Danimarka do të zgjerojë kontrollet kufitare me Gjermaninë

May 3, 2016 17:59

Danimarka do të zgjerojë kontrollet kufitare me Gjermaninë

Danimarka ka shtyrë edhe më tej në afat kohor kontrollet e përkohshme në kufirin e saj me Gjermaninë, të cilat u vendosën fillimisht në janar të këtij viti për të menaxhuar më mirë fluksin e jashtëzakonshëm të emigrantëve që “pushtoi” Europën gjatë vitit të kaluar. Masat e kontrolleve janë zgjatur me një tjetër muaj, ndaj dhe do të vijojnë deri në fillim të qershorit.

Komisioni Europian, i cili po përpiqet mes vuajtjesh të parandalojnë rrëzimin e marrëveshjes së “Schengen”-it, ka konfirmuar se së shpejti do të autorizojë edhe ajo zgjerimin e masave të tilla.

Qeveria daneze ka bërë të ditur se i është bashkuara disa vendeve të tjera të BE-së, që i kanë shkruar Komisionit për një zgjerim të këtyre masave me rreth dy vite.

“Së bashku me gjermanët, francezët, austriakët dhe suedezët, sot unë i kam dërguar një letër Komisionit të BE-së, përmes së cilës kërkoj mundësinë e zgjerimit të kontrolleve kufitare edhe përgjatë dy viteve të ardhshme”, tha Inger Stojberg, ministri danez i Emigracionit dhe Integrimit.

“E kam ndërmarrë një hap të tillë, sepse duhet të kujdesemi për Danimarkën. Duhet të mbrojmë veten tonë nga grupi i Shtetit Islamik, i cili po përpiqet të shfrytëzojë avantazhin e kësaj situate me refugjatët, për t’u futur në Europë kudo ku ka boshllëqe kontrolli. Gjithashtu duhet të mbrohemi edhe ndaj fluksit të refugjatëve që kanë pushtuar Europën kohët e fundit”, shtoi më tej ai.

Komisioni pritet t’i japë “dritën jeshile” gjatë mëngjesit të së mërkurës, vendeve të zonës së lëvizjes së lirë “Schengen”, të cilat dëshirojnë të zgjerojnë edhe më tej kontrollet e jashtëzakonshme kufitare.

May 3, 2016 17:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*