DASH vlerëson reformën në drejtësi, por thotë se Shqipëria …

May 1, 2018 16:31

DASH vlerëson reformën në drejtësi, por thotë se Shqipëria …

Departamenti Amerikan i Shtetit e rendit Shqipërinë mes vendeve tepër të prekura nga fenomeni i pastrimit të parave. Në raportin për vitin 2017, niveli i rrezikshmërisë që Shqipëria paraqet nga ky fenomen vlerësohet si domethënës. Shkaktarë janë korrupsioni i lartë dhe institucionet e dobëta të drejtësisë dhe ato qeveritare.

“Shqipëria ka një nivel të lartë të parasë “cash” në ekonomi dhe sektor informal, me flukse domethënëse parash që hyjnë nga jashtë në formën e remitancave. Aktivitetet kriminale që gjenerojnë më shumë të ardhura janë trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qenieve njerëzore”.

Raporti konstaton se tregu i zi për mallrat e kontrabanduara është i madh. Kontrabanda lehtësohet nga vetë autoritetet doganore dhe kontrolli i dobët i kufijve. Për këtë arsye, vijon të jetë një pikë kyçe për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike – thekson raporti.

Pavarësisht shtimit të konsiderueshëm të hetimeve për pastrimin e parave gjatë viteve të shkuara, rastet e ndëshkimeve mbeten të ulëta.

Gjithsesi, raporti vlerëson ligjet e miratuara në vitin 2016, si pjesë e Reformës në Drejtësi, ku theksi vihet tek vetting-u i gjykatësve dhe prokurorëve, i rëndësishëm për të shkëputur lidhjet e zyrtarëve të lartë me krimin.

Raporti thekson gjithashtu se ato të viteve 2016-2017 ishin reformat më thelbësore për të ngritur një sistem efektiv, në dallim nga reformat e ndërmarra në vitin 2012, përpjekjet për implementimin e të cilave rezultuan të dobëta.

o.j/dita

May 1, 2018 16:31
Komento

2 Komente

  1. xhorxh orwell May 1, 17:02

    Cfare lesh teper te prekura pastrim parash ?

    boll me keto sofizma..

    ne shqiperi ka nje problem dhe vetem nje
    .

    Jam i bindur qe nese hapen letrat e arrit londres,armatimit te gerdecit,rruges kombit,albetrolit ne Tirane,washington dhe bruksel do te behej nje CUNAM i njejte me WATERGATE ne vitet 70″
    .
    KUSH E MBRON SOT MOSTREN BERISHE NGA KETO SUPER KRIME:
    .
    1-vrau ne 21 janar 2011
    2-dogji ne gerdec 26 veta
    3-tradhetoi qe shiti detin
    4-tradhetoi te varrezat e grekut
    5-sabotoi uck
    6-furnizoi miloshevicin
    7-beri genocid ndaj haklajve
    8-zhduku remzi hoxhen
    9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
    10-dogji vendin e ne 1997
    .
    zoterinj te dash-it

    tolerimi dhe mbrojtja e hapur qe i beni salimonstres na bejme te besojme se keto qe shkruani..jane per gallate me desher si te ferma e kafsheve te Orwellit

    Reply to this comment
  2. dHE kTE E bON nJI kTA ! May 1, 17:11

    Mir thone .
    Kta dijn edhe kur berrisha ja ka lyp liris
    per her te funit
    dhe si ja ka dhi liria ! heh .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim