Danimarkë, vdes princi Henrik, bashkëshorti i mbretëreshës Margrethe II

February 14, 2018 14:17

Danimarkë, vdes princi Henrik, bashkëshorti i mbretëreshës Margrethe II

 

Princ Henrik, bashkëshorti i mbretëreshës daneze Margrethe II, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, njoftoi sot në mëngjes pallati mbretëror danez.

Princ Henrik vdiq dje në mbrëmje në Pallatin Fredensborg, rreth 40 kilometra në veri të Kopenhagës.

Princi Henrik, i lindur në Francë, kishte rreth një muaj që kurohej nga një sëmundje në mushkëri në spitalin “Rigshospitalet” në kryeqytet përpara se të transferohej në Fredensborg pas përkeqësimit të gjendjes së tij.

Princi Henrik lindi në vitin 1934 dhe u martua me princeshën e atëhershme, Margrethe në 1967.

Ajo u bë mbretëreshë në vitin 1972 dhe përgjatë viteve të martesës së tyre, Princ Henrik nuk e mbajti kurrë sekret pakënaqësinë dhe zhgënjimin e tij që statusi i tij mbretëror nuk ndryshoi kurrë.

Një pjesë e qytetarëve danezë nuk kishin aspak simpati për princin pasi shikonin tek ai një njeri arrogant të etur për famë.

Por vitet e fundit, shumë të rinj mendonin se stili dhe karakteri i tij përfaqësonin një thyerje për rregullat e uniformitetit kulturor në shoqërinë daneze.

Henrik fliste me një theks të trashë francez dhe ishte i njohur për dashurinë e tij ndaj ushqimit, verës dhe poezisë.

a.s/dita

February 14, 2018 14:17
Komento

1 Koment

  1. intelektuali February 14, 15:04

    Danezet nuk e deshen burrin e Mbretereshes se tyre, por jane mbrojtes fanatike te Mbreteirise Daneze ne dallim nga fanatiket shqyptare te Enverit qe nuk kane lene gje te keqe pa thene per Mbretin e tyre Ahmet Zogu i Pare qe ishte i Pari Burre Shteti qe hodhi themelet e Shqypnise Perendimore, shume vite me pare, njashtu sic po kerkon te behet sot pas pilafit me nje hipokrizi tejet mafioze si “Mesalla me dy faqe” perpara Botes qe po na monitoron,

    pataj:

    PSE SHQYPTARET PYESIN VETEN TE DEPRESIONUAR QE ASKUSH NUK O DO NE BE?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*