Nuk pagoi kredinë, Përmbarimi i sekuestron Fazlliçit llogari bankare dhe disa prona

May 1, 2015 08:21

Nuk pagoi kredinë, Përmbarimi i sekuestron Fazlliçit llogari bankare dhe disa prona

Një shifër prej 5 miliard lekësh e depozituar në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, 67 mijë metra katror që ndodhet në fshatin Rinia në Durrës dhe disa pasuri të tjera që janë në emër të biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç, janë sekuestruar tre ditë më parë me një vendim përmbarimor.

Njeriu me shumë afrimitet me ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun aktual të PD Lulzim Basha dhe kreun e PR Fatmir Mediun, rezulton debitor i një kredie të marrë në “Union Bank” me vlerën 3.3 milion euro.

Si pasojë e mospagimit të kësaj kredie në 13 mars gjykata e Tiranës ka vendosur nxjerjen e urdhërit të ekzekutimit të pasurive që ishin në emër të Damir Fazlliç dhe dy kompanive të tij, qipriotes “Alpha” Sh.p.k dhe “Crawn Acquisitions”.

Vendimi për sekuestrimin e pasurisë së mësipërme është marrë në 28 prill 2015, sipas gazetës shqiptarja.com.

May 1, 2015 08:21
Komento

3 Komente

  1. predator May 1, 08:58

    Kapitalizmi nano-salinist qe vijon me edvinin.
    Vjen qelbrsira nga Serbia dhe ka logari bankare dhe prona neper Shqiperi.
    Shqiptaret ketu mezi sugurojn nbijetesen

    Reply to this comment
  2. like tirina May 1, 09:00

    Ne fakt po ta maresh holle holle thjesht i kan marre mbrapsht aq sa ka marre nga banka.
    Dmth nese ai ka futur ne xhep 3 milion euro pun e madhe se i paskan marr 5 miliard.
    Pak a shum jjesoj jan

    Reply to this comment
  3. opozitar i sfilitur May 1, 09:02

    Pse nuk e privatizojm dhe qeverin si permbarimin?
    Kur esht privat se paku behet nga pak drejtesi.
    Kirse qeveria esht gati tu mari dhe ahtepit fukarenjve qe num.pagujn dritat ama nuk u prek qime vilave te politikanve qe kan grabitur miliarda

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*