Dalai Lama: Gjermania nuk mund të bëhet një vend arab

June 1, 2016 10:59

Dalai Lama: Gjermania nuk mund të bëhet një vend arab

Lideri shpirtëror i Tibetit ka dhënë një intervistë në lidhje me krizën e refugjatëve.

Duke folur për gazetën gjermane, FAZ, ai bën disa komente që kanë befasuar shumëkënd.

“Nëse shohim në fytyrën e secilit refugjat, sidomos të fëmijëve dhe grave, ndjejmë vuajtjet e tyre”.

Sipas tij, gjithkush ka përgjegjësinë për të ndihmuar.

Më pas ai shton: “Nga ana tjetër, duhet thënë se janë shumë.

“Gjermania është Gjermania. Europa, fjala bie Gjermania, nuk mund të bëhet një vend arab”.

Sipas tij, refugjatët duhen mbajtur përkohësisht.

“Qëllimi duhet të jetë që ata të kthehen dhe të ndihmojnë në rindërtimin e vendeve të tyre”.

Dalai Lama vetë është larguar nga vendi i tij.

80-vjeçari deklaroi se do donte të vdiste në një spital në vendlindjen e tij.

Tenzin Gyatso u shpall Dalai Lama në vitet ’30, si rimishërimi i 14-të.

Në të shkuarën ai ka deklaruar se ai mund të jetë Dalai Lama i fundit.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur Gjermania thotë se ka probleme me deportimin e refugjatëve.

Mungon vullneti dhe buxheti nga vendorët për të kryer këtë proces.

June 1, 2016 10:59
Komento

3 Komente

  1. il mediterraneo June 1, 14:39

    Fiks ! Europa te hape syte dhe ta shohe tamam se cpo ndodh…po ndodh nje tentative pushtimi.

    Reply to this comment
  2. Cuxhaven, D. June 1, 20:04

    Mijra ne dite futen nga Italia, mijra ne dite te tjere futen ne dite nga Greqia. Europa me kete ritem eshte shpejt e asfiksuar totalisht. Vazhdon ardhja pa nderprere e arabeve afrikaneve sirian e dreq e di se c’jane. Mungon reagimi per ta ndalur kete zbarkim. Eshte tamam pushtim.

    Reply to this comment
  3. Natyralisti June 2, 08:45

    Dalai Lama shprehet sakte duke tregu dhe se logjikon per Europen me mire se politikanet e saj me Merkel etj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*