, janë çështje që nuk duhen ngatërruar apo keqpërdorur për interesa të politikës së ditës. Kam kërkuar që zgjedhjet e 23 qershorit, – nënvizon Doda, – të jenë sa më shumë të monitoruara nga Asambleja e OSBE-së dhe ODIHR-it, që duhet të vijnë me një mision të përbashkët, por roli i vëzhguesve parlamentarë është i pazëvendësueshëm”.

Redaksia Online February 27, 2013 16:25
Komento

3 Komente

  1. Nandi February 27, 17:23

    Zonja Dade ju deputetet e vjeter te PS qe mbani realishte peshen e kesaj parite duhet te tundni e shkundi mire Ramen qe mos ja vjedhi Saliu prape zgjedhjet dhe ne te degjojme Ramen duke qare per 6 muaj dhe kaq. Pasi te beni kete kerkoni vezhgues. Vezhgues ne rradhe te pare duhet te jemi ne shqiptaret qe do votojme pastaj te huajt, qe sic e dim as qe duan tja dine per ne. Per boten mjafton te kete qetesi rajoni, kush qeveris dhe si nuk ka rendesi per ta.

    Reply to this comment
  2. lalzi February 27, 17:28

    Shume e drejte, OSBE-ja ne Tirane ka dhene prova mjaftueshem si mbeshtetese e qeverise Berisha. Ambasadori Wolfarth nuk eshte me i besueshem per shqiptaret !

    Reply to this comment
  3. panajoti February 27, 20:30

    edhe vezhgimi e monitorimi i zgjedhjeve eshte futur ne spiralen e miqesive te berishes!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim