“Daily Mirror” blen konkurrentet “Express” dhe “Daily Star”

February 9, 2018 15:51

“Daily Mirror” blen konkurrentet “Express” dhe “Daily Star”

 

Botuesi i tabloidit të majtë britanik “Daily Mirror” njoftoi sot blerjen e disa titujve, përfshirë dhe të konkurrentit të tij të djathtë “Daily Express”, “Daily Star” dhe revistën OK! për 126,7 milionë stërlina (143 milionë euro), në konsolidim të plotë të një sektori të përballur me uljen e shitjeve dhe të reklamave.

Dy gazetat, më të shiturat pas Luftës së Dytë Botërore, janë përballur me një rënie të vazhdueshme të shitjeve të tyre.

Në dhjetor, 2017, “Daily Mirror” kishte një tirazh të përditshëm prej 580 000 kopje, një shifër në rënie prej 18,84 për qind në raport me muajin dhjetor 2016, ndërkohë që “Daily Express” ka regjistruar një rënie prej 6,82 për qind duke arritur në 364 000 kopje.

a.s/dita

February 9, 2018 15:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*