DASH: Llalla, i pari i dënuar publikisht nga amerikanët

February 16, 2018 19:50

DASH: Llalla, i pari i dënuar publikisht nga amerikanët

Adriatik Llalla është i pari person që prej vitit 2008 për të cilin departamenti i shtetit të SHBA-së e deklaron publikisht ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara. Ky fakt del nga një korrespondencë e Top Channel me departamentin amerikan të shtetit.

Sekretari Rex Tillerson e ndërmori këtë hap të pazakontë, sipas të drejtës që i njeh ligji për t’u ndaluar hyrjen në territorin amerikan personave të përfshirë në raste të mëdha korrupsioni.

Të enjten në mëngjes me orën e Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi lajmin se ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjes së tij i ishte ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vendim të sekretarit Rex Tillerson.

Pas këtij lajmi T.CH iu drejtua Departamentit të Shtetit për më shumë informacion dhe me pyetjen specifike nëse kishte ndalime për persona të tjerë nga Shqipëria.

Përgjigjja zyrtare nga Departamenti i Shtetit është kjo: “Seksioni 7031 pika C përfshin një dispozitë që kërkon që Departamenti i Shtetit ta përcaktojë publikisht apo privatisht individin si subjekt të ligjit. Kjo e drejtë është në fuqi që prej vitit 2008 dhe ky është rasti i parë i përcaktimit publik të një individi të klasifikuar sipas seksionit 7031 pika C.”

Pra zoti Llalla është i pari person që prej vitit 2008 të cilit ndalimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara i bëhet në mënyrë publike. Që prej vitit 2008 mund të ketë pasur plot individë të cilëve mund t’u jetë ndaluar hyrja në territorin amerikan pas informacioneve për korrupsion apo shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Por askush që prej asaj periudhe nuk është përcaktuar publikisht si subjekt i ligjit prej sekretarit të shtetit siç ndodhi me zotin Llalla.

Por zoti Llalla nuk ishte i vetmi. Ky ndalim iu komunikua publikisht edhe familjarëve në moshë madhore, bashkëshortes Ardjana Llalla, vajzës Eni Llalla dhe fëmijës tjetër të zotit Llalla. Sigurisht, personat e tjerë të familjes përjashtohen nga e drejta për të hyrë në territorin amerikan për shkak të lidhjes së tyre me ish-Prokurorin e Përgjithshëm.

Kur ishte ende kryetar i organit të akuzës ambasada amerikane në Tiranë i anuloi Llallës vizën diplomatike, një veprim ky të cilin ish-kryeprokurori e priti me indinjatë. Por ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, e bëri të qartë pak ditë më parë se historinë e ish-kryeprokurorit nuk do ta mbyllë as kërkesa e tij për të mos qenë më pjesë e sistemit të drejtësisë, duke mos iu nënshtruar kështu vettingut. Me këtë ndëshkim unik, amerikanët bënë vettingun e tyre.

l.h/ dita

February 16, 2018 19:50
Komento

6 Komente

  1. Lili February 16, 21:07

    Ma ne fund nje aktion i vertete .I nshallah i merr varg gjithe te tjeret.
    Go US go,just do it.

    Reply to this comment
  2. MH February 16, 23:58

    Po nese asht vendim qe ne vitin 2008 per te mos hyre Llalla ne Amerike nuk ka te baje fare me ceshtje e z.Lu.

    Reply to this comment
  3. Adih February 17, 03:38

    LLALLA, ,popullit te varfer shqiptar , i ka prishur shume pune ne te gjitha drejtimet , korrupsionit galopand , me permasa teje te frikshme . Ku mafja ne te gjitha drejtimet ,sa vinte dhe behej me brutale . Ka shkelur ligjet dhe keto dosje te zena myk e pluhur ,i ka lene ,te flene gjume , me ndergjegjen me te plote .E meriton, e tani ti hapen letrat ketij keqberesi fshatar nga gramshi.

    Faleminderit Amerike ,.Zoti ju bekofte

    Reply to this comment
  4. sa ndeshkim i rende February 17, 08:46

    e cfare denimi eshte per llallen e thartuar ky,qe te mos harxhoj paret e vjedhura ne amerik,por ti harxhoj ne Gjermani.kete quani denim, a i vine dot prangat e te japi llogari per te gjitha demet qe i ka shkaktuar drejtesis dhe vendit me keta hajdutet qe ka mbrojtur.
    si ky nofull kali jane te denuar 99% e shqiptareve qe aplikojne per vize edhe nuk ju jepet.

    Reply to this comment
  5. alphade February 17, 22:23

    Ne te semes vafte, Llalla ! Nje palo burre,nje marionete
    e klloun ne duart e Berishes. Ne radhe te pare e mbi te
    gjitha duhet futu ne ” Black List” , Berisha me gjithe soj
    e sorollopin e tij. Ndersa Llalla akuzohet nga DASH si i
    korruptuar, Berisha ,CV- ja e tij permban krime monstru-
    oze, hajni marramendese, bande kriminele e mafioze.
    Vendin e trete ne kete rreth mafioz qe ka kapur shtetin
    .shqipta e ze presidenti aktual i Shqiperise,Ili Meta,qe
    Berisha i ka vene “nickname” – FLORIRI dhe ka shpjegi-
    min e vet sepse ky person eshte vjedhesi i thesarit te
    Shtetit. Fakt ,gjithashtu eshte regjistruar me ze e figure,
    kur ben fjale per nje ryshvet me 750 mije eurosh te per- vetesuara nga ana e tij dhe te filmuara nga vete D. P. Kjo
    dihet boterisht dhe s’ka zot qe ta mohoje,pervec gjykates-
    ve e prokuroreve te korruptuar qe e nxorren dikur te “pa-
    fajshem” ?! Vijon, ne vendin e katert, Lul Basha,,i cili nji-
    het per “bemat” e tij: ” rruga e kombit” ,21 janari dhe falja
    e detit fqinjit tone jugor.
    Kjo nuk presupozon se kam injoruar te majten shqiptare qe eshte aktualisht ne pushtet. Jo more jo, por per kete
    ende kemi kohe per ta investiguar e hetuar te qerohen
    hesspet me te paret. Vettingu do t’i perfshije te gjithe poli-
    tikanet paperjashtim. Nuk i shpeton njeri vettingut. Cuna-
    nami i drejtesise do t’i perfshije te gjithe ps dsllim e pa
    perjashtim dhe te gjithe hajnat,kriminelet ,abuzuesit me
    pushtetin do te mblidhen ne nje “kasolle” qe quhet REC !
    Kjo nuk do te ndodhte kurre po te mos e kishte marre ne
    dore Amerika dhe BE-ja ! Fale ketij binomi shqiptaret me
    ne fund kane te drejte te besojne dhe te shpresojne se tash nje rreze drite po duket ne fund te tunelit. Dhe per
    keto arritje nje merite speciale dhe te vecante kane dy fi-
    gura te nderuara,qe kane bere per Shqiperine dhe shqip-
    taret ate qe nuk eshte bere ne Shqiperi per dekada te tera: hapjen rruges se drejtesise,ku qytetaret shqiptar pa
    dallim feje,kragphine,ideje,race,qenje shoqerore te jene te barabarte para ligjit dhe ky binom eshte : Donald LU
    dhe VLLAHUTIN,perkatesisht ambasadoret e SHBA-s
    dhe BE-s. Mirenjohje te pafund ketyre dy figurave te nde-
    ruara qe luftuan me vendosmeri e vetmohim duke perba-
    lluar me stoicizem fyerjet, denigrimet,shpifjet e te cfare-
    do lloji nga shqiptare ndaj te cileve populli shqiptar ndjen
    vecse neveritje e urrejtje: Ne kete fushate antiamerikane
    dhe kunder pothuajse te gjithe ambasadoreve te SHBA-s
    ne Shqiperi duke filluar nga LINO, Withers,Arvizu e deri
    te LU-ja ,vendin e pare e ze Sali Ram Berisha ,lindur ne Vicidol dhe banues ne Tirane. Ish-prokurori Pergjithshem
    LLALLA nuk eshte vecse ne pike uji dhe viktime e Beri-
    shes ne kete kor antiamerikan. Frymezuesi dhe nxitesi i
    antiamerikanizmit ne shqiperi,pavaresisht se 96 perqind
    e shqiptareve nuk e degjon kete njeri,eshte dora vete Sali
    Berisha dhe ironia qendron te fakti se ky personazh i zi ne shpirt e ne zeme, na hiqet si mik e dashamires i flakte
    i amerikes ?! Kulmi hipokrizise !!! Vetem ne veprat e te
    madhit Shekspir mund te gjesh personazhe te tilla. Vetem
    te ” Mefistifeli” i Getes, apo veprat Dikensit do te perba-
    lleni me qenje te tilla diabolike qe te vrasin naten e te qaj-
    ne diten.Ky ka qene mallkimi me i madh i Shqioerise keto
    27 vjet,jo demokraci,ne asnje menyre demokraci, por nje
    shtet gjys anarkist,nje amalgame bajraktaruzimi, tribaliz-
    mi, krahinizmi teje te theksuar duke vene ne zbatim mo-
    ton e vjeter rromake ” divide et impera” ,perca e sundo !
    Kete ka bere Berisha me banden e tij gjate gjithe ketyre
    27 vjeteve. Tash koha e tij perendoi. Fale Amerikes dhe
    BE-s ! Edhe nje here mirenjohje e pafund!!!!!!!

    Reply to this comment
  6. alphade February 17, 23:46

    Komenti im,please……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*