Raporti i DASH si konfirmim i kritikave për korrupsionin qeveritar

July 30, 2018 19:22

Raporti i DASH si konfirmim i kritikave për korrupsionin qeveritar

Gjergj Erebara *

Shqipëria konsiderohet si vendi më i korruptuar në rajon. Politikanët e vendit detyrojnë investitorët e huaj të punësojnë kompani të lidhura me ata vetë, ndërsa Reforma në Drejtësi raportohet se nuk ka bindur shumë investitorë për përmirësim të klimës së biznesit.

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara publikoi atë që mund të quhet deklarata më kritike e bërë në shumë vite sa i përket klimës së investimeve të huaja në Shqipëri, duke kritikuar në veçanti kontratat e partneritetit publik-privat të qeverisë aktuale krahas shqetësimeve mbi nivelin e lartë të korrupsionit, presionit për të punësuar kompani të lidhura politikisht dhe mungesës së aksesit të kompanive në rrjetin e energjisë elektrike.

Investitorët besojnë se qeveria efektivisht po i diskurajon investimet e huaja për të favorizuar kompani të lidhura politikisht, sipas raportit.

Raporti i publikuar në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit thekson reformën në drejtësi, aktualisht në zbatim, si një ndryshim i madh, por raporton se investitorët e huaj nuk duken shumë të bindur dhe vijojnë ta konsiderojnë Shqipërinë si një “vend të vështirë për të bërë biznes”.

“Investitorët e huaj citojnë korrupsionin, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe zbatimin e dobër të kontratave si probleme që vijojnë në Shqipëri,” shkruhet në raport.

“Zbatimi i reformës në drejtësi është duke u kryer, përfshirë vetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve me pasuri të pashpjeguar, por investitorët e huaj e perceptojnë klimën e investimeve si problematike dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes.”

Ndryshe nga raportet e mëparshme, raporti i këtij viti mbart kritika të forta edhe për praktikën e qeverisë për dhënien e kontratave të partneritetit publik-privat të njohura si koncesione.

“Raportet për korrupsion në prokurimet publike janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneriteteve publike dhe private ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë,” thuhet në raport.

“Analizat e dobëta të kostove dhe përfitimeve dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave të koncesionit janë shqetësime të vazhdueshme.”

Qeveria shqiptare ka nënshkruar ose pritet të nënshkrojë kontrata koncesionare për ndërtim rrugësh me vlerë 711 milionë euro, krahas kontratave të tjera koncesionare për ndërtim hidrocentralesh. Dy nga katër kontrata janë nënshkruar me kompani vendase përmes procedurës së njohur si “propozim i pakërkuar”, ndërsa një e tretë është në proces.

Propozimet e pakërkuara janë një koncept i vendosur në legjislacionin shqiptar në vitin 2006 për të lejuar propozimet nga sektori privat për zgjidhje të karakterit të jashtëzakonshëm për probleme publike, të tilla si propozimi i një teknologjie novatore.

Por në vend të kësaj, qeveria ka pranuar si propozime të pakërkuara dhe ka dhënë bonuse për projekte ndërtimi hidrocentralesh që janë projektuar që nga koha e komunizmit apo ndërtimi segmentesh rrugore që kanë ekzistuar si ide apo si projekte prej dekadash. Kjo është një medotë që efektivisht ka vrarë konkurrencën, pasi në shumicën e tenderëve nuk ka pasur fare konkurrentë me përjashtim të propozuesve dhe kjo duket se është cilësuar nga investitorët e huaj si një mënyrë për të shmangur konkurrencën dhe për të favorizuar kompani të lidhura politikisht.

“Investitorët raportojnë shqetësime të vazhdueshme se rregullatorët përdorin legjislacion inkonsistent ose të vështirë për t’u interpretuar si mjet për të diskurajuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompani të lidhura politikisht,” thuhet në raport.

Investitorët e mëdhenj vazhdimisht raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë specifikë të lidhur politikisht dhe ankohen se e kanë shumë të vështirë të respektojnë Aktin e Praktikave Korruptive të Huaja, një ligj amerikan që ndëshkon individët apo kompanitë amerikane në rast se bëjnë biznes jashtë vendit duke korruptuar zyrtarë të një vendi tjetër.

Kritika ka edhe për Inspektoratin e Ndërtimit dhe vështirësitë në lidhjen e kontratave të reja të furnizimit me energji elektrike ndërsa citohet raporti i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International i vitit 2017, ku Shqipëria konsiderohet si vendi i dytë më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor.

“Agjencia e ngarkuar me shkatërrimin e ndërtesave pa leje shpesh vepron pa konsultim të plotë dhe dështon të ndjekë procedurat,” thuhet në raport.

“Ka pasur raportime të besueshme që qeveria shkatërroi disa shtëpi pa proces të rregullt ligjor si pjesë e një fushate më të gjerë për shembjen e ndërtimeve pa leje. Qytetarët dorëzuan ankesa se INUK ka injoruar kërkesat e shtetasve për të shkatërruar disa ndërtime pa leje ndërsa ka zgjedhur të shkatërrojë të tjera për të cilat qytetarët nuk janë ankuar.”

Raporti thekson gjithashtu se një rrezik tjetër për investirorët është edhe shpronësimi për interes publik përkundrejt çmimeve “poshtë nivelit të tregut”.

“Kompensimi ka qenë në përgjithësi poshtë çmimit të tregut dhe pronarët janë ankuar se procesi i kompensimit është i ngadaltë dhe i padrejtë,” thuhet në raport.

Qeveria shqiptare duket se ka shkelur parimin kushtetues të “kompensimit të drejtë” në disa raste shpronësimi për interes publik, ku pronarët e pronave të shembura janë marrë kompensime me çmime shumë të ulëta dhe në disa raste kanë përfunduar si të pastrehë.

*****

Autori është gazetar i BIRN

 

July 30, 2018 19:22
Komento

25 Komente

  1. Arben July 30, 19:34

    Ore, jeni mire nga truri ju, lidri botror eshte I pagabueshem.

    Mblidhni mendt e kokes, sepse ne jemi shkemb graniti.

    Reply to this comment
    • Tani July 31, 00:22

      Raporti duket i bazuar ne ankesat e Dhomes se Tregtise ku investitoret e huaj kerkojne favore. Qeveria ben shume mire qe nderton me kompani vendase, PPP. Imagjinoni nese ne nje vend Perendimor do te lejoheshin kompani te huaja te benin ndertimet kur vendi kishte kompani ndertimi te mjaftueshme. Te gjitha pikat e raportit lidhur me ekonomine kane te bejne me ankesa te ketyre investitoreve te huaj qe kerkojne gjithcka dhe nuk duan te japin asgje mbrapsh, por vetem fitimet e tyre 100%. E perse ju duhen dhene keto ndertime te huajve kur parate e publikut shqiptar dhe privatit shqiptar mund te bejne investime me te kontrolluara. Provuam nje investim me rrugen e kombit dhe na doli 1.2 miliarde euro dhe nuk ka fund shpenzimi i parave nga kjo pune e bere keq dhe pa pergjegjshmeri.

      Reply to this comment
    • Gimi July 31, 00:30

      Duket si nje raport teper agresiv kunder kryeministrit shqiptar. Duket qe kryeministri dhe qeveria paskan bere dicka qe nuk ju ka pelqyer investitoreve te huaj. Duket qe plani ekonomik i z. Rama 1 miliard euro per rruget dhe shume te tjera dhe bashkepunimi i qeverise me kompanite vendase si PPP i paska nxehur keq investitoret e huaj qe ne fakt nuk kane investuar pothuaj asgje ne Shqiperi. Raport teper i cuditshem dhe ne favor te investitoreve te huaj. Qeveria duhet te komentoje vendimet e saj pro kompanive shqiptare si nje vendim per ta bere ‘Shqiperine te Madhe’ perseri. Pra cdo gje per shqiptaret dhe Shqiperine eshte prioritet i qeverise shqiptare. Nuk ka asgje te keqe qe nje qeveri te mbeshtese investitoret vendas, kur ato jane te pranishme. Cdo qeveri ne bote, se pari, mbeshtet kompanite e veta dhe jo ato te huaja. Pse jo qeveria shqiptare? Forca Edi Rama, Shqiperia e Para!

      Reply to this comment
      • mirel July 31, 20:33

        Jo more,, tani na doli armiku i jashtem prape si lugat qe nuk na do te miren,
        Pse te na vjedhe i huaji kur na vjedh ky i joni?
        Italia na pushtoi dhe mire ja beme qe e hodhem poshte.
        Po na la dhe ca ndertesa pa PPP, qe po i shemb Ramuti, i joni ky, per PPP.
        Le te na i marrin te gjitha kriminelet shqiptare..pa ci dhjet rracen.
        Tani dhe barin do ta hame me leje nga Ramuti

        Reply to this comment
  2. Ekonomist July 30, 20:09

    Shqiperia e Rames qe natyrisht nuk eshte “Shqiperia qe duam”, vendi me i korruptuar ne rajon. Kjo e deklaruar nga DASH. Dhe vjen 5 vjet pas ikjes se “Fajin e ka Saliu” nga pushteti. Para DASH ishte FMN qe urdheroi qeverine Rama te nderprese koncesionet apo ndryshe, vjedhjet e qeveritareve nepermjet tyre. Ketu korrupsionin si dhe varferimin e shqiptareve nuk e bejne UFO-t, e bejne rilindjotet e ketij pushteti hajdut te korruptuar e me te deshtuarin ne ekonomine e gjithe shqiptareve.

    Reply to this comment
    • Xha Braho July 30, 20:39

      Po raportet para 2013 te DASH-it I ke lexuar me syzet shqupore o Ekonomist i sumes. Apo ahere Shqiperia ishte pas Gjermanise se desh harrova. Ju erdhi zeri memecave. Shqiperia nuk mund te behet Gjermani dhe as France jo ne 5 vjet por as ne 500 vjet por e rendesishme eshte fakti qe po ecen ne drejtimin e duhur dhe jo rokapjekthi si ne kohen e Salehut.A ka korrupsion? Sigurisht qe ka dhe do te kete. Por ska me vrasje ne mes te bulevardit te njerezve qe protestojne, ska me qe djali i Kryeministrit ve ne rresht Ministrat dhe hedh ne ere nje fshat te tere per qellime perfitimi te familjes kriminale Brekeskisha. Prandaj populli i di me mire se cthote DAShi o Ekonomist qe te eshte thyer maja e lapsit.

      Reply to this comment
      • mirel July 31, 00:47

        Ke ngelur ne 2013en o xha Braho dhe nuk te ka levizur akrepi

        Reply to this comment
      • per Xha Brahot July 31, 08:51

        Xha Braho, ku merr vesh ti nga ekonomia or plak matuf!
        E di sa ka qene Borxhi publik ne 2013 kur mori Rama qeverine nga Berisha? 62%! E di sa eshte sot pas 5 vjetesh “te drejtimit te duhur” ky Borxh publik?74% e i fshehur pas PPP ca me shume akoma. (pyet o Xha Braho se kush eshte e sa ndikon Borxhi publik ne ekonomi se nuk je vone te mesosh ca gjera elementare te ekonomise per te mos vdekur injorant)

        Reply to this comment
        • Xha Braho July 31, 20:05

          Ah more evlat qe me fshihesh si djalli prej temjanit. Une mund te jem plak por sa per ate fjalen matuf bjer njehere tet eme a tet moter te “ma mase” shkallen e te matufepsurit. Tani sa marr une vesh nga borxhi. Me degjo ketu o teveqel se ti je aiu ekonomisti i shqupit qe lapsin e perdor per te kruajtur bythen dhe jo [per te percaktuar nivelin e borxhit publik. Qeveria Brekeskisha ne 2013 e la borxhin public 69% dhe jo 62% sic thua ti o eunuk. Eshte e vertete qe Rama kur erdhi ne pushtet e rriti ne 73% sepse pagoi borxhet e padeklaruara ndaj biznesit te Salehut tend te Qoftelargut qe priste shirita para zgjedhjeve dhe i perdorte me pas per breke per Lirine. Tani kurba e borxhit ka ardhur ne renie. Eshte 70% e PBB dhe ne fund te 2019 eshte projektuar te 68% dhe trajektorja do vije ne ulje(keto jane shifra te certifikuara nga FMN dhe jo Marika e SHQUP-it qe te jep ty vaktin e persheshit). Tani si me thua o vemje qe vegjeton ne gjirizin shqupist a marr vesh ndopak nga borxhi apo jo???

          Reply to this comment
          • Vlora1912 August 1, 08:02

            Mos Braho,
            Mos e shaj shqupistin e Salehut seee…

            Se ka shum te ngjare, qe ne shtator te jeni bashk ne nje kazan-gjiriz….Ram-Birrish-Lulbyth-Moqik..

            Ftesa u be preme, …e lum kush te rroj ta shoh zonje dobicken qe doli nga Fejesa e 17 Majit…

            PPP, jan menyra me e ndyre, dhe me e sigurt, per te skllaveruar nje popull ne terma afatgjate…..dhe nuk duhet shkolle e madhe per ta kuptuar..

            PPP-20 km rruge fushore, nuk kushtojne 300 milion euro, si i ka llogarit Privat Pirati i PPP…se kushtojne shum me lire ne evrop rruget Alpine..

            GJithsesi, xha braho, ne shtator pritet dasma, pas fejeses se Majit 2017…….
            Dhe ndryshe nga fejesa dyshe e Majit, martesa propozohet te jet Treshe…ose si ja thone threesomme!!

            Kuptohet, viktima e kesaj martese treshe do jet Xhafa, i vetmi minister me integritet, dhe Vetingu i klases politike.

            Harroje qe Saleh Barbari, dhe te tjere Hajdut me cizme e bllok, blu, te kuq, mavi apo roze, do gjykohen per krimet e perbindeshme qe i kan ber shqiptarve….

            Dhe mir te na e bejne…

          • per Xha Brahot August 1, 12:31

            Xha Brahot qenkan me matufe se i kujtoja. Rritja e Borxhit publik i duket arritje! FMN dhe DASH i duken se lavderojne qeverine e Rames. Pra shkurt, nuk ja vlen ti zgjosh nga idiotesia e tyre. Flasin per projektime por nuk shohin e njohin realitetin. Tamam mbllacites te bajgave propagandes Rames duke uleritur se hane mjalte.

          • Lili August 2, 21:05

            Eh pra per xha braho
            Keshtu eshte kur jane mesuar me vleresuar vetem rritje… t’iu thuash muti u rrit kaq% prape e konsideron xha braho sukses se i ka ende sloganet e Partise si signal ne koke qe duhet te ngrhet ne aplauze sa te degjoje ngritje e… pse eshte deshtim i madhe ngritje e borxhit,ku nuk di sepse ndalet vetem te filimi i sloganit..

  3. Operacioni zjarri July 30, 20:14

    Shqipëria vendi më i korruptuar në rajon?

    “Per qill e per dhé, kjo eshte shpifje burra!” – bertiti si i xhindosur sekretari i 10-re Partise se te Pinjolleve te Shquperise (PPSH)

    Reply to this comment
  4. Dashi kerkon bar ,te blegerij si kurr me par ;) July 30, 21:14

    uahahahahahah
    Dashi ,sa Humor ke mer amon ,
    o shok i babales hahahahahahah

    luja mir-e ?
    anel nga kirgistani ka fillu peshkimin apo

    Reply to this comment
  5. katarakti July 31, 20:40

    Shumica e komentatoreve me tru e kane kuptuar se ku rreh “çekiçi” i Dash-it. Tu hapet rruga investitoreve te huaj qe te grabisin edhe ate pak gje qe ka mbetur pa u xhvatur ne Shqiperi! Ne nje fare menyre ky raport per mua deshmon, te kunderten, patriotizmin e Rames. Qe ua ka mbyllur deren firmave te huaja te Diveroleve, Bechtelit e ku di une dhe po i jep perparesi investitoreve vendas. Eshte shume me mire qe nje rruge te ndertohet nga nje kompani vendase, se nje e huaj. Te huajt marrin parate, te lejne glasen dhe bridh gjyqeve ti 10 vjet me rradhe kunder avokateve te tyre te djallezuar. Pra: Bravo Rama. Ky Erebara qe nxin gjithçka, dhe per te disaten here, ose paguhet nga OJQ-te qe nuk dihet se kushi ua jep parate, ose kullot ne grazhdin e Shqupit. Se ndryshe nuk spjegohet militantizmi i tij. Nga kritikat e Dash-it une kuptoj se Shqiperia po ecen ne rrugen e duhur. Albania first, Vettingu etj etj – jane shenja te ringritjes se kokes, pas epokes 25 vjeçare te rrumpalles se vandaleve.

    Reply to this comment
  6. info analitike July 31, 21:13

    Po shoku Lu Peshakatari si nuk pati folur nje llaf per keto mrekulli rilindjote e as shoqja Vlahutinke nuk e vuri ujin ne zjarr.

    Reply to this comment
    • ramos July 31, 21:32

      info anali ,
      perse se ke mor vesh tina persen ?

      lu-s se shkrete i ngeci nji hale ne Grik se donte me bo trimin ke banketi qi shtroj liria e sals ne shtepi .

      i futen ne pjate peshkun me hala te medha
      krapin , dhe hop Lu-s i ngeci ne gerrmaz hala

      Vllahutinka preferon ujin e ftohte veres bo fitnes ajo eee

      Reply to this comment
  7. alphade July 31, 22:56

    O menxyra te Monstres se Sali-Terrorisit , Talibani i
    Shqioerise,i pari dhe i fundit. ” Godfather-i” i Mafias
    shqiptare, moe e genjeni,mos e mashtroni popullin
    shqiptar me alibite dhe manipulimet tuaja me deklara-
    .tat e DASH- Amerikan. Ju jeni mashtruesit makuave-
    liste me te medhenj qe ka njohur Shqioeria deri me sot.
    Vertete DASH -i ka bere nje deklarate te tille,por ne nje
    kontekst tjeter nga ajo qe ju jeniceret e Saliut ,te tipit
    sarahosh,Alibeaj qe i duket vetja sikur e ka ne dore te
    verteten e planetit.Race me te keqe,me besoni, nuk
    mund te gjesh ne asnje qosh te globit. Vetem kaq : Nipi
    i Isa Tosket,ballistit qe e njeh tere Myzeqeja dhe me gjere. Nga ky njeri mund te gjeni te verteten ? Kurresesi
    JO !!! Ne kontekstin per te cilin flet DASH ka lidhje drejt-
    persendrejti me “Revolucionin e Bardhe” qe po zhvillohet
    ne Shqiperi ne keto momente kruciale per vendin tone:
    Reforma ne Drejtesi dhe Vettingu ku ka tronditur tere kas-
    ten politike,sidomos ate qe u debua me 700 grushta ringu
    nga pushteti dhe nuk ka me shance te vije ne pushtet me
    “trurin e Saliut dhe Lulit” ,prandaj ky sulm e bandes ma-
    fioze kerkon me cdo kusht te kapet si i mbyturi pas fijes
    se kashtes. Marrin cdo fraze nga deklaratat e DASH-it
    per Shqiperine ,e nxjerrin nga konteksti,e shtremberojne,
    e manipulojne dhe pastaj ja servirin shqiptarit te shkrete
    qe s’e ka mendjen fare cfare thone llapaqenet e Sales,
    por ky i fundit mendon,si plak i pjedhur dhe gati per mani-
    komio te Recit, enderron si Donkishoti, i cili :
    “Boten mbrapsht desh ta kthente dhe me ushte ta mber-
    thente” ! Nuk e kupton ky mjeran ose e kupton por nuk do
    te “hape rrugen” sepse ka nje milion aresye: Mali me kri-
    me qe rendon mbi te,,pasuria marramendese,qe ka plac-
    kitur,fale kapjes se pushtetit permes agjenturave te huaja
    fqinje,dhe transformimit te tij ne nje mburoje te familjes
    dhe klanit te tij pergjate 28 vjeteve. Tash “filmi mbaroi” ,
    “dritat u hapen” dhe Saliu me banden e tij po del culkak
    para shqiptareve. Ky perben epilogun e gjithe historise
    kriminale,banditeske,mafioze,terroriste te Sali Milloshevi-
    cit- Karaxhicit,Fasllicit,etiketime keto qe prej 28 vjetesh
    ia kane vene shqiptaret e zakonshem ……!!! Tash asgje
    nuk i ben derman kesaj bande : Vettingu do t’i shfarose
    te gjitha “ferrat” ne drejtesi,politike e kudo. DASH-i nuk
    ka fjalen per qeverine e tashme por per banden mafioze
    te Saliut . Pikerisht ketu qendrojne te gjitha shtremberi-
    met e deklarates e DASH-it .

    Reply to this comment
  8. ALBAN DEGA August 1, 01:50

    Mendime me gjuhen e fakteve

    EDI RAMA STOP KUSARISE SE SHQIPTAREVE !

    – Ku ka ze s’eshte pa gje !

    -15 milione euro per nje km rruge fushore eshte shume lebetitese !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sikur ne Himalaje te ndertohej kjo rruge eshte teper shtrenjte !
    Aq me teper kur rruga ekzistuese eshte e mjaftueshme !
    Pra nuk eshte urgjence as lokale e jo me kombetare !
    Ka halle shume me te medha se kjo Shqiperia e shqiptaret fakira dje, fakira sot e rrezik edhe me fakira neser me keta oligarke politike e financiare te pangopur me djersen e gjakun e shqiptareve !
    Gati 350 milione euro per 25 kilometra rruge paralele jane shume kolosale per xhepat e shqyer te shqiptareve !
    15 milione euro per nje kilometer rruge eshte shume alarmante, lebetitese !
    Aq me teper ne nje terren fushor!
    Stop kusarise se shqiptareve !
    Se vjen nje dite e paguan sa frengu pulen kete hajni te vjeter me nje oligark si Bashkim Ulaj dhe “Gener 2 “ jo vetem te tij por edhe …..!
    Eshte e njejta firme qe ka shqyer malin ne Luginen e Valbones per HEC-et rrenimtare te Valbones duke rrezikuar nje katastrofe jo vetem ekologjike por edhe njerezore !
    Eshte e njejta kompani e pallateve shumekateshe ne Tirane dhe atyre te Liqeni Artificial i Tiranes
    Stop PPP-ve qe do sjellin e jetesojne skenarin grek te predikuar nga Sali Berisha ne nje kohe qe shqiptaret e varfer po varferohen edhe me !
    Stop Edi Rama !
    Sa eshte pjesa jote dhe ministrave tu 20 apo me shume per qind !?
    Stop !
    Para se te jete teper vone !
    Arta Marku te nise menjehere hetimin e PPP- ve te Edi Rames me Kastratin, Ulajn e oligarket e tij e te Berishes.
    Po ashtu edhe KLSH- te filloje auditimin e vleres dhe procedurave te miratimit te saj para se te jete shume vone !
    Apo Rama e Berisha kacafyten diten sa per sy e faqe ne Kuvend me njeri- tjetrin e ndajne placken e kusarise naten me njeri- tjetrin !
    A mos eshte kjo aresyeja kryesore e vonimit te zbatimit te Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut ne Shqiperi !?
    Stop Edi Rama !

    Reply to this comment
  9. Alban Dega August 1, 01:51

    STOP TERRORIT EKOLOGJIK NDAJ VALBONES !

    – Edi Rama bashkefajtor ne masakren e Sali Berishes dhe Bandes se Gangstereve te tij ndaj Valbones!

    -Kushtrim nje dite para nje katastrofe masive natyrore e njerezore !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Deputeti socialist Besnik Bare leshoi sot nga Altari i demokracise shqiptare kushtrimin e fundit per te shpetuar jo vetem Valbonen por krejt Luginen e saj nga masakra e perbindeshme e saj!
    Eshte nje sirene alarmi nje dite para se kjo masaker te kthehet ne nje katastrofe jo vetem natyrore, por njerezore me qindra viktima dhe varrosje per se gjalli e Dragobise, Klysyres dhe vete qytezes turístike te Valbones me dhjetra milione eurove investime ne te !
    Faleminderit Besnik Bare per kete kushtrim, oshetima e te cilit mberrin deri ketu ne Nju Jork cka e ka pa por nuk e ka kuptuar mire as Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij e PPP-ve !
    Faleminderit Besnik …. me tropojan se te gjithe deputetet e Tropojes te 27 vjeteve te fundit,
    Me tropojan se kater ish- ambasadore tropojane ne Paris, Londer, Moske e Berne vec e vec apo te marre se bashku, “ ambasadore te librave te vet “ qe nuk i lexojne as vete, jo te Shqiperise
    Me tropojan se dy ish- ministra tropojane !
    Me tropojan se ish- Presidenti e ish kryeministri zjarrvenes e pushke- shkrepes intelektual i vellavrasjes tropojane Sali Berisha qe
    – la 175 varre tropojanesh per 2 vjet per nje thirrje femije ose dyfishi i te ekzekutuarve nga ish diktatura komuniste per 46 vjet ne Tropoje !
    -qe per 13 vjet ne krye te Shqiperise nuk la nje krua me emrin e tij ne vendlindjen e vet
    Berisha e gjeti qytetin Bajram Currin qelibar dhe e la Kandahar, sic e pershkruan aq bukur e realisht me dhimbje ne shpirt e vaj zemre Besniku !
    Qytezat e kromit Kam e Rragam i gjeti Kam e i la Skam, sic e ka quajtur shkrimtari e gazetari i talentuar tropojan Gjon Necaj !
    Faleminderit Besnik Bare e thuaj edhe Kryeministrit Edi Rama qe me dashje a pa dashje u be e po vazhdon te jete bashkefajtor i Sali Berishes ne masakren e terrorin ekologjik ndaj Valbones !
    Asnje justifikim i Edi Rames me gjoja gjoba hipotetike nga gjykatat e sterkorruptuara shqiptare e aq me pak nga Strasburgu nuk e perligj mos anullimin e kontratave kriminale, mashtruese e me nenshkrime te falsifikuara te denoncuara nga Ilir Seci e te pakten pese tropojane te tjere te vdekur ose jashte Shqiperise !
    Asnje perfitim nuk e perligj masakren e terrorin ekologjik kunder Lugines se Valbones qe eshte zone e mbrojtur jo vetem nga ligjet shqiptare por edhe UNESKO !? 5- 10 Megavat i prodhon nje gjenerator me nafte ose gaz !
    A e njeh sadopak aritmetiken, nuk behet fjale per matematiken e avancuar, kryeministri, qe ka per bashkeshorte nje ekonomiste te talentuar?
    Turpi qofte me te qe nuk i anulloi edhe dy kontratat e fundit te ketyre 12 palo hidrocentraleve qe nuk arrijne te furnizojne as vetveten me energjine qe prodhojne !
    Pse hesht dhe nuk filmon ERTV masakren e Malit te shqyer e bimesine e rrenuar, terrorin ekologjik e shtepite e cara te banoreve te Dragobise !
    Kryeministri i pazareve te felliqta kushtetuese me Sali Berishen ne 2008, Edi Rama, me dashje dhe vetdije te plote eshte bere bashkepunetor e bashkefajtor i masakres dhe terrorit ekologjik te Lugines se Valbones !
    Asnje gjykate as e Tom Ndreces e Xhind Xhonit , aq me pak ajo e Strasburgut, nuk mund te ndeshkoje as gjobise nje qeveri qe mbron mjedisin jeten bimore e shtazore , jeten njerezore e thesaret qe Nena Natyre e Zoti i ka dhuruar shqiptareve e Shqiperise !
    Aq me teper kur kontratat e Sali Berishes, Genc Rulit, Ritvan Bodes e bandes se tyre te gangstereve jane te mbeshtetura ne nenshkrime te falsifikuara dhe mashtrime te kompanive te oligarkeve !
    Aq me teper kur Gjykata e Apelit ne Tirane ka vendosur nderprerjen e punimeve !
    Cfare presin forcat ligjzbatuese ? Pse nuk nderhyrjne dhe arrestojne ne flagrance shkelesit e vendimit te nje gjykate ligjore !?
    Aq me teper kur kompanite terroriste ekoligjike qe rrenojne, shqyejne faqet e maleve e kthejne ne balte ujerat kristal te lumit Valbona edhe pas vendimit te Gjykates !
    A nuk ishin gorillat e ketyre kompsnive qe sulmuan gazetaret dhe personelin teknik te Televizionit Top Chanal dhe kazani mediatik dhe shoqatat e gazetareve e kaluan pothuajse ne heshtje kete akt terrorist dhe sulm banditesk kunder shtypit te lire dhe informimit publik !?
    A e dini se shperthimet e eksplozivit perbejne rrezik shembjeje masive te malit me lartesi mbi dy mije metra, qe mund te varrosi per se gjalli krejt fshatrat Dragobi, Klysyre dhe permbytin krejt qytezen turistike te Valbones vet, duke bllokuar rrjedhen e saj dhe vrare me qindra banore e turiste ne kete zone !
    Kushtrimi i deputetit dhe tribunit te fjales se lire, Besnik Bare ne Kuvendin e Shqiperise eshte kambana e fundit nje dite perpara katastrofes!
    Sot ! Sot… pra nje dite para jo nje dite pas katastrofes masive jo vetem natyrore, por edhe njerezore!
    Stop masakres rrenuese te Valbones !
    Stop terrorit ekologjik te Lugines perle te Valbones !

    Reply to this comment
  10. intelektuali August 1, 10:33

    SI TA PERKTHEJME RAPORTIN E DASH-IT TE TRUMPIT?

    sepse:

    Edi Rama e lexon dhe e perkthem me gjuhen e Enverit kur deklaron se PD-ja nuk di anglisht dhe e perkthen gabim dhe nuk pranon qe ka kanabizuar Shqypnine dhe po falimenton ekonomine me injorancen ne drejtimin e shtetit duke shtuar ketu megallomanine e ndertimeve alla PPP mafioze duke shkaterruar Stadiume dhe Teatro Kombetare pa kurfare llogaridhenie per te fshehur kusrine makaber te pronave dhe fondeve publike dhe te gjitha keto duke i mbuluar me nje propagande te shrenuar enveriste me bedela si Lali Eri me mantalitet perdhunuesi arrogant apo si Ministri Klosi i Bilbilit te Enverit qe naten jep leje ndertimi per HEC-e ne Valbone dhe Osum dhe diten i anullon pa piken e turpit. Ja edhe enveristi Alban Dega nga SHBA me ne fund duket se i ka kuptuar FINTET mashtruese te Edvin Droges dhe per here te pare ka dale me nje pozite te qarte qytetari.

    pra:

    SI TA PERKTHEJME RAPORTIN E DASH-IT TE TRUMPIT?

    Gazetari i BIRN-it Erebara e ka perkthyer qarte dhe nuk le shume vend per komente,

    por:

    A HA PYKA LLOGJIKE EDI RAMA?

    Qe do te qisi KAZANIN tij te Medias ARMIKE dhe do t’i beje nje perkthim alla shqyptarce te Kohes se Qepes te Enverit Raportit te DASH dhe ne fund gjithe fajin do t’ja hedhi Saliut dhe Lulit qe tani papritur dhe papandehur po i kerkon duke i nderur BYTHEN mareveshje dhe bashkepunim, ne nje kohe kur Bota Demokratike ne pergjithesi dhe DASH -i amerikan ne vecanti po ja shtrengon Sumen Enveriste me Morsen e Ligjit perpara se te pranoje antarsimin e Shqypnise ne BE.

    Reply to this comment
  11. alphade August 1, 11:14

    Shenim: Jam plotesisht dakort me A. Degen lidhur me
    15 milion eurot per nje Km. rruge fushore. Kjo eshte e
    pafaleshme,prandaj me te drejte, zoti Dega i drejtohet
    K/ministrit me fjalen “STOP” !!!
    Nje pyetje kam: mire se turp nuk kane qe po vjedhin kaq
    hapur por frike nuk kane ? Sepse vjen nje dite qe do te
    japin llogari ! Apo mos valle politikanet i kane “lojra sha-
    hu” ,faktin qe shajne e kercenojne njeri-tjetrin dhe ne fund
    kane ndermend t’ja falin hajnite Rama,Salit dhe Saliu,Ra-
    mes ?! Kjo do te jete e dhimbeshme per shqiotarin e za-
    konshem qe ka depozituar shpresen se Reforma ne drej-
    tesi dhe vettingu do te pastroje gjirizet e padrejtesise,ko-
    psionit dhe mafias shqiptare. Nuk ka me keq qe te zhge-
    njes qytetaret e zakonshem qe te kane dhene voten. Prandaj,zoti K/minister,nese vertete nuk eshte i impliku-
    ar ne afera te tilla duhet te vere rregull e disipline ne qe-
    verine e tij dhe shtatori t’i krehe mire ata qe po abuzojne me parane e taksapaguesve shqiptar.

    Reply to this comment
    • mirel August 1, 16:30

      Po si te kene turp kur nuk kane frike?
      Ketu nuk ka asnje lloj reagimi
      Mblidhi neser sociapistet dhe do brohorasin prape per Partine e PiSave qe po i vjedh me te dyja duart.
      ketu kane mbaruar njerezit fare, jane kthyer ne skllever te bindur te gjithe
      Le te vjedhin thone, eshte partia jone dhe jo e Berishes
      Kjo eshte metamorfoza e socialistit qe perfundon sociapis

      Reply to this comment
      • antiharresa August 1, 18:35

        Mirela .mos u shqeteso moj zemer se nuk te pengojne socialistet qe te protestosh duke u rifutur brenda qadres sa here ka zgjedhje.

        Reply to this comment
  12. aman se terbuat dhe Saliun August 3, 10:24

    Mua nuk me duhen as Deshte e as Delet, mua me duhet se ç’po behet ne Shqiperi. Une e shikoj ne rruge shume te mbare per here te pare pas 20 e ca vjet. Ajo pune qe eshte bere me qytetet, me administraten, me dokumentat, me prishjen e qindra mijra ndertesave ilegale mafjoze…. dhe se fundi me reformen ne drejtesi, tregojne madheshtine e qeverisjes dhe pikerisht te Edi Rames. Kush nuk eshte dakort, s’ka rendesi edhe ai ka perfituar.Kq me vjen dhe kjo eshte dobesia kryesore sot ne Shqiperi, se mungon opozita ne ate vend. Duhet te gjejme opozite se ata qe e perfaqesojne sot jane injorantet qe dikush u kish dhene pushtet dhe e ben Shqiperine çarçafe qe shkarraviteshin mbi te kushdo, ndersa ata vilnin prodhimet edhe ato me lajmes e me skllever. S’ka opozite dhe kjo eshte skandaloze. Inteligjenca dhe intelektualet e pergjegjshem urgjentisht duhet te krijojne opozite qeveritare se jemi ne pluralizem, ndersa keta qe quajne veten sot, jane vete llapaqener babale e çizmesh. Ky Erbara sikur eshte pak i lajthitur, por s’ka gje; qendron ne mes te atyre qe kane shkare nga binaret e s’jane te paket sot. Me kete klae politike qe kemi sot , me duket se ky Edi Rama do plaket kryeminister, vetem po beri ate qe ka thene; te largohet vete. Po kujt te ja besojme vendin Babales?! Ketyre qe montojne filma per te rrezuar qeverine?! Nuk e di çfare ben dhe prokuroria per ate filmin e babales se duhet te shkojne ne burg nja 7 a 8 vete duka filluar me Lulezimin, Salinjanin, Ate ish ministrin e drejtesise gjate votimeve, Ali-beu me çingiet e tij e deri tek Babalja, ndersa atij gjynaqarit nga Novosela duhet ti kthehen parate. Tani beni ca dite pushime, mbase harrojme ca nga bemat tuaja e takohemi ne shtator ne provimet e vjeshtes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*