Dalja e testeve të Maturës, MASR: Prokuroria të hetojë deputetin dhe qytetarin

June 13, 2018 15:31

Dalja e testeve të Maturës, MASR: Prokuroria të hetojë deputetin dhe qytetarin

Pas publikimit të tezës të letërsisë pak minuta para fillimit të testimit, deputeti demokrat Luçiano Boçi ka publikuar në rrjetin social “Facebook” edhe kopje të testit të matematikës së Maturës 2018.

Nisur nga këto publikime, ministria e Arsimit i kërkon Prokurorisë që të nisë hetimet, për të zbuluar se kush i nxorri testet, si dhe për të vendosur shkelësit përballë ligjit, kushdo qofshin ata.

Njoftimi për shtyp i Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë u informua nga rrjetet sociale dhe mediat online lidhur me publikimin e disa fotove nga Testi i Matematikës që u zhvillua në të gjithë vendin nga ora 10:00 -12:30. Konkretisht nga adresat në “Facebook”  të një qytetari dhe të një deputeti janë postuar foto të testit të matematikës, ndërsa testimi po zhvillohej në të gjithë vendin.

MASR garanton publikun se ka marrë çdo masë qe parashikon ligji për të garantuar fshehtësinë dhe integritetin e testeve të maturës në fazën e hartimit dhe shpërndarjes në 38 DAR dhe ZA, 206  mjediset ku zhvillohet provimi për 37 mijë maturantë të cilët mbikëqyren nga rreth 4300 administratorë dhe monitorues.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve e konsideron shkelje te rëndë të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në RSH” dhe të akteve nënligjore, kopjimin e plotë apo të pjesshëm si dhe shpërndarjen dhe publikimin e testit.

Për këtë arsye i  kërkojmë organit të prokurorisë të fillojë hetimin e menjëhershëm të dy rasteve të bëra publike online, duke mundësuar vënien përball ligjit të shkelësve, kushdo qofshin ata.

s.a/dita

June 13, 2018 15:31
Komento

8 Komente

  1. Illyria-Shqiperia June 13, 16:04

    O u hengert mortja qe su ha. Po mire me prononcime per shtyp behen kerkesat ne prokurori per hapje hetimesh, qe na plaset me trashesine thuaj. Ju beni njehere denoncimin dhe pastaj dilni te prononcoheni qe ceshtja po ndiqet nga prokurori.

    Reply to this comment
  2. 2plus2 June 13, 16:35

    Deputeti minimalisht te pyetet nga komisioni arsimor ne parlament per gjestin e publikimit te testit ne rrjet social, pavarsisht pasjes se informacionit.
    Shkelje figures se deputetit.
    Imagjino mitingjet nga opozita nese kryhej veprimi nga mazhoranca.

    Reply to this comment
  3. Deputet palloqja June 13, 17:29

    Ky idioti deputet mire qe e denoncoi po beri edhe publikimin ne rrjet

    Reply to this comment
  4. Pushti i UDB-se June 13, 18:16

    Opozita jone , nga cdo aspekt qe ta veshtrosh , eshte teresisht destruktive ! Veprimet e saj jane te karakterit te sherbimeve te fshehta policore , forma me e preferuar e mesjetarit serb te Vicidolit , per te luftuar cdo kundershtar te interesave te tij, bile edhe brenda PD-se!

    Reply to this comment
  5. Ashtu kot ! June 13, 18:19

    Ky Boci eshte deputeti me plehre qe kemi , vellai siamez i Shkopit te Flamurit te Nokeve !

    Reply to this comment
  6. gardiani June 13, 20:54

    O BABOLBOCI, me BABALIZMA nuk viet ne pushtet !

    Reply to this comment
  7. Kiko June 13, 20:58

    Testin e ka hapur para kohe e shoqja e Boces se Pishave te Ilbasanit, qe ka qene drejtoreshe e DAR te Cerrikut.

    Reply to this comment
  8. Arben June 14, 06:04

    U harxhuan miliona euro sherbim policore

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*