DASH: 5 mln dollarë për kreun e logjistikës së ISIS

November 19, 2015 07:26

DASH: 5 mln dollarë për kreun e logjistikës së ISIS

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një njoftimi zyrtar ka vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për cilindo që jep informacion për vendndodhjen apo identifikimin e Tirad al-Jarba, i njohur ndryshe dhe si Abu-Muhammad al-Shimali, një ndër drejtuesit kryesor të Shtetit Islamik.

Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, Al-Shimali shërben si kreu i Komitetit të Emigracionit dhe Logjistikës në ISIS dhe është përgjegjës për lehtësimin e udhëtimit të atyre personave që duan t’i bashkohen ISIS-it, duke mundësuar udhëtimin e tyre.

Ai është përgjegjës dhe për financimin e udhëtimeve dhe menaxhimin e qendrës së rekrutimit në qytetin Azaz të Sirisë.

“Fushëbetejat në Irak dhe Siri, i mundësojnë luftëtarëve të huaj të trajnohen me armë dhe eksploziv si dhe i krijon aksesin për të krijuar lidhje për të planifikuar sulme në vendet e Perëndimit”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

November 19, 2015 07:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*