Darka gazetarore

February 17, 2017 14:44

Darka gazetarore

Pas një viti të mbushur me baltosje gazetarësh, kryeministri Rama së bashku me atë Lindën, kanë mbledhur gazetarët për një darkë të fundit. Për të mos u ngatërruar me Darkën e Fundit ku Juda tradhëtoi Jezusin, thjesht bëhet fjalë për një darkë të fundvitit, pavarësisht se tensioni në ajër mendohet të ketë qenë i njejtë.

Gojët e Liga, me ligësinë që i karakterizon, kanë vënë re mungesën e gazetarisë mashkullore, por edhe të emrave të tjerë femërorë që duhet të ishin prezent në këtë darkë që supozohet u kushtohej të gjithë gazeterërve.

Të gjithë prisnin që kjo darkë të gjeneronte skandale, por jo, i gjithë vreri i Ramës ndaj gazetarëve është përmbledhur në një batutë të vetme për gazetaret prezente: Jeni shtriga.

Nga burime të brendshme mësohet se gazetaret kanë buzëqeshur lehtë duke bërë gjestin tipik që lëkund dorën në mohim, të shoqëruar me fjalët : Oh mjaft ti, je tepër shakator.

Pas këtij momenti humoristik plot hare, darka ka vazhduar e qetë, në një nga restorantet më të shtrenjta në vend.

P.S. Për të qetësuar Gojët e Liga, Fondi Monetar ka postuar një sqarim ku shpjegohet se ushqimet dhe pijet ishin marrë nga vetë të ftuarit, dikush një vezë të zier, dikush pak proshutë, dikush pak portokalladë të zezë etj etj. Pra nuk janë harxhuar lek kot.

 

February 17, 2017 14:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*