Dalin në shitje pikturat e Hitlerit, asnjë blerës

February 10, 2019 21:51

Dalin në shitje pikturat e Hitlerit, asnjë blerës

Pesë piktura që thuhet të jenë krijuar nga lideri nazist Adolf Hitler nuk arritën të shiten në një ankand në Gjermani. Shtëpia e ankandit Weidler shpresonte të merrte 45,000 euro nga punimi më i shtrenjtë.

Ankandi u mbajt në Nuremburg, qyteti gjerman i njohur dikur per tubimet famëkeqe hitleriane e qe me pas u kthye ne vendin ku udhëheqësit naziste u gjykuan per krime lufte.

Akuzat e falsifikimit ishin ato që e dëmtuan ankandin, ndërsa vetë kryebashkiaku i qytetit Ulrich Maly e përshkroi atë si “diçka që lë shije të keqe”.

Shitja përfshiu edhe objekte që thuhet të kenë qenë në pronësi të diktatorit, ndër të cilat edhe një vazo dhe një karrige kashte, me zvastikën në krahun e saj.

Tregimi në publik i simboleve naziste është kundër ligjit në Gjermani, me përjashtimin e rasteve kur kjo bëhet ne disa kontekste si për arsye mësimore apo historike. Shtëpia e ankandit arriti të mos e shkelë ligjin duke i integruar simbolet në katalogun e saj.

 

v.l/ Dita

February 10, 2019 21:51
Komento

6 Komente

  1. Zigur Qarri February 10, 22:34

    I njejti fat si “pikturat”zhgarravitesit Edvin Rama.Hitleri demagog,Rama demagog,Hitleri perdorues droge,Rama gjithashtu,
    Hitleri piktor i deshtuar,Rama gjithashtu,Hitleri skizofren rreaktiv,Rama gjithashtu!Si ka mundesi kaq ngjashmeri?!

    Reply to this comment
  2. demo February 11, 03:29

    Te lumte dora,z.Hitler!Kete keshtjellen e ke pikturuar si kartoline. Flasin keq nga inati,se zotrote nuk ka qene i korruptuar.Nuk ke vjedhur pasurine e shtetit.C`pate ku pate,nje grusht hi mbeti.Nipa e mbesa i le te varfer.
    Ky piktori jone,pallati me shigjeta,fasada,Koncessione,kulla,PPp.Keta jane me keq se cifutet,Hitleri do ti kishte djegur ne furre.
    Z

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 February 11, 09:10

    “Dalin në shitje pikturat e Hitlerit, asnjë blerës”!?
    mos ja fusni kot!!
    dema nuk e dinte,por sapo e morri vesh u nis në pikë të vrapit!!
    dhe pak dhe mbrin,shpresojmë që nuk e gjen dyqonin e mbyll!!
    o dem
    kur të këthehesh mos harro të vendosësh ndonjë kurorë tek ai tjetri idhull tëndi!!
    për titon e kam fjalën!!
    ps:sa për piktor!?më i mirë se ky palloshi tonë ka qënë!!
    nuk më kujtohet se kush thoshte se “nga një artist nuk të vjen asnjëherë gjë e keqe”gjat fushatës së ’13ës??

    Reply to this comment
  4. demo February 11, 10:14

    Sa i qute je mor kujdestar! Atje u nisa,por sapo lexova komentin tend u ktheva te paguaj vaksinen e terbimit,se te kishte kafshuar qeni terbuar.Do te coroditej ky forum,pa verejtjet e tua.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 11, 10:56

      gjynof dem!
      e bëra dje a i vrarë!!nuk të thenë rrugës??
      ec mos u mërzit,futi një të kthyme dhe shko e bleji!!i kan bo gjys çmimi!!
      bile po i the se je dhe simpatizues i të madhit tito ndoshta ti japin falas fare!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*