Gjiknuri: S’ka privatizim të OSHEE këtë mandat dhe as rritje të çmimit të energjisë

March 25, 2015 10:43

Gjiknuri: S’ka privatizim të OSHEE këtë mandat dhe as rritje të çmimit të energjisë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, thotë se nuk do të ketë privatizim të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për këtë mandat qeverisës.

Ai tha se po shikohet mundësia e bashkëmenaxhimit me një kompani të huaj, proces ky që pritet të konkretizohet brenda këtij viti.

Duke folur për “Ora News”, ai u shpreh se aksioni për energjinë elektrike ka dhënë rezultatet e veta në rimëkëmbjen e sektorit, duke siguruar jo vetëm vazhdimësinë e tij, por dhe mbështjen policore të OSHEE sa herë paraqitet nevoja.

Sukseset në këtë sector, gjiknuri tha se ja ka njohur dhe opozita jashtë kamerave, edhe pse në daljet publike të kësaj të fundit akuzat kanë qenë të pakursyera.

Ministri ndërkohë paralajmëroi ndëshkimin e bizneseve dhe zyrave, kryesisht në katet e dyta dhe të treta në kryeqytet, të cilat sipas tij janë regjistruar si konsumator familjar dhe jo biznese.

Gjiknuri sakaq përjashtoi mundësinë e një skenari me FMN për rritje të çmimit të energjisë në rast të mos realizimit të objektivit për humbjet e energjisë.

Ndersa shtoi se ka interes nga kompani serioze boterore per blerjen e Albpetrolit.

Persa i perket gazsjellesit TAP, Gjiknuri deklaroi se punimet per rruget e ketij gazsjellesi nisin ne maj dhe se nga qeveria eshte kerkuar qe 20% e punimeve t’iu jepen firmave shqiptare.

March 25, 2015 10:43
Komento

4 Komente

  1. NAN MYZEQARI March 25, 11:06

    Per te miren e popullit pasurit strategjike si energjia elektrike ,nafta si nxjerrja dhe perpunimi isaj dhe ujerat si siperfaqesoret,nentoksoret,detaret te jene pasuri shteterore dhe te behet menaxhimi imire i tyre me qellim qe te perfitoje i gjithe populli

    Reply to this comment
  2. info analitike March 25, 11:10

    Cila na qenka kjo kompani serioze “misterioze” qe qenka e interesuar per blerjen e Albetrolit.
    Ne debatin tek Ora News Gjiknuri shpesh nuk diti te pergjigjej bindshem pyetjeve te gazetareve duke i anashkaluar.
    Perse “Kurum”-i vazhdon te sillet me arrogance dhe qeveria jo vetem i bindet po edhe i jep vleresime?

    Reply to this comment
  3. Gjik-mashtruesi March 25, 12:13

    Si nuk keni trup edhe genjeni… Nuk ka rritje te çmimit te energjise, nderkohe qe rritja eshte e dukshme dhe e ndjeshme per te gjithe abonentet. Biznesit ja rritet çmimin ne 14 leke/kw. Çdoni te beni me.
    Familjaret i hengret ne bese, me lojra fjalesh dhe shifrash dhe ne fund i ngulet thiken pas shpine.
    Tashme keni filluar mesele te re……. Turp qe po mashtroni njerezit qe ju besuan pushtetin……. Por nuk ka gje, se dardha e ka bishtin mbrapa……

    Reply to this comment
  4. Vëzhguesi F March 25, 16:05

    Se çdo beni me privatizimet kete mandat e dini ju, por genjeshtren se nuk do kete rritje te energjise, duhet ta sheshesh per mall tek fiset Zulu, o Gjiknur. Per familjraet qe kursejne dhe jo per te pasurit, ju e rritet dhe madje me gjithe tvsh-en e bete 114 lek te vjetra per nje kw/h nga 92 leke te vjetra me gjithe tvsh qe ishte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*