Dako: Me shkurtimet në buxhetin 2013, bashkitë e majta falimentojnë

Redaksia Online December 18, 2012 10:51

Dako: Me shkurtimet në buxhetin 2013, bashkitë e majta falimentojnë

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në një intervistë për “Shekullin”, thotë se fondet që qeveria ka planifikuar për këtë bashki nuk lënë hapësirë për asnjë investim. Sipas Dakos, me shkurtimet e parashikuara në buxhetin e vitit 2013, bashkitë e majta falimentojnë. Kreu i Bashkisë së Durrësit shprehet optimist në qershor 2013 gjërat do të ndryshojnë.

“Me këto të ardhura nuk kemi mundësi për vitin tjetër që të realizojmë asnjë investim për qytetarët. As në ujësjellës, as në kanalizime, as në rrugë. Është e pamundur fatkeqësisht. Pritshmëria nga qytetarët është shumë e madhe, por jemi përpara këtij fakti”, thotë Dako.

“Kjo nuk të lë asnjë mundësi për rritje taksash. Nuk shohim asnjë lloj mundësie. Maksimumin kemi bërë për mbledhjen e taksave  për biznesin e vogël. Vitin 2013 unë e konsideroj zero, nuk kemi asnjë mundësi që ne të realizojmë të ardhura më shumë se sa kemi realizuar në vitin 2012. Por do të kemi fatin që do të ndryshojnë gjërat në 2013-n, se po të jemi me këtë qeveri, të jemi të sigurt që Bashkia e Durrësit dhe të gjitha bashkitë e majta do të falimentojnë”, thekson Dako në intervistë.

Redaksia Online December 18, 2012 10:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*