Dade: Shqipëria e gatshme të kontribuojë në krizën e emigrantëve

December 11, 2015 17:44

Dade: Shqipëria e gatshme të kontribuojë në krizën e emigrantëve

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade me ftesë të Kryetarit të Komisionit për Politikën e Jashtme, Çështjeve Europiane, Mbrojtjen, Bashkëpunimin dhe Emigracionin, i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Luksemburgut, Marc Angel, mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare të Bashkëpunimit për Zhvillim.

Në ndërhyrjen e saj gjatë sesionit të dytë të kësaj Konference, me temë “Koordinimi për periudhën pas vitit 2015 midis Bashkimit Europian dhe shteteve te vendeve anëtare ne lidhje me zhvillimin”, Dade foli për bashkëpunimin ekonomik rajonal e projektet infrastrukturore për ndërlidhjen hekurudhore e rrugore si edhe bashkëpunimin në fusha të tjera sikurse parashihet në dokumentet e diskutuara ne Samitin e Vjenës që pasoi mbledhjen e Berlinit e takime të tjera të rëndësishme të nivelit politik në kuadrin e Procesit të Berlinit iniciuar nga Kancelaria Merkel.

Në diskutimet gjatë sesionit të tretë për menaxhimin e krizave humanitare, Dade informoi për gatishmërinë e shtetit shqiptar për të kontribuar përmes pritjes së një numri të konsiderueshëm refugjatesh nga zonat e konfliktit në Siri e Irak. Ajo gjithashtu shprehu qëndrimin se kjo krize është globale dhe në kontekstin e BE të gjitha vendet duhet të bëjnë pjesën e tyre te kontributit duke shmangur interpretime të papranueshme për të adresuar këtë problem nga perspektiva fetare.

December 11, 2015 17:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*