Arrestime jopolitike apo politikë me arrestime?
Në orët e vona të së enjtes, në faqen e DITA-s në internet u shpall si titull kryesor dalja e një urdhër-arresti për kreun e INUK, Zydi Dajti, fill pasi ishte njoftuar dhe arrestimi i Florenc Hoxhës, kreu i INUV-it të Bashkisë Tiranë. Një nga internautët që komentonin këtë lajm, kishte zgjedhur një batutë ironike duke i bërë thirrje Prokurorisë: “O z.Llalla tani arrestoni Adi Krasten, por mos harroni, arrestoni edhe Ajola Xoxen për… kompesim”. Analogjia e komentuesit ishte me siguri cinike, por kishte si prapamendim të vetin, një element të dy arrestimeve Hoxha-Dajti që s’mund të mos bjerë në sy. Ishte arrestuar Florenc Hoxha, “krahu ndërtimor” i Lul Bashës, por ishte arrestuar edhe Zydi Dajti, ‘krahu ndërtimor’ i Edi Ramës brenda së njëjtës mbrëmje. Ndonëse çështjet ndaj të dyve janë të ndryshme, madje dhe pikënisja e hetimeve ndaj të dyve ishte me diferencë të thellë kohore (Për Dajtin hetimet kanë nisur 1 muaj më parë për Hoxhën rreth 1 vit më parë), arrestimet e tyre u njoftuan njëkohësisht.
Është e parakohshme dhe e pamundur për të hulumtuar juridikisht problematikën apo tiparet e të dyja arrestimeve, por nuk mund të mos bjerë në sy fakti, se organi i akuzës ka treguar në mënyrë shumë naive dhe thuajse teatrale shumë “kujdes” që ky kapitull arrestimesh të ishte “i dubluar”, pra që në pranga të ishte edhe “pala” por të ishte edhe “kundër-pala”.
Kjo nuk është serioze nga ana e Prokurorisë; kanë tentuar të duken “jopolitikë”, por në fakt kanë bërë politikë me arrestimet, pra janë treguar më politikë se kurrë. A është kjo rruga në të cilën duhet të ecë Prokuroria? Aspak. Asaj nuk duhet t’i interesojë “përkatësia partiake” e një të hetuari dhe nuk është punë e saj të kushtëzojë hetimet dhe arrestimet me “balanca” politike për të qenë “në rregull me të gjitha palët”.
Aq më tepër që një koncept i tillë “me merakun politik” në mes përveçse i gabuar nuk u jep qytetarëve asnjë garanci që hetimet do jenë serioze dhe do shkojnë deri në fund. Sepse kjo mënyrë veprimi të çon edhe te problemi tjetër, më i mprehtë se naiviteti i mësipërm: që arrestimet janë më shumë si një aksion që justifikon komplekset e prokurorisë për t’u dukur “e paanshme”, se sa një aksion hetimor mirëfilli që i ka shkuar në zemër problemit të majisur të ndërtimeve pa leje dhe ryshfeteve pa fund.
Që tani mund të themi se në të dyja rastet, si në rastin e Florenc Hoxhës ashtu dhe në rastin e Zydi Dajtit, nuk ka hetime të thelluara të prokurorisë për mitmarrje apo korrupsion, por akuzat janë ndërtuar kryesisht mbi parimin e “tejkalimit të kompetencave”, ose “shpërdorimit të detyrës”. Në këtë kontekst, e gjitha, duket më shumë si një lëvizje e cila ka dashur me doemos të luajë fort me imazh, se sa ndonjë lëvizje që gjëmon këmba-këmbës korrupsionin. Me këto marifete duket sikur tani Prokurorisë do t’i duhet të gjejë “Gaten e PS-së” pas arrestimit të “Gates së PD-së”.
E thënë shkurt, publiku nuk pret nga Prokuroria dhe z.Llalla që të mbajë lugën e prestigjatorit në ekuilibër pa duar dhe as të përdorë ndonjë lugë me të cilën po hëngri “andej” duhet të hajë edhe “këndej”. Z.Llala të bëjë detyrën. Dhe ajo bëhet me hetime reale dhe ndëshkime reale. Jo me teatër hetimesh dhe komedi ndëshkimesh.
Më shumë, sot në DITA
Eshte e qellimshme me siguri. I ligu ishqiptarve Sali Berisha, nuk te fal per intriga. Duan te trembin drejtuesit e guximshem qe te mos e vazhdojne me tej punen e tyre. Sali Berisha dhe klani i tij eshte forca me e erret e Shqiperise keto 500 vjet. Demet kolosal ndaj Shqiperise dhe shqtareve te ketij klani te log dhe kriminal, e kalojne dhe fantazine me te shfrenuar te antiahqiptareve dhe cka mund te benon ata ne dem te ketij vendi
Llala eshte njeri i Metes jo i Saliut.
mbaj pergjegjesi per kete qe them
Ne nje poc pjerdhin te gjithe o Prokuror
Me vjen keq ta them me ironi por institucionet e pavarura me se fundmi filluan te justifikojne vehten ne Shqiperi.Z.LLalla ja beri fora me arrestimet e diteve te fundit.Per te vene ko……….mboret qe i mungojne presidentit Prokurori vendosi te behet simbol i balancimit ne jeten politike e institucionale Shqiptare.Dy urdhera arresti brenda nje dite ne te dy kampet e politikes ne institucione analoge.Nuk mund te gjykoj ne eshte shashke ala Berishjane apo lajthitje.e Prokurorit.Kam frike se eshte e para qe eshte edhe me e keqja.Z.Hoxha ka te pakten dy vjet qe eshte i denoncuar per shkelje e abuzime.Me sa dime Z.Dajti nuk e ka kete stazh.Mendoj se Z.LLalla mund te priste disa dite per vendimin e tij.Aq me teper qe ky i fundit nuk perbente ndonje rrezik imedjat publik.Mendoj se ka mjaft dosje te bera publike e me buje qe flene apo zvarriten ne sirtaret e Prokurorit ekuilibrist.Kjo fare pa anshmerie e nje aneshme eshte bere pa dyshim nje cfaqje bajate qe neverit dhe me te durueshmin.Mega vjedhja e rruges se kombit,Gerdeci apo 21 Janari presin pergjigje ligjore e jo makinacione te prokurorise apo gjyqesorit.Nuk besoj se edhe ne keto raste prokurori duhet te ruaje ekuilibrin se ndryshe i takon qe bashke me Z.Basha si minister ne vrasjen e 4 qytetareve pa faj te arrestoje edhe rreth 100000 mije qytetare pjesmarres ne ate dite masakre.Askush si edhe une nuk dalim ne mbrojtje te krimit,perkundrazi,por zgjimi i befte i Z.LLalla ne te njenjte ore e dite ne arrestimet e fundit te kujton gurin e budallait.Problemi qendron tek ne qe e kerkojme.Ne e dime qe tregohemi me budallenj se budallai por ja qe e bejme.Me sa duket prokurori e njeh mire psikologjine e atyre qe do ta kerkojne gurin e tij.Duket se mesimet e doktorrit kane rene ne toke pjellore.Pergezime Zoti Prokuror i Pergjithshem.Profeti.
Llalla eshte aty te beje nje dore euro.
Dyshja Berisha-LLalla ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe te vene para pergjegjesise se opinionoit dhe te nderkombetareve mundohen te hedhin hi syve shqiptareve dhe nderkombetareve , duke bere sikur po luftojne korrupsionin. Godasin nga te dyja krahet duke i bere qejfin Bashes dhe vjeherrit te tije per prishjen e ndertimit pa leje dhe mashtrimit me firmat e te vdekurve ne Vlore. Ne vend te godas Bashen dhe vjeherrin e tije, godet zbatuesin e ligjit. Ky eshte luftimi i korrupsionit nga kryeprokurori LLalla dhe ato dosjet e famshme qe deklaroji para marrjes se statusit.Mendimi im eshte se edhe Llalla po e mbush kupen dhe duhet te pergjigjet per mbeshtetje te krimit dhe korrupsionit, duke u bere ortak ne mosgoditjen e tije , por duke u munduar te mashtroje shqiptaret me dosje fallco,duke mos goditur ne shenje.
Llalla e ka gojen si Ura e Tabakeve…
Llalla nje vegel e Sali Kriminelit, kush eshte vegel eshte edhe Kriminel.
Ajrit politiko-drejtesi ne Shqiperi, te uzurpuar nga koka e QELBUR e peshkaqenit plak Berisha, qe qelbi cdo gje ne ket’ vend te brishte, do t’i duket kohe te filtrohet. Per aq kohe sa ky peshkaqen i ndyre te jete gjalle e veshtire do te jete……
Cfare ben o Llalle? Shume premtove kur u promovove, por edhe ti si legen dole, pasi po ve ne nje peshore edhe hajdutin e bastardin Florenc me njeriun e punes e sakrifices Zydi Dajti. O Llalle mblidhe radaken e bashke me kopene e prokuroreve, qe te ndjekin pas, mos u falni pehere tek Berisha se ai shoke do dhe perdite vecse rrjedh nga trute e kokes, por shiko ndiq me perkushtim ligjin dhe dergo para gjykates (pjeses se ndershme) zullumqaret qe po e rrjepin e po poshterojne kete vend dhe popull per 23 vjet. Shko dhe ti te shohim njehere ne Lazarat e mos u merr vetem me punet e tua private e me njerzit e tu, pasi po i sjll te gjithe gramshaket ne Tirane, e po u jep poste pa e merituar nje gje te tille duke bere edhe presione ne dikastere duke bere dhe alliverishe. Edhe njehere o Llalle pervishju punes qe te takon si Prokuror i Pergjithshem, pasi jo kujtdo i bie fati te jete ne ate post. Boll me Berishen e lakejt e tij, pasi vendin po e ndotni shume dhe kur te mios jeni atje, do te kujtohen me neveri e perbuzje nga njerzit e thjeshte. Kthe mendje o Llalle.
Une si E VERTETE qe jam jam i mendimit qe maxhoranca duhet te beje nje nderhyrje te forte dhe te menjehershme ne te gjitha hallkat e qelbezuara te Drejtesise. Kjo duhej bere madje me perpara Lazaratit. Prandaj kane marre aq shume vota.
Kur u be dhe ky gagaci Llalla, ky pijanec ferrneti te beje karshillek me arrestime, futja vetes.
Kush je ty mor qelbesire qe ve dore mbi njerezit vec per te cvleresuar arrestimin e hajdutit ordiner Florian doraci, ve shenja barazimi me Zydin-goxha burre qe nuk njeh ceshte nje pese leksh lyl. Nje burre qe i fishkellenin plumbat te koka ne 21 Janar ?!
Ty i Tiku pijaneci e mbushe kupen, ik per lesh.
***********************************************************************
Z.Rama,
… me kot lodhesh te bindesh Europen.
pasi ne Shqiperi nuk ka drejtesi sa te jete gjalle
“korbi krimit” Ali Bisha me Presidentin, Prokurorin, SHISH-in,
KLD-ne, Kushtetuse-n qe i ka zgjedhur vete.
***********************************************************************
———————————————————————————————————————–
Shqiperia me “Drejtesi Rrumpale”
Me nje kryeqytet per te qare, te uzurpuar padrejtesisht, te tej-bushur nga te ardhurit mbi 5 here me shume sa mbante Tirana, te cilet e kane c’kulturizuar, c’civilizuar, bere pluhur, pise dhe pa gjelberim.
Vertete per te qare si Shqiperia eshte katandisur per gati cerek-shekulli nen rregjimin kanunor-verior historikisht dembela dhe te pabese.
Te mbushen syte me lot kur sheh si eshte bere Tirana jone.
(Emigranti)
———————————————————————————————————————–
KY DEBILI ESHT I IMPLIKUAR DHE VET
O Llalle e thartume, nis hetimet dhe arresto ATA qe prishen mbikalimin e Zogut te Zi , me prishjen e kesaj vepre te domoshdoshme per urbanistien e Tirones ,ATA , hudhen ne ere miliona leke investim dhe mos u kenderpergjigj me arrestimin e atyre qe punojne duke zbatuar ligjin. O Llale e thartume luje bythen dhe shko ne Llazarat ……
Leri mo keto budalliqem thuj shyqyr qe te lirun se nuk e meritoje: http://goo.gl/t6kON8
Z.Rama,
Shqiperia akoma me “Drejtesi Rrumpalle” te kriminelit Ali Bisha.
O njerz,mos prisni qe prekurori te pregatis dosje kriminale e te bindi gjykatat.Ai ka nje mal me dosje te derguara nga qeveria e majt dhe nuk vepron.Por,edhe po i dergoi dosjet ne gjykata-ato nuk denojne njeri se kan frik nga Saliu,i cili me KLD gjyqtaret i ka komanduar e jo emeruar.Ky eshte paradoksi PD-ist-shqiptar.Rama po vonon largimin e Nishanit(i cili nuk tha asgje per policin ne Lazarat),Llalles-HIRRE-DHALLE..Ajazit,etj.
Te dy keta drejtues kane abuzuar me postin dhe duhet te pergjigjen para ligjit,por me qe njeri eshte i qeverise ne pushtet dhe kur jane ne pushtet nuk denohen kurre,keshtu shpeton dhe tjetri.
PROKURORIA E LLALLES DUHET TE ZEVENDESOHET ME NJE EULEX SI NE KOSOVE.
Ndryshe te kerkosh Drejtesi dhe Paanshmeri nga Prokuroria e zgjedhur nga Sali Berisha eshte njesoj si te kerkoje Drejtesi dhe Paanshmeri nga Prokuroria e Enver Hoxhes kur ky xhelat sadist mbushte lumenj me gjak njeriu dhe ishte po ky Sali Berisha qe e mbajti me stoicizem bolshevik si HERO te popullit dhe te punes socialiste per 25 vjet me radhe pas renies se Murit te Belinit.
Arrestimi i Zydi Dajtit tregon se Prokuroria komandohet nga krimi dhe mafja e pronave. Zydiu filloi te zbatoje ligjin prandaj i dhane kete sinjal. Arrestimi i Florencit qe dihet se punonte per te mbush xhepin e tij, dhe e kishte hak arrestimin, duket se eshte bere per te maskuar veprimin. Nese nje dite do vendoset drejtesi qe te funksionoje vete Llalla dhe shume prokurore te tjere duhet te dalin para Kryeprokurorit. Kjo sepse ata shpesh here marrin vendimin per mbylljen e ceshtjes edhe kur korrupsioni dhe shkelja e ligjit ben muuuuu…. Drejtesi eshte pika me e dobet qe mund te krahasohet me klan mafioz financiar
Hyrja ne europe eshte teper e domosdoshme jo se ndikon ne rritjen e mirqenjes se shqipetareve,por vetem te ju thyj turinjet tipit Llalla ….sepse detyrat pastaj merren nga B.E
C prisni tjeter nga Tiku? AI pretendon se eshte llalla ,por ai duket qe s eshte as shellira
E vetmja gje te cilen munde ta bej mire eshte sfilata ne pasarele ku vetem atje ai munde te shpalosi gjithe sharmin dhe hirin e vete
Kjo eshte detyra me fisnike te cilen do ta kurorezoje me sukses dhe e garantoje qe pa tjeter dote korre nje fitore te admirueshme ,duke rrembyer cmimin Oskar!
Ore dhalle mbush mire ti apo jo na the se do padisje ca zyrtare te larte ,, o I pa afte o I tredhur do punosh ti apo jo dordolec , hape krahun ,,.!!
More ky Llalla qenka kobure fare ! Pftuu ! Race e qelbur ! Nuk ka faj ky mjeran sepse Saliu
te gjithe ata qe ka vene ne poste kyce ,me pare i ka korruptuar dhe posedon dosjet etyre
dhe keshtu s’kane nga e luajne prapanicen sepse tellalli neser del me dosje ne dore dhe
u thote ose beni keshtu si them une ose une ju telendisa dhe vendin e keni prapa hekurave !
Kjo ndodh me te gjithe ata qe diaboliku i Vicidolit i ka korruptuar duke filluar me presidentin
ulok, pastaj vjen Llalla,Zagonjori e keshtu me radhe ,ish- ministrat,etj . Prandaj te gjithe rrine
si pula te ngordhura para tij dhe bajraktari ben si te doje me keta fakire te menderosur qe
jane metamorfizuar dhe te bere njesh me krimin dhe korrupsionin !
Megjithate , ora e tyre po vjen dhe nje dite jo vetem do ju hiqen ”spaletat” e prokurorit ,gjykate-
sit,etj. por edhe e drejta e profesionit meqenese se do te rrasen ne qeli dhe do t’ju konfiskohet
pasuria e grabitur ! Lufta behet per jete a vdekje kunder krimit dhe korrupsionit te mafias shqip-
tare me ne krye kryemafiozin e Vicidolit , Sali Serb Berisha e CO. ….
Gojet shtypit ia zura
Se keshtu kisha premtuar
Lavderova disa burra
Se me kishin urdheruar
O sa kam ngrene,sa kam ngren
Tek ish ministrat domethen
…………………………………..
Shtyva sa e sa hetime
per ti bere qejfin elites
Mbi protesta e ankime
vura urdherin e dites
O sa kam ngrene,sa ka ngrene
Tek ish ministrat domethene
qe me ftonin per te nrene
……
Bernazhe
Ne shekuj ka qene keshtu me prokuroret e gjyqtaret prandaj nuk duhet te cuditemi.
Drejtesi shqiptare “post Berisha” mos tju ngelet qejfi as te majtes as te djathtes. Shkurt muhabeti “as mish as peshk”, mjere ne ku kemi rene.