Dashamir Shehi: Duhet një “Republikë e Dytë”. PD të marrë pjesë në zgjedhje

January 16, 2015 09:19

Dashamir Shehi: Duhet një “Republikë e Dytë”. PD të marrë pjesë në zgjedhje

Kreu i LZHK, Dashamir shehit, thotë se Shqipëria ka nevojë për një Kushtetutë te re, si zgjidhje për shumë probleme nga të cilat vuan

Ai thotë se është e nevojshme ngritja e një “Republike të Dytë”.

Unë gjykoj që ka ardhur dita që edhe politikisht të bëjmë një diçka të re, një Kushtetutë të re, ta rithemelojmë.

Të bëjmë Republikën e dytë.

Këtu po na bie gjithë ngrehina dhe kjo punë nuk bëhet më me të arnuar.

Pse të arnojmë ne një palë pantallona të vjetra, të blejmë një palë të reja”, thotë ai për Ora News.

Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të Partisë Demokratike është një prej debateve të nxehta që pas reformës territoriale, por Shehi thotë se PD do të marrë pjesë në garën për vendoret 2015:

Unë gjykoj që PD do të hyjë në zgjedhje, kemi hyrë edhe në ’97, kur këtu ishin tanket spanjolle, greke, italiane nëpër rrugët e Tiranës.

Sigurisht që unë gjykoj që ndarja e re territoriale është e gabuar, është bërë edhe në frymën e interesave elektorale, partiake.

PD ka bërë gabimin e vet në këtë mes që nuk mori pjesë. Por, ka akoma kohë.

Po të gjejmë një marrëveshje PD-PS, kjo hartë mund të riformulohet për të mbërritur në një kompromis”.

Gara për Tiranën padyshim pritet të jetë më e forta dhe për Shehin, Lulzim Basha duhet të jetë pjesë e saj:

Është logjike, normale dhe dinjitoze që të kandidonte zoti. Basha.

Është personazhi më i madh që sot ka në pjacë PD”, e mbyll ai.

January 16, 2015 09:19
Komento

8 Komente

  1. beni January 16, 09:29

    Si ka mundesi qe ky shehu te flase ne kete menyre per nje hajdut dhe krimineli si njeriu me kot lul basha

    Reply to this comment
  2. Lul January 16, 09:43

    Asaj kushtetute Dash eshte mire ti behet nje m….t ne nje kohe kure ne ligje e keni gedhendur;qe asnje pushtetar i rrangut te lart qofte nga e majta apo e djathta te mos ndershkohet per cfare do lloje krimi qe ka bere. Kjo kushtetute denon te varferit dhe mbron deri ne gjak derdhje vrasit politikan.

    Reply to this comment
  3. AKILI January 16, 10:15

    luli jame plotesishhte me ty mjer te varferit qe nuk e lexojne kushtetuten.

    Reply to this comment
  4. beni January 16, 10:22

    eshte dinjitoze qe krimineli dhe hajduti basha te shkoje ne burg or Dashi!

    Reply to this comment
  5. plaku i mocem January 16, 11:29

    Per mendimin tim,Dahamir Shehi nga e djathta eshte ndofta politikani me objektiv,pavaresisht se disa e anatemojne,biles ne ndonje rast edhe e banalizojne (ndonje here i permendet “ija”,por eshte e ulet t’i permendet ketij njeriu jeta e tij private kur gjithsejcili prej nesh, kur eshte rasti e perdor nje gote).E meta e ketij kapaciteti(e them me plot gojen ket fjale) eshte dembelizmi,ai nuk ka grinte e karizme,mbase dhe takat t’i jetsoje idete e tij,kjo per shume shkaqe,nuk eshte vendi ketu te analizoj kete dembelizem e ndofta mefshtesi te tij,por ai kurre ai nuk duhet kritikuar per idete e tij.Ai e shikon te djathen si jetike per demokracine,dhe e shikon ne terenin konkret,dhe jo si duhet te jete ajo per disa.Kriminalizimi i opozites “en block” nuk i sherben kujt.Pastaj gjerat kane radhe.

    Reply to this comment
  6. KOZi January 16, 12:34

    – Republika e dyte !? Cfare thot Dash Shehu ?-

    Republika e pare – 1925-1928
    Republika e dyte – 1946 -1950
    Republika e trete – 1950 -1976.
    Republika e katert- 1976 – 1991
    Republika e peste -1991-1998.
    Republika e gjashte -1998 —

    Reply to this comment
  7. emigranti rimini January 16, 14:49

    Po mire mor adash qe luli ska bo asi gjo pet tironen ti nuk e shef apo na bo qorra, nuk ngopey populli me lugen bosh o dash futi noj gote se dhe ti ferges tirone je te rujt zoti e mos fol kot

    Reply to this comment
  8. MERIMANGA E KUQE January 16, 20:12

    basha ne tirane o dash merr vetem 2 k…e salihut

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*