Daily Mail: 6 vrasës shqiptarë jetojnë në Angli me identitet fals

May 23, 2016 10:48

Daily Mail: 6 vrasës shqiptarë jetojnë në Angli me identitet fals

Historia e Saliman Barçit ka ngjallur së tepërmi interesin e mediave britanike, pasi u bë publike se shqiptari që ka përfituar azil në Britaninë e Madhe, kërkohet në Shqipëri për dy vrasje të bëra në vitin 1997.

Prestigjiozja “Daily Mail”, në një tjetër artikull shkruan se përveç Barçit, ekziston frika se në Angli fshihen edhe të tjerë shqiptarë që janë të kërkuar për vrasje.

Tabloidi britanik ka pyetur në lidhje me këtë çështje Teno Hodajn, një zyrtar i lartë i Interpol Tiranës, i cili i tha për “Daily Mail” se janë të paktën 6 shqiptarë të akuzuar për vrasje që jetojnë në Britani të Madhe.

“Problemi më i madh me Mbretërinë e Bashkuar është fakti që shumë shqiptarë kanë marrë pasaportë britanike si shtetas kosovarë duke shfryëzuar luftën e Kosovës. Ata kanë përdorur emra falsë për të marrë nënshtetësinë britanike. Zyrtarët nuk mund ta bëjnë dallimin mes shqiptarëve dhe kosovarëve”, tha zyrtari i Interpol Tiranës.

Ai shtoi gjithashtu se procesi për të ekstraduar një person nga Britania e Madhe është shumë e gjatë dhe kjo i jep kohë të dyshuarit që të largohet.

“Unë kam marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi me policinë britanike dhe Ministrinë e Brendshme, por mendoj se Gjykatat britanike duhet të kenë më shumë besim tek ne për të bashkëpunuar për një proces gjyqësor në mënyrë korrekte”, u shpreh Hodaj.

Saliman Barçit shkoi në Britani të Madhe në vitin 2002 dhe përfitoi azil duke përdorur identitet fals si shtetas nga Kosova.

“Daily Mail” ka marrë informacione zyrtarë në Tiranë për të tjerë shqiptarë të kërkuar në shtetin ishullor, që janë Kadri Hoxha 56 vjeç dhe Avni Metra 53 vjeç, të dy nga Burreli dhe që Shqipëria ka kërkuar nga Aglia ekstradimin e tyre, por që ende nuk janë gjetur

May 23, 2016 10:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*