“Tony i Tiranës”

August 7, 2016 11:01

“Tony i Tiranës”

E përditshmja më e madhe në Britani, Daily Mail, nuk e ka fshehur kurrë problemin e saj me ish-kryeministrin Tony Blair.

Shkrimet e gazetës kundër tij janë të shumta.

Këtë herë ata e kritikojnë për foton me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në plazhin e Dhërmiut.

“Para një muaji, ai dukej i pikëlluar dhe emocional, teksa shprehte keqardhje në një konferencë për shtyp në Londër mbi gabimet e bëra me vendimin për të pushtuar Irakun. Por javën e shkuar, Tony Blair u shfaq shumë ndryshe. Me një këmishë të hapur, syze dizajneri dhe një varëse ari me kryq, ai pozonte në diell në një cep të Evropës Jugore. Dukej sikur traumën e raportit ‘Chilcot’ e kishtë lënë pas me kohë”.

Gazeta shkruan se 63-vjeçari mbërriti në Dhërmi me një helikopter ushtarak, duke u ulur në stadiumin e Himarës.

Një zëdhënëse e Ramës i tha gazetës se ai ka bërë një vizitë të shkurtër dhe private.

“Zoti Blair nuk është paguar kurrë për asgjë nga qeveria shqiptare,” tha ajo.

August 7, 2016 11:01
Komento

6 Komente

  1. Biometri August 7, 12:57

    Aman ore… zedhensja e Rames i del per zot Tonit ne raportet me mediat e vendir te tij.
    Sa qesharak behemi

    Reply to this comment
  2. Agim August 7, 13:40

    “Ditë” e nderueme, qyshse Rama, për t’parën her’, e ka shpall’ me t’madhe t’ ashtuqujtunën “Rilindje”, kam nis’ me dyshue n’vërtetsin e saj. Se Rilindja nuk mujtet askurrherit me ardh’ prej politike, e majt’ a e djatht’ kjoft’. Pra, hipokrizi me brina! Se, ja, çka ndryshimesh për s’mbarit na paska pru’ nji kjo (jo)rilindje? Kena nji ministre të Çarsimit, nji tjetër të Shkulturimit, nji t’ Shëndetsimit t’vedit, nji t’Shpunësimit, nji t’Haritos narciziste (tash ia kam harrue emnin ministris’ s’kësaj zoje), etj., etj., etj…. ministre/a dhe ministrina t’pabuka. Shqyptart jan’ vorfnue ma zi se n’koh’ t’ Sulltan Salihit!
    E dashtun “Ditë, ty, avokate e t’vorfënve, po t’çon përshnetje Shkodrani alà migjenian: i papun’, i pashpres’, i përshkelun e, tashma , edhe i rivdekun!

    Reply to this comment
  3. Goni August 7, 14:48

    I thote ky gomari jone, mos e vrit menjen bej si bej une mos e rruj fare.

    Reply to this comment
  4. Mark uk August 7, 15:50

    Ne asnje vend te botes nuk ka punuar pa pages,pervec ne Shqiperi.Dhe ket e bere per shpirtin e gjyshit hahaha.Do vij koha e do dalin e verteta.Ktu ne UK gazetat nuk po shkruejn mire per shokun e EDIT.Vizita e tij nuk ashte pa gja.

    Reply to this comment
  5. Shushica August 7, 17:19

    O injorantë antishqiptarë. Ne nuk bëjmë politikë të madhe siç bën shtypi britanik sepse GB është një fuqi me ndikim në ngjarjet botërore .Ne duhet ti jemi mirënjohës Tony Blair , si një nga përkrahësit e çlirimit të Kosovës nga thundra sërbe…..për ne kjo është e mjaftueshme për të qënë mirënjohës atij dhe Klintonit , dy udhëheqësve historikë të të majtës moderne botërore.Mësoni të shkruani shqip në se jeni shqiptarë…

    Reply to this comment
  6. alphade August 7, 23:24

    Te gjithe komentatoret e mesiperm e kane nga zilia e
    tmerreshme qe kane per Edin !! Si eshte e mundur tho-
    ne keta qe idhulli yne , “ylli drites “nga Vicidoli nuk u
    “relaksue” me nje figure te tille nderkombetare sic ndodh
    me Edin dhe simpatine qe kane per te ndekombetaret….!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*