Dani Alves dasmë sekrete me modelen Joana Sanz në Ibiza (FOTO

July 9, 2017 16:52

Dani Alves dasmë sekrete me modelen Joana Sanz në Ibiza (FOTO

 

Ish-ylli i Barcelona-s Dani Alves është martuar me të fejuarën Joana Sanz në fundjavë.

Çifti ka preferuar të lidhë kurorë larg syve të publikut dhe ka zgjedhur ishullin spanjoll të Ibiza-s për këtë ngjarje të rëndësishme për ta.

Alves i cili tani është një lojtar i lirë pas largimit nga Juventus-i e ka kremtuar me një ceremoni të qetë dhe me pak të ftuar martesën e tij, por disa nga miqtë e pranishëm kanë postuar foto nga dita speciale e çiftit në Instagram.

Sanz, 23 vjeç shpesh është shfaqur në revistat e modës si “Elle” ndërsa ka qenë imazh i reklamave të firmave të njohura si Jimmy Choo.  Në Instagram modelja numëron më shumë se 345 mijë fansa.

Për sa i takon Alves, braziliani zgjodhi të largohej nga Juventus-i për të nisur një aventurë të re.

Destinacioni i ardhshëm i lojtarit pritet të jetë Manchester City i ish-trajnerit të tij te klubi katalanas Pep Guardiola.

Me “Qytetarët” flitet se Alves ka një marrëveshje verbale për një bashkëpunim 2-vjeçar, por për ish-mbrojtësin bardhezi së fundi ka ardhur edhe një ofertë nga PSG.

July 9, 2017 16:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*