Kemi ‘marrëdhënie të shkëlqyera’ me Greqinë!? Patetizëm enokulturor, Shqipërisë i duhen marrëdhënie normale me fqinjët, për ‘të shkëlqyerat’ na tremb historia

September 16, 2020 09:33

Kemi ‘marrëdhënie të shkëlqyera’ me Greqinë!? Patetizëm enokulturor, Shqipërisë i duhen marrëdhënie normale me fqinjët, për ‘të shkëlqyerat’ na tremb historia

Publicisti dhe diplomati Shaban Murati duke komentuar deklaratat mbi takimin Rama – Mitsotakis shkruan se shprehja e kryeministrit se kemi “marrëdhënie të shkëlqyera” me Greqinë është e pavend dhe e tepruar.

“Shqipërisë i duhen marrëdhënie normale me shtetet fqinjë, për “të shkëlqyerat” na tremb historia jonë kombëtare. Të dashur shqiptarë, ruhuni nga “marrëdhëniet e shkëlqyera” me Greqinë” – shkruan bashkëpunëtori i gazetës DITA për çështjet e rajonit.

Ai e quan paradoks një qëndrim të tillë:

Në mbrëmje vonën e 15 shtatorit kryeministri shqiptar, pas një darke intime në Athinë me kryeministrin grek, nuk dihet pse shpërtheu në një patetizëm enokulturor dhe deklaroi në emfazë se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë janë të shkëlqyera.

Se si mund të shkëlqejnë marrëdhëniet me shtetin, që rivendikon detin tënd dhe territorin tënd, që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë 75 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, që nuk njeh çeshtjen çame, që kërkon autonominë e “Protokollit të Korfuzit” për minoritetin grek, që të ka grabitur ujrat e Vjosës, që në tetor 2019 abstenoi në samitin e BE kur votohej për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE, etj. këtë paradoks vetëm udhëheqës raja dhe shtete raja mund ta besojnë – shkruan Murati.

j.l. / dita

 

September 16, 2020 09:33
Komento

9 Komente

  1. xxx September 16, 10:11

    Une do ruhesha nese do kisha naj iluzion ne ramutin. Por meqe nuk kam se ka kohe eshte e qarte antishqiptaria e ketij pseudoburri, automatikisht “marrdhrniet e shkelqyera” te ktij antishqiptari me armikun e kombit shqiptar Greqine perkthehen ne lajme kobzeza.

    Reply to this comment
  2. Ylli September 16, 11:51

    Dyshoj se nuk ka të bëjë me detin kjo vizita e udhëheqësit në Greqi.

    Kam idenë se po gatuhet realizimi i ëndrrës së tij që të ngrejë një kamp refugjatësh diku në kufi me Greqinë…

    Në fakt Greqia është shndërruar një qendër e mbingarkuar pritje për refugjatët.

    Në Bashkimin Europian nuk ka sinjale të mira. Vetëm Gjermania dhe Luxemburgu kanë shprehur njëfarë gatishmërie për të marrë 1500 refugjatë. Shtetet e tjera kanë mbyllur kufinjtë edhe më fort sesa nga pandemia… Edhe Austria deklaron se nuk e mbështet Gjermaninë në këtë nismë.

    Ndaj më lind dyshimi që Fanti Spathi i Surrelit ka filluar të bëjë interesantin duke pranuar refugjatë pa ja kërkuar kush.

    Në fakt është histori e vjetër kjo e kampeve të refugjatëve që do bënte. Ka që në 2016 kjo histori. Ka zëra që edhe fondet që medemek do jepeshin për tërmetin u kondicionuan me praninë e refugjatëve në kampet që do ngriheshin këtu.

    Ndaj dyshoj që në Greqi të ketë marrë rrugën si protagonist e shpëtimtar i njerëzimit.

    Do vemendje jashtë që të kalojë krizën më të thellë ku ka zhytur vendin e vet. Ndërsa këtu brenda do sa më shumë kaos dhe të pushtojë lajmet me ngjarje refugjatësh, jo me zgjedhjet…

    Gjithsesi, dyshim e kam. Presim e shohim.

    Reply to this comment
  3. ?!! September 16, 13:04

    E çfarë mardhënie korrekte , në interes të popullit dhe vëndit të tij, mund të krijoj me partnerin e tij grek një kryeministër shqipëtar që nuk pushon së vjedhuri popullin dhe vëndin e vetë pa mëshirë e çdo sekondë. Njerëz, ka të drejtë zoti Murati, të ruhemi nga mardhëniet e shkëlqyera, strategjike e epitete të tjera që një mëndje normale nuk mund ti shpreh për dy vënde ku njeri ngre ulërima për “minoritetin grek” të stisur prej shqipëtarëve të Himarës dhe nuk njeh miljona arvanitasit e Greqisë që janë më tepër se minoritet, që nuk njeh pronat legjitime të çamërve vjedhur poshtërsisht nga kusarët ordinerë të shtetit grek me ligjin absurd të gjëndjes së luftës me Shqipërinë. Më duket se kur flet për mardhënie të shkëlqyera ka parasysh mardhëniet vetëm të tijat si individ me individin tjetër mbasi, ku i dihet , ka funksionuar fondi shumë miljonësh sekret që paska ministria e punëve të jashtëme greke (deklarata e Kociasit) për mardhënie të shkëlqyera dhe strategjike me individë të caktuar në Shqipëri. O njerëz, vërtet mund të kemi besim tek një kusar kryeministër , nga një kusar president që dërdëllisin të trasha për ditë para kamerave të TV që i ndjekin pas ( tallen haptazi me shqipëtarët) sikur të jenë morali, patriotizmi, atdhedashuria kur ata moral, patriotizëm, atdhedashuri kanë shtimin e miljarrdave në bankat e huaja që dinastia e tyre familjare të rroj në luks për 1000 vjet duke mos patur mëshirë as edhe vetëm një ditë, vet[m një ditë,për gruan e shkretë që qan për një copë bukë thatë para doktor Kalos. Mallkuar qofshin këta kusarqeveritar që bredhin si kloun argëtues në selitë qeveritare të botës duke na telendisur me pamjen idjote të liderit të rangut botëror . Pse nuk e di Micotaqisi, Erdogani, Trumpi, Lavrovi e Merkel se çfarë Edi Rama po i punon popullit të vetë me kusaritë e tij apo nuk informohen për bekgraundin negativ të personalitetit që presin e përcjellin?!! Ah i mjeri kaposh botëror që këndon kapërdisur mbi plehun mal sa Himalaja të korrupsionit e hajdutërisë që duket në Turqi, Greqi e kudo se nuk është kapul plehu por vërtet një mal i lartë plehrash!

    Reply to this comment
  4. t'i leme p..rdhet, si me "ereditaret" ne bote . September 16, 16:19

    mos te trembesh fare; vjetersia e gjuhes nuk do te thote status konteporan kulturor, superior .
    ndersa popull me i vjeter, nuk shkon, te githe quhen te vjeter njesoj si rrace njerezore rrjedhur nga i njejti lloje …Majmuni .
    bejme mire, te qendrojme me kembe ne toke . te persosim demokracine dhe te rrisim ..mireqenjen ekonomoke .

    Reply to this comment
  5. mirel September 16, 17:15

    Nuk eshte patetizem Shabe, eshte tradheti. Kurva Ramut ka mbaruar pazaret me Shqiperine dhe po i shet si lumturi te paguar me toka shqiptare.
    Fjalet jane te kota, ky kerme duhet zhdukur nga shteti shqiptar. Duhen protesta, por shqipot merren me fjale dhe artikuj. Ku jeni ju dora juaj dhe e Sabitit labit te mencur, ngrihuni, prijini popullit, Fjalet i mer era.

    Reply to this comment
  6. Gzim Kulufi September 16, 18:07

    Po Shabe, te njejten gje duhet te thuash edhe kur behet fjale per Turqine! Marrdheniet me vendet fqinje bazohen tek partneriteti reciprok!

    Reply to this comment
  7. Debatik September 16, 20:12

    Po o islamist. Muti kur rama thote qe kemi marredheniie te shkelqyera me turqine nuk flet

    Reply to this comment
  8. Tani September 16, 20:57

    Por o gzim kllufi te dhimbset greqia ahhh te shkretet jane gjunah

    Reply to this comment
  9. Igor September 17, 09:00

    Popull ma injorant ne bote jane Shqipetaret si mund te flisni mardhanje te shkelqyera me nji fqinje sikur Greku ,kur akoma ligji i luftes esht ne fuqi,ligji ushtarak Grek nuk i njeh kufijt e Shqiperise ,i pranon puntoret sezonal ku ne anen tjeter e mbush Shqiperin e jugut me Grek fashist,dhe keta i quani mardhanje te shkelqyera BUDALENJE jeni dhe asgje tjeter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim