Dako: Nuk jam duke folur me Astrit Avdylaj në atë përgjim

June 6, 2019 21:52

Dako: Nuk jam duke folur me Astrit Avdylaj në atë përgjim

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar një ditë më parë përgjimet e reja për dosjen 339/1, pjesë e dosjes hetimore për grupin e vëllezërve Avdylaj, të dyshuar për aktivitet në fushën e drogës.

Përgjimet vënë në dukje lidhjet direket që Astrit Avdylaj, kreu i grupit, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, por dhe me kandidatin aktual të Partisë socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arbana, si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi.

Dako, i ftuar sot në emisionin Opinion , deklaroi se ai në këto përgjime që janë publikuar nuk ka folur me Astrit Avdylajn.

“Nuk jam duke folur me Astrit Avdylaj. A më akuzon ky gjermani? Unë nuk jam duke folur me të. Nuk jam duke folur me atë, këtë ta sfidoj këtu”, deklaroi Dako.

“Kjo tregon se e ka manipuluar për të krijuar gjithë këtë lidhje. Me mua nuk është në asnjë vend Astrit Avdylaj”, theksoi më tej Dako, i cili ka treguar dhe se çfarë ka thënë në prokurori.

“Në prokurori kanë dhënë shpjegimet e mia për 5 orë dhe nuk më kanë pyetur për këtë telefonatë. Nuk janë marrë në detaje, kanë ushtruar kontroll, kanë sekuestruar materialet e bashkisë”.

“Vlla, lale është shprehje e gjithë shqiptarëve”, tha Dako.

Vangjush Dako ka sqaruar gjithashtu pozicionin e deputetit socialist Ilir Ndraxhi, emri i të cilit në disa audio-përgjime të dosjes “339” përflitet nga pjesëtarë të familjes Avdylaj.

Dako tha se asnjë nga personat e përgjuar nuk ka përcaktuar kandidimin e Ilir Ndraxhit për deputet, por deklaroi se kandidimi i tij ka nisur që në vitin 2013.

“Pse ai e ka emëruar Ndraxhin deputet? Procesi i zgjedhjes së deputetëve fillon që në vitin 2013 me Ndraxhin të cilit i kemi kërkuar të jetë deputet i PS, nuk ka pranuar. Në 2015 i kemi kërkuar të jetë kryetar i Bashkisë së Shijakut. Nuk ka pranuar. Në vitin 2016, një miku im i ngushtë ka ardhur dhe më ka thënë kam biseduar me Ilir Ndraxhin dhe ka ndryshuar mendjen. Dhe kam qenë unë bashkë me mikun tim të cilin ja kemi prezantuar edhe kryetarit të partisë Edi Rama. Kur u vendos deputeti mori dhenë. Deputeti i Shijakut në këtë kohë ka qenë Blendi Klosi, i cili mori detyrë tjetër, për të drejtuar qarkun e Beratit”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Durrësit.

“Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë thonë njerëzit, nëse njerëzit jashtë prezencës sime dhe bëjnë plane për të ma futur apo për të ma nxjerrë… Unë marr përsipër që në fushatën elektorale të mos ketë vjedhje votash, të mos ketë blerje votash e të mos ketë kërcënime. Të më dalë një kandidat, Agron Duka që të më thotë se kanë kërcënuar një votues”, tha Dako më tej.

j.l./ dita

June 6, 2019 21:52
Komento

3 Komente

  1. Zigur Qarri June 6, 23:19

    Të dhënat e siguruara nga BIRN lidhur me lirimin e parakohshëm të gangsterit Lulzim Berisha, tregojnë që ky lirim i
    parakohshëm nuk ka ardhur vetëm si pasojë e vendimeve të debatueshme të gjykatave, por edhe nga një oferte për
    punë nga kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.Bashkia e Durrësit për disa persona të veçantë, siç është Lul
    Berisha dhe Fetah Mataj(ish-kryetar i PS për lagjen nr. 15 në Durrës,i dënuar për pengmarrje dhe grabitje me dhunë)
    e ka dhënë garancinë pa u shprehur më parë gjykata.

    Reply to this comment
  2. ZIgurr Qarri qe i kane vjedhur pseudonimin.. June 7, 11:11

    Mjaft me keto idotizma! Berisha jo vetem i vidhte votat por edhe na rrihte dhe kercenonte familjet me njerezit e krimit qe mbante afer dhe i urdheronte cfare te benin! PD lindi e vdekur nga UDB-ja dhe disa qarqe te tjera qe nuk e kane dashur Shqiperine! Keto lajme jane per perdorim te jashtem! Prisni sa te ngrihet dhe SPAK te largohet Saliu dhe Meta & Co. Te largohet dhe Rama dhe ne zgjedhjet per Parlamentin le te fitoje …?

    Reply to this comment
  3. vilson naci June 7, 12:21

    O po nuk e kuptoj se si vidhen votat, se po flitet gjithandej. A mund te na e sqaroje ndonjeri konkretisht procesin e vjedhjes sepse per sa here qe une kam votuar tek dhoma e fshehte shkoje vetem, nuk te lejojne as familjen, atehere kush me detyron mua qe voten t|ja jap atij qe kerkon qe te ma bleje kete vote dhe si e verteton ai se per ke kam votuar une, kur nr nje kuti votimi mund te jene minimumi 1000 vota. Keto jane prralla me mbret, ai qe e ka vendosur se per ke do te votoje nuk ka burre nene qe t|ja ktheje mendjen. Ai shperblimin qe i ofrohet( i pa ligjshem ne fakte) mund ta marri dhe voten nuk ta jep. Une keshtu e kuptoje. Ne Shqiperi votim i qete dhe pa futur hundet ne kutit e votimit jane bere vetem ne vitin 1991 dhe ne vitin 1992. Shpikesit e vjedhjes se votes ne vitin 1996 po na japin leksione sote njelloje sikur prostituta te beje leksione per virgjerine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim