DASH: Kosova e rrethuar nga korrupsioni

March 14, 2019 16:57

DASH: Kosova e rrethuar nga korrupsioni

Kosova po ngec si pasojë e korrupsionit dhe dhunës ndaj gazetarëve e pakicave, ka thënë ambasadori i  SHBA-së në Kosovë Philip Kossnet duke komentuar raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.

“Një hap përpara i ndërmarrë ishte miratimi i Kodit të rishikuar Penal. Kosova vazhdon të ngec si pasojë e korrupsionit, sulmeve ndaj gazetarëve, dëbimit të shtetasve të huaj pa proces të rregullt gjyqësor dhe dhunës ndaj pakicave”, ka shkruar Kossnet në Twitter.

Në raportin e DASH-it për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2018, në pjesën për Kosovën përmenden korrupsioni endemik në qeveri, dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve dhe sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose komuniteteve të tjera të margjinalizuara.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha se do të ndërmarrin hapa konkret pas këtij raporti.

Raporti thekson edhe rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, pasi siç thuhet, ata janë kërkuar “nën akuza të paqarta”. Ndërsa përmenden shkarkimi i ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të AKI-së nga Kryeministri pas këtij rasti.

Sipas kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Faton Topalli, për rastin e dëbimit të shtetasve turq ka pasur shkelje drastike të të drejtave të njeriut.

Ditë më parë ambasada e Britanisë dhe ajo e Gjermanisë i kanë dhënë mbështetje deklaratës së SHBA-së për vërejtjen që ka dhënë shteti amerikan ndaj institucioneve të Kosovës për dëbimin e 6 shtetasve turq, të njohur si gylenistë, vitin e kaluar.

l.h/ dita

March 14, 2019 16:57
Komento

2 Komente

  1. intelektuali March 14, 17:28

    Kosova eshte e korruptuar, prandaj deduksioni del qarte:

    T’JA KTHEJME SERISH SERBISE

    Kesaj i meshon propaganda bolshevike nga Moska qe i shkon nga pas edhe dyshja Thaci-Rama si kali i trojes i Putinit me Bolltonet antishqyptare nga pas.

    POR O MJERANE TE AMBASADES AMRIKANE NE PRISHTINE:

    Gylenistet ja fali si “Derri ne thes” Hashim Thaci mikut te tij Erdogan, pa e pyetur fare Ramushin, c’pune ka qeveria e Ramushit ne kete konspiracion enverist si ne Kohen e Titos me kosovaret qe Enveri ja dergonte si “Derri ne thes” sapo kalonin kufirin UDB-se se Jugosllavise Komuniste?

    Reply to this comment
    • Me shume durim ndaj Kosoves zoterinj partnere dhe miq March 14, 18:57

      Korrupsion ka kudo. Nuk ka shtet imun pa korrupsion. Korrupsioni me i madh plasi edhe ne Kaliforni me artistet qe donin te conin femijet ne universitete IV league. Pesedhjete persona te arrestuar per korrupsion per provimet e pranimit ne universitete. A nuk eshte ky nje shembull qe korrupsioni quhet njeri dhe jo shtet. Njeriu eshte i korruptueshem. Nuk mund te akuzohen shtetet per korrupsion perse disa njerez jane te korruptuar. Kur shtete mijra vjecare si ato europiane dalin te korruptuara cfare pret nga nje shtet qe sapo eshte krijuar (nje bebe 11 vjecare)? Prandaj kritikat duhet te jene te kursuera. Sepse nuk mund te presesh nga nje shtet 11 vjecar te jete ne nivelin e shteteve Perendimore, qe ne fund te fundit kane zhvatur pasurite e botes dhe jane pasuruar duke vjedhur e zhvatur skllever dhe pasuri natyrore nga te tjeret. Kosova edhe ato pasuri qe kishte ja ka vjedhur Serija per 80 vjet, ne menyren me te pameshirshme. Madje vazhdon ti pengoje te ecin perpara me disa ligje idioteske europiane sic eshte rasti i energjise elektrike me Shqiperine. Me te kursuer zoterinj partnere dhe me shume kutpim per Kosoven dhe rrugen e saj drejt civilizimit perendimor.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*