Fiqtë e Erjonit dhe kakareçët e Shkëlzenit

Bedri Islami April 24, 2015 13:04

Fiqtë e Erjonit dhe kakareçët e Shkëlzenit

Njomëzaku i Berishajve, si e quajnë shkurt, Zeni, ia kujtoi ministrit të tashëm Veliaj se, si pak kush tjetër, ishte rritur duke shitur fiq dhe se, ai Zeni, i rritur në një traversë të lartë politike, sidozot kushërinjtë e tij, nuk ishte martuar kurrë me një kushërirë. Pse iu desh njomëzakut të padiste veten, si në fabulat e largëta të fëmijërisë, askush nuk e di; ndoshta as ai vetë dhe aq më pak babai i tij, i cili, i njohur për replikat, të paktën do i kishte thënë, “mos u bëj budalla”, lëre këtë punë se nuk është për ty.

Nuk më ka interesuar kurrë se me kë është martuar herën e parë njomëzaku i Berishajve dhe as nuk do më interesojë se me cilën do të martohet herën e dytë. Më ka interesuar vetëm fakti pse babai i tij, i njohur si një revolucionar i devotshëm, jo papritur u martua me një vajzë, Sllobodanka, më pas Lirie, gjysma e së cilës ishte serbo-malazeze dhe për më tepër me dy këmbët në strukturat e larta të KOS, shërbimi i fshehtë ushtarak serb; dhe pse i biri, martesën e parë e bëri me të bijën e një njeriu që kishte të dyja këmbët e lidhura me oficerët e lartë të UDB-së, të cilët e kishin ndihmuar në të gjithë jetën e tij. Kur, më pas, kjo alternohet edhe me vajzat brenda fisit, ose çfarë është më e keqja, ku je në besë, mik shtëpie dhe i pritur si një gjysmë perëndie, është pak i rëndë abuzimi i dyfishtë; fillimisht martesa e më pas braktisja.

Por më e rëndësishme se kjo është diçka tjetër:

Veliaj, kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, në të vërtetë i rritur jetim, mund të ketë shitur fiq, mund të ketë qenë edhe në rrugët e qyteteve duke kërkuar punë të çfarëdoshme, pasi vetë jeta e ka detyruar për këtë. Kjo nuk e turpëron atë, kjo i bën nder atij. Pa e ditur ende këtë fakt, figura politike e Veliajt më është dukur e ftohtë, disi e jashtme, dhe ky është nga ata rastet kur nuk duhet ngutur për të formësuar një mendim për një figurë politike.

Që njomëzaku i Berishajve është rritur krejtësisht tjetër, edhe kjo dihet. Nuk e ka ndjerë diktaturën, në të vërtetë ka ndjerë dëshpërimin e babait të tij pse kjo diktaturë nuk po e bënte pjesë të saj; nuk i ka ndjerë mangësitë, megjithëse i ati nuk kishte ndonjë privilegj të veçantë; dhe kur kishin ditën, i morën të tjerëve dritën.

Jam plotësisht i bindur se për këdo është më mirë të shkosh pas një njeriu që shet fiq, qoftë edhe me hile, se sa pas një njeriu që shet predha dhe hedh në erë një fshat të tërë. Është më mirë të shkosh pas një njeriu që mund të ketë bërë ndonjë mëkat rinor, dhe unë nuk e di përse mund të jemi në një mendje, se sa pas një njeriu që , pasi dërgoi si qehaja burrin e tezes, shikoi pa ndjerë dhimbje varrimet masive të 26 vetëve, e më pas dërgoi sekserët për të blerë gjakun.

Është më mirë që, ashtu mundimshëm, me frutin e punës tënde të ndjekësh shkollat prestigjioze të botës dhe të ndjehesh i lirë; se sa të bllokosh proçese të rëndësishme të vendit tënd, thjeshtë duke matur se sa larg shkon përfitimi yt. “Fiqtë” e Berishës, së madh dhe të vogël, nuk mund të krahasohen me asgjë tjetër, veçse me veten. “Atdhetarët” e përlotur berishianë, edhe një linjë të fuqishme e cila do të lidhte Shqipërinë dhe Kosovën në një njësi të vetme energjitike, e përvëluan, sepse pas saj qëndronin interesat e një serbo-boshnjaku, si ishte Fazlliq. Tani, njerëzit e rënduar jetësisht nga Fazlliqi përloten, ndërsa miku i shtëpisë së tij, Berisha, si mburrej në parlament, hesht dhe nuk bëzan për krimet e mëdha financiare që i janë bërë këtij vendi përmes një miqësie serbo-malazeze-boshnjake. Miku i tij, Fazlliqi, që ishte edhe miku i ngushtë i së bijës, i të birit, i të gjeturit politikisht, Bashës, ka lënë pas vetes “fiq” që nuk mund të tjetërsohen nga llomotitjet e njomëzakut, Berisha.

Ky është shembulli që desha të sjell në fillim: E rëndësishmja për jetën e shqiptarëve nuk është në se një njeri i politikës ka shitur në fëmijëri fiq apo mollë; kjo ndodh në çdo vend të botës; e po ashtu nuk është e rëndësishme në se ka hequr në jetë, por çka bërë për të hequr një pjesë të dhimbjes së të tjerëve.

Në politikën shqiptare, për fat të keq, mendja është larguar. Vendin e saj e kanë zënë “fiqtë” e dallkaukllëkut; në parlamentin e parë, megjithëse në një kohë ireale, mund të ndjeheshe i qetë pasi ende parullat për liri e demokraci ishin të shumëpritura; ende mund të besoje se kishte në atë sallë figura njerëzore që mund të bënin për të tjerët, e përmes tyre, edhe për vendin.

Në shumicën e rasteve kishte qenë një pritje e kotë. Ajo fillesë u bë befas rëndimi më i madh për të gjithë të tjerët. Në fakt, duam apo nuk duam, u bë vatra e njerëzve të pasur, të cilët ishin bërë të tillë përmes mbështetjes politike, dhe kur e panë se kjo nuk ishte e mjaftueshme, u bënë edhe vetë pjesë e saj. ndoshta sot për sot, pas sistemit gjyqësor, që është vajmedet, institucioni më pak i besueshëm është ai që duhet të ishte tempulli i besimit, parlamenti.

Përse ndodh kjo?

Nuk është i gjithë faji i Berishës. Ai është shkaktari i madh, por jo i vetmi. Ai është fillimi i një përplasje të egër, e cila, në çdo vend të botës do të kishte mbyllur çdo derë parlamentare, është njëkohësisht edhe gjakimi i politikës për të ruajtur edhe pak ditë pushtetin për bijtë dhe bijat e tij. “Fiqtë e Veliajt” mund të të pëlqejnë ose jo, por ato që hodhi Berisha shef qeverie në 21 janar ishin lajmëtare të vdekjeve.

Dhe ky parlament hesht. Atij i mjafton që të vazhdojë kjo gjendje amullie, ku të parët shajnë të fundmit dhe të fundmit qeshin me të parët, por askush nuk ndëshkohet. Askush nuk mban përgjegjësi. Parlamentarët tallen me njerëzit, ata kanë “fiqtë” e tyre, dhe e dinë se në se nuk do të talleshin, nuk do të përfitonin asgjë tjetër veçse lëkurët e fiqve. Por, shumë prej tyre, duan të tërën, jo vetëm “fiqtë”, por edhe shportën ku janë ato. Dhe pastaj shikoni se si lulëzojnë këto “shporta” në vila luksi, në pallate pushimi buzë deti, në resorte ekzotike, në miliona euro të zhdukura në parajsat fiskale, në dyqanet e shtrenjta për të dashurat, në udhëtimet e pafund turistike, në dhuratat e pazakonta.

“Fiqtë” e politikës janë e keqja jonë e madhe, dhe mos ndëshkimi i tyre është fatkeqësia jonë.

Njomëzaku i Berishës foli për fiqtë. Në Shkodër, ndoshta edhe diku tjetër, për fiqtë e papjekur ka një fjalë të veçantë. Kakareçë. Ndoshta fjala më e gjetur për një njeri të tillë, ku edhe kakofonia e fjalës përcjell mesazhin.

Bedri Islami April 24, 2015 13:04
Komento

38 Komente

  1. Goni me April 24, 13:26

    Artikullshkruesi nuk le vend per komente,sepse ato nuk shtonin gje ne informacion per publikun.Por une do te shprehja njezeshmerine me shkrimin e tij dhe pergezimet e mija per vertetesine e fjaleve dhe shembujve.

    Reply to this comment
    • jona April 24, 13:56

      Po eshte komplet no sens te marresh per baze fjalet e nje te marri si Berisha e per mos folur per Zenin , ky i fundit ben mire te shkoj shtepi ti mesoj te dashures qe bretkosa nuk eshte insekt .

      Reply to this comment
    • real April 25, 00:35

      O ELBA TE PERGEZOJ ME GJITH ZEMER PER FOTOT.MEGJITHMEN NJI NGJAJSHMERI PERFEKTE,POR UNE I QENROJ ASAJ TIMES QE BERISHAJT JANE FAMILJE DOBICASH KETE E KOM THON ME KOH UN KUSHEDI ME CIN E KA LIRIA CUNIN

      Reply to this comment
  2. andi April 24, 13:37

    Falem nderit z. Bedri per shkrimin e goditun per nje Kakarrec Kriminel e bir Krimineli. Jetofsh e shikofsh si do i pagujne krimet kjo familje Kriminele.

    Reply to this comment
  3. dritan April 24, 13:53

    nese erioni ka shit fiq do te thot se ai eshte shume i afte per te punuar, sepse nga fiqt edhe te behesh minister i suksesshem do shume pun, po shkelzeni per cfare eshte i afte? te gjitha i ka nga krimineli qe eshte babai

    Reply to this comment
  4. loti April 24, 13:54

    min veliaj eshte nje njeri mjaft puntor, qe cdo sukses i ka arrit me forcen e vet, po ky shkelzen berisha eshte nje parazit dhe i paafte. nje kriminel si i ati

    Reply to this comment
  5. loti April 24, 13:56

    veliaj eshte mjaft i zgjuar, nuk bie preh nga ky paraziti qe martohet me kushuriren e vet

    Reply to this comment
    • lili April 24, 19:36

      Loti ,shkelzeni nuk eshte kushte ri me Sadijen se shkelzeni nuk eshte djal i Sali Berishes,po i tjeterkujt qe nuk ka asnje lidhje me Berishen!gjurmoni pak ne dosjet!

      Reply to this comment
  6. kastrio April 24, 13:57

    veliaj meriton aty ku eshte edhe me lart sepse ka punuar me mund dhe dite e nat, kurse ky shkelzeni biri babit te vet, eshte nje idiot qe perfiton nga kurrizi i saliut

    Reply to this comment
  7. TROJA April 24, 13:59

    Shume e mbreselenese si shkrim dhe si vlere letrare.Cila edhe zgjidhja dhe kush do zgjidhe kete poshtersi te politikes shqiptare? Z.kryeredaktor ka ndonje mendim? Po doktor profesoret,po liliputet qe dalin e bejne komente per gjendjen japin ndonje ruge zgjidhje? Keshtu do vazhdoje historia e ketij populli edhe 25 vjet te tjera?
    Dikur nga vitet 2002-2003,kur punoja me Mustafa Nanon ne nje gazete dhe kur bente shrime te tilla e pyesja; E sakte,kjo eshte gjendja,po perse ne fund nuk shkruan si zgjidhet? Dhe sot po ju pyes i nderuar Bedri; A KA ZGJIDHJE KJO SITUATE? A KA RUGE QE KJO KLASE POLIRIKE E KETYRE 25 VJETEVE TE PERGJIGJET?

    Reply to this comment
  8. Artur April 24, 14:03

    problemi i Erionit nuk eshte se ka shitur fiq dikur, por pasoja qe i lane fiqte. Bedriu e di se ka pasur fiq ne shtepi ne Shkoder, se te ngjisin duar pasi keput fiq. Edhe Erionit qe atehere i ngjisin duart lek, euro e dollare. Po u be kryetar bashkie, qe nenkuptohe Ram kryetar, do i ngjisn duar tendera milionesh, dhe nuk do jete faji i tij qe nuk do rezistoje, e kane fajin fiqte. Edhe Zeni i Berishes mund te jete kakarec sic thote Bedriu, por i lig nuk eshte, spiun nuk eshte, e pabese nuk eshte, mercenar jo qe jo se nuk ka pasur nevoje.

    Reply to this comment
  9. Kris 1 April 24, 14:04

    Problemi nuk jane fiqte e Erionit dhe shurra qe e ngriti shkelzenin dhe e beri shimpaze blloku.Duke e mbajtur Berishen si monument kulture kjo qeveri maskarenjsh po ja kalon gjithe barren dhe dhimbjen shtresave te pambrojtura.Neqoftese zeri i djemve te shqiperise dhe shoqeria civile nuk flet me per te majte e te djathte por per kriminele e te ndershem nuk kemi te arthme.
    Neqoftese fajtore jane gjykatat dhe prokuroria ti ndreqim ato dhe mos votojme me per surratin e Edvinit,Ilirit apo Saliut.Te votohet per drejtesine.
    Bedri si une ashtu dhe ti jemi te majte por Rama e ka kthyer te majten nje klan te vetem ku ai eshte Sulltan Pekmezi dhe Saliu i dyte.

    Reply to this comment
  10. Moza April 24, 14:05

    Faleminderit Bedri Zenel Islami!Populli thote:ku ka rrjedhur do te pikoje.Kjo vlen per ty, Bedriu i fisem.Ne jug thone:Fisi nuk psofis{vdes} e as rigoni nuk behet lis.Bastardet e babait Sali e nenes Sllobodanka do ta pjellin bastarde si veten.Turp nuk eshte te shesesh fiq ,por te perdoresh “fiqte” e shaleve per te prere ne bese mikun qe te fshehu si mi haleje.Me ate qe tha per Erjonin i rriti reputacionin.Te pakten ai do ti besoje te varferit se e ka fituar buken vet dhe jo si Shkerdheni.

    Reply to this comment
  11. lulzim basha(lulushi) April 24, 14:11

    Une jam ne nje mendje me Alben qe(Sllobodanka)Liria e ka bere Zenin papatur fare nevojen e Saliut,nderroi vetem nje here “fiqte”sa per te zene Zenin me serbin.
    Keto duhet te mesoje Zeni e jo te na çaje derrasat.

    Reply to this comment
  12. Nona nga Tirana April 24, 14:24

    Me shprehjen qe ka perdorur Krrici I Saliut tregon ende se eshte nje krric. Me vjen keq se po verteton thenien e popullit :” Bem baba te te ngjaje” E theniet e popullit jane te pa diskutueshme ,pasi kane dale nga pervoja. Gjithashtu lidhet plotesisht me shprehjen se : ” Dardha bie nen dardhe” po pse jo po te thoshim me mire se “Gorrica bie nen gorrice” e cila I shkon per shtat Zenit te babait e mamase. PO mor Zeni ! Ne qe jemi rritur jetim ( edhe une si Erion Veliaj jam rritur jetim pa baba ) kemi shitur edhe fiq,edhe mana, pse jo une per vete kam ruajtur edhe lopen ,por jam krenar,ashtu si edhe Erioni pa tjeter qe eshte krenar ,pai nenat tona na rriten me djersen e ballit. E ne qe jemi rritur me djersen e ballit na respekton I gjithe populli ,se jemi si I gjithe populli. Eh …Ti ,mor Zeni ,ke te drejte te tallesh me ne qe kemi shitur edhe fiq, ke te drejte se babai yt erdhi nga malsia dhe pushteti popullor e beri mjek, e mori edhe ne gjirin e vet,duke mos e ditur se kishte nje gjarper neper kembe. E Ti mor Zeni ,je rritur ne mes te vilave ,e keto vila I ke ndertuar me gjakun e djersen e popullit qe e shfrytezoi Ytat, I ndertove me gjakun e atyre njerezve te thjeshte ,e atyre femijeve qe I shfrytezje ,e si qahaja perdorje burrin e tezes,te cilin ai babaj yt ,qe nuk le motel e hotel pa kontrolluar ,nuk njihte . Je rritur jo me shitje fiqesh,apo banane , e per kete ke te drejte te tallesh me ne, te tallesh me Erionin,pasi ate institucion qe quhet DREJTESI , babaji yt me shoke, e vrau,e zhduku si shume e shume gjera te tjera e TI bashk me te tat shini e shini akoma edhe pse vendin e kini tjeterkund. TI ke te drejte te tallesh me ata qe rrojne me djersen e ballit, pasi jotmoter per nje firme qe to vinte babai Yt , u merrte miliona euro……. PO po ke te drejte , pasi ka ende njerez si puna jote ,si puna e babit tend,qe duan te rrojne me te vjedhur, e u vijne nga prapa. PO nuk jeni shume, Ne qe kemi shitur fiq e banane,pse jo edhe cigare rruges ku na detyroi sistemi I ty teti, do na vije dita e kjo dite po vjen ku 21 QERshori do te jete me fatal per ju,babin tend,e shoket e babit tend qe kane vjedhur e vrare sse bashku me ju. PO je nje qumeshtor ,jo qumeshtor qe gatuajne nenat tona,po qumeshtor qe pi qumesht akoma nga mendja pa nga trupi je marshalla . Edhe njehere po te them ,se ne qe kemi shitur fiq jemi te nderuar,pasi e duam kete popull sepse jemi rritur bashk me te,kurse ju u ndjek urrejtja kudo qe te jeni ,dhe tmerroheni edhe nga hija juaj…………..

    Reply to this comment
    • nexhmija! April 24, 19:46

      Erdhi nga malesia edhe u ba cka u ba vetem se pranoje ta marre per nusen nusen e tjeterkujt! Varka ku ishte saliu tregon te gjitha,po populi nuk duhet te dyshoje ne moralin e djemve te liderit,prandaj u gjet nje Berishe qe do pranoje me mbyll syte e me marr per nusen ‘nusen’ e tjeterkujt!mos i bini ne qafe kot shkelzenit per kusherinen:ai e di se nuk eshte berishe,pra nuk mundet me pas Sadijen kusherine!

      Reply to this comment
    • eni April 25, 09:46

      Ka dy lloj tipologjie njerezish, ata qe veshtiresite e jetes ne femijeri i bejne njerez me te mire, me te ndjeshem, empatike dhe gjenden ne ndihme te njerezve per shkak se i kuptojne me mire hallet e tyre dhe ata qe behen me ambicioze, egocentrike, te etur per pushtet, nuk e kane problem ti shtypin njerezit per inetersat e tyre, per shkak se i jane perkthyer ne komplekse veshtiresite e femijereise. Erion Veliaj hyn te keta te fundit dhe nqs dhe ti ke vjedhur nga fondet e sorosit me mashtrimin se po ben nje levizje qytetare dhe pastaj e kthen ne parti politike, shfrytezon fatkeqesine per te fshehur lukset dhe nese ke bere dy dasma luksoze, shkolle e pushime jashte shtetit atehere mund ta kuptoj asocimin tend, por te lutem mos i genjeni me njerzit me fatkeqesite e jetes se te tjeret qe i kane vertet dhe nuk bejne kete jete u vjen per te vjelle tani

      Reply to this comment
  13. nernxa April 24, 14:25

    Mos e zmadhoni,problemi nuk eshte qe Veliaj ka shit fiq por qe Veliaj ka pervetesuar dhe mashtruar me ndihmat e dhene nga SOROS-i dhe kjo nuk eshte pak,thoni te verteten nuk esht e i paster.Ai eshte rritur “politikisht”prane Rames por eshte rritur shume edhe EKONOMIKSHT ne menyre te pa drejt. Votojeni ju qofte per hajer.

    Reply to this comment
    • koli April 25, 11:12

      Edhe nqs eshte keshtu, kur nuk ankohet dhe nuk eshte degjuar asnje fjale nga vete Sorrosi qe i ka dhene parate, perkundrazi!
      Ti nga e more vesh qe i paska vjedhur parate e Sorrosit, nga Saliu?
      Mua me intereson te merrem me ata qe vjedhin parate e popullit shqipetar dhe qe i fusin plumbin popullit kur ai ankohet!

      Saliu ne litar!!

      Tung

      Reply to this comment
  14. Nona nga Tirana April 24, 14:26

    Me falni se harrova pa falenderuar artikullshkruesin,jo vetem per kete shkrim ,por per sa esa shkrime te tjera qe u ka zberthyer fytyren se cilet jeni ne te vertet! Nderime zoti BEDRI ISLAMI !

    Reply to this comment
  15. Kiço April 24, 14:28

    Te lumte pena.

    Reply to this comment
  16. i ziu,,,,,, April 24, 14:30

    O ZENI ,,,,, TY TE RROFSHIN FIQT E BABAIT, SE SA PER FIQTE E TUA, ,,, ME MIRE MOS TE FLASIM,, JAN SI FIQTE E EGER QE NJEREZIT NUK I PERFILLNIN FARE,, AS NUK PIQESHIN DHE AS NUK HAESHIN,,, DIKUSH I BENTE RECEL PO PRAP NUK SHTYESHIN,,, ME MIRE FIQ TE THATE SE TE EGER,,, TE TJERAT KUPTOJ VET,,,,, TUNG ZENI,,,,

    Reply to this comment
  17. gjermani i fundit April 24, 14:39

    Per mendimin tim Erjoni nuk beri mire qe i kujtoi Berishes se i biri kish martuar kusheriren.Mund ti replikonte per argumentin dhe aq.Kesaj i thone me hidh balte-te te hedh balte.Berisha e ka djalin ne moshe madhore.Por hahaaaaaa,spese m’u kujtua ai cuni me kale tek filmi Pylli i Lirise….hahahaaa.Mos u fsheh ne pyll more cun…hahahaaaa

    Reply to this comment
  18. orli April 24, 14:42

    Zoti Bedri!je fantastike por nje gje e vogel te ka shpetuar:e verteta eshte se dhe ne kohen e xhaxhit ka patur privilegje,a nuk e nxori argiten jashte shteti dhe e operoi duke i hequr shenjen ne faqe?!

    Reply to this comment
  19. zekthi April 24, 14:58

    Nga Jugu fiqve te pa pjekur ju thone ” Popërdhëng “. Kur i keput nxjerrin qumesht dhe te shkaktojne alergji ose po t’i hash te çahet buza.

    Reply to this comment
  20. fshatari. pafshat April 24, 15:04

    Bedriut nuk i kujtohet, por ne Shkoder ka nje shprehje tjeter edhe me pikante sesa “kakarece” qe eshte: … ai apo ky person nuk vlen “as me rrah mutin me te”.

    Reply to this comment
  21. Nona nga Tirana April 24, 15:23

    Zoti apo zonja nernxa, ne kemi komentuar problemin qe trajton artikullshkryesi. Ju neraste se I kini me fakte ato qe permendi I shkruani e ne do komentojme mbi argumentet qe jepni ju. Mos e kalo mendimin koder me koder……. Ai,Zeni,i ka permendur se je rritur duke shitur fiq…….

    Reply to this comment
  22. fteri April 24, 15:42

    Zeni I ngjane gomarit vshe gjate ,qe mbane gjithe keto fyerje se bashku me babajn tuaj .Kur shani E.Veliajn si shites fiçesh ju e lartesoni ne te vertete karakterin e vullnetin e tije ,qe jeten e ka nisur nga zero ,eshte kembengules .Benu çfar te duash ne shoqerine e sotme ,beje dhe dy pune te ligjshme e te ndershme ,por jo pune kriminale si ti me kondrabande armatimi ,inçeste familjare ,para te pista te Fazlliçve ,pislleqe . Urime B.Islamit,anali
    ze me vlera te larta morale.~~~~~~~~~~~~~~################.

    Reply to this comment
  23. max April 24, 16:13

    Hajde gazetar hajde !
    Ne vend qe te demaskoje qe te dy
    si ate gomarin e hazdisur te Berishes qe fut hundet kudo sikur te ishte i zoti i cifligut me emrin Shqiperi
    por edhe Veliajt qe ne vend qe te merret me punet e shumta qe ka ministria qe drejton e qe presin zgjidhje merret me grate e te birit te Berishes.
    E verteta eshte qe si Berishet dhe horrat e tyre ashtu edhe Rama .Meta ,Veliaj dhe horrat pas tyre jane vecse mashtrues e hajdute qe jane pasuruar ne kurriz te popullit qe sot po merr rrugen e kurbetit.
    Ndersa gazetaret mbrojne njeren ose tjetren pale ne funksion te interesit personal pa ju skuqur faqja per demin qe i sjellin shoqerise dhe figures se gazetaritTurp!

    Reply to this comment
  24. popull i thjesht April 24, 16:30

    Ky zen idioti nuk e kupton qe me kete akuze vetem sa i ngre vlerat erionit. Te punosh nuk eshte turp e zen. I ke dhen nje avantazh erionit ne kete rast. Nuk kam asnje simoati per ministrin e papunesise qe me sh ka fjale e reklam sesa vertet pune. Eshte aty fal vetem nhe njeriu pa asnje merite.kjo eshte shqiperia ku na detyrojne te votojme per njerez pa vlera per shkakun e krimineleve berishaj. Une jam nje nga at qe do e votoj erionin eche pse kam sh antipati per te , pet menyren si ka ber karriere ne ps. Uroj te jet votimi i fundit qe bej pet i at te berishes.

    Reply to this comment
  25. durrsaku April 24, 17:22

    familje e degjeneruar shkerdhejne kusherirat , pune serbesh gjell qensh…

    Reply to this comment
  26. SuloKapedani April 24, 19:42

    Kush martohet me tè vetin fis ,bukè shkalè i perèndisè.Çdo fjalè e keqe nga poulli e dalè e meriton ai “pallè”.M…t i ati dhe m….t i biri tè keqiat te popull fakiri.”Palloshi “i viçidolit lavdèrohet me k…qet e babait.

    Reply to this comment
  27. Kris 1 April 24, 20:24

    Sikur Shqiponja ka qene oficere thone gojet e liga.Ajo financoi dhe dasmen e Malos.Ku i gjeti dhe cnevoje kish te shiste fiq erioni?

    Reply to this comment
  28. pro.... April 25, 08:38

    -gjithe ate lek qe vodhi i jati nga piramidat,dhe prap s’ka mbaruar gdhendja e” kritikut” ne gjendje kritike, e ka deformuar gjaku dhe djersa e atij leku dhe mallkimet..ato qe te kane ngelur{leket} i befsh ilaçe.

    Reply to this comment
  29. Hёm... April 25, 08:59

    mire eshte qe ta kapin demin nga briret dhe te mos merren me ke jane martuar etj detaje personale qe nuk ngushellojne viktimat e tranzicionit dhe nuk shpaguajne mjerimin dhe anarkine pafund qe trasheguam prej kulishave te serbo-grekut. Podiumi i parlamentit nuk duhet te degradohet ne tavoline kafeneje se i jep material maskarait dhe sebepin per te spostuar debatin kot me kot ne gjera teresisht te parendesishme.

    Reply to this comment
  30. XUME PROTOPAPA April 25, 09:48

    SA GABOHESH I LINDURI NE PUKASBURGEN,

    kur nje fraze me kuptim te mirefillte i ngerthen historira e metafora pa as edhe me te voglen lidhje mes tyre. Ja te te sqaroj ne gjuhen e shkodraneve kush titrohet “kakareç”, si ne ate te vlonjateve “poperdheng”:

    Nuk besoj te kete ekzistuar ndonjehere ndonje shkodran, me kete rast, apo ndonje vlonjat, te kete marre guximin te shese “fiq kakareçe”, sepse dihej fundi i nje aventure te tille.

    Erion Veliaj eshte nga Qelbesira – alias- Ura Vajgurore, ku fiqte qendrojne “kakareçe” deri ne renjen e tyre nga deget per vete ciklin e lindje-vdekjes se tyre (edhe fiqte vdesin !). Andaj, i shumedashuruari yt, mund te shiste vetem fiq “kakareçe”, nga ku mori edhe filozofine e jetes se tij. Ne Grand Valley State University te Michigan-it ka frekuentuar vetem semestrin e pare pa dhene as edhe nje provim dhe nuk eshte dipllomuar ne kete universitet “prestigjioz” siç e quan ti, Bedriu nga Pukasburgeni i Merkelit.
    Ne se ka depozituar nje dipllome te GVSU-se eshte thjesht fallco dhe duhet perndjekur ligjerisht. Aq me teper ne Universitetin e Sussex-it ne Britanine jug lindore, jo vetem nuk eshte frekuentues i tij, por nuk mund te pranohej me nje dipllome fallco. E vetmja shkolle formuese e qelbesinarit (banor i Qelbesires) Erion Veliaj eshte periudha e shitjes se fiqve.

    Në Bibël përmendet shpesh, sidomos në librin e Zanafillës në kopshtin e Edenit. Shumë studiues ngulin këmbë se “fruti jetës” që hëngri Eva me Adamin nuk ka qenë mollë, por fik. Pasi ata e hëngrën “frutin e ndaluar”, të gënjyer nga një gjarpër, rrobat e tyre u zhdukën dhe mbetën lakuriq. Për të fshehur pjesët e turpshme të trupit, organet gjenitale, ata i mbuluan ato me gjethet e fikut.
    Bazuar në këtë mit, që nga lashtësitë e deri në mesjetë organet gjenitale të shtatoreve nëpër muzeume i mbulonin me gjethe fiku, sa që skulptorët filluan të gdhendnin gjethe fiku mbi to. Shprehja “gjethe fiku” ka marrë një kuptim metaforik negativ. Kuptohet si një mbulesë minimale për të fshehur diçka që dallohet: një veprim të turpshëm, një sjellje e pa këndshme ose një ofertë dredhi të një plani “ogurzi” por, i pa rrezikshëm.

    Varferine e dikurshme, Erioni, e mbulonte me gjethe fiku, per dobiçllekun e sot’tem ato gjethe jane thare me kohe e me vakt, edhe pse ne Kalane e Gjirokastres fiqte nuk kane pare kurre driten e diellit, gjethet per dasmen me parate e ministres Kumbaro, i solli nga Surreli i boshnjako-slloveno-vllahor(r)it EDVIN KRISTAQ VERA ZEF GJON KOLOMBI – ne art Edi Rama, sa per te ngelur ne teme.

    Se fundmi te thuash per Erion Veliajn ka qene “shites fiqshe”, ne “kakofonine” bashkekohore do te thote …qurravec me pese klase shkolle!

    Te thuash “kakareç” apo “poperdheng” mund te jete edhe i dipllomuar, por gjithnje ka ngelur …pikerisht kakareç, i pa gdhendur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim