Dashamir Shehi: Kush kërkon zgjedhje të parakohshme, nuk do stabilitetin e Shqipërisë

June 29, 2016 18:13

Dashamir Shehi: Kush kërkon zgjedhje të parakohshme, nuk do stabilitetin e Shqipërisë

Propozimet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme në rast të dështimit të reformës, për Kryetarin e LZHK-së dhe deputetin e Kuvendit, Dashamir Shehi janë presione që i bëhen politikës që po ndjek opozita.

Kjo është marrëzia më e madhe, pasi është një vend, i cili fatmirësisht nuk ka asnjë problem as grevash, as demonstratash, as çështje civile të mëdha e as luftë civile që të shkojë vullnetarisht në zgjedhje të parakohshme. Këto deklarata më duken një presion që i bëhet politikës së arsyeshme nga paarsyeja. Nuk mendoj se kanë për t’u bërë ndonjëherë zgjedhje të parakohshme në këtë vend, sepse edhe faktori ndërkombëtar nuk shkon drejt destabilizimit të vendit thjesht sepse kjo i pëlqen dikujt. Shqipëria, pavarësisht problemeve të shumta që ka, është një vend normal.  Kush kërkon zgjedhje të parakohshme, nuk do stabilitetin e Shqipërisë”, thotë Shehi për Panorama.

Duke premtuar besnikëri ndaj PD-së për votën që do të japë për Reformën në Drejtësi, Shehi thekson se mbështet formulën e vendeve të rezervuara, por vetëm nëse ato do t’i përkasin realisht opozitës dhe jo rrethit të ngushtë të kreut të opozitës.

 “Mund të jetë një formulë e vlefshme, nëse këto vende të rezervuara gjithsesi t’i nënshtrohen një votimi parlamentar. Pra, të mos jenë thjesht çuni i hallës së kryetarit të partisë sepse, nëse do të jetë kështu, do të ishte qesharake. I vetmi dyshim që kam unë për vendet e rezervuara është kjo që të mos i zgjedhin kryetarët e partive, ku të përfshijnë nipat, fëmijët, kunetërit, pasi do të ishte turp i madh për drejtësinë. T’i nënshtrohen gjykimit parlamentar, t’i nënshtrohen gjykimit publik nëse i plotësojnë kushtet apo jo. Ata nuk janë njerëzit e së djathtës, ata që janë emëruar janë njerëzit e një personi të vetëm, të një grupi familjar, të një grupi ekonomik. Ndaj edhe unë do t’i mbroj këto vendet e rezervuara, kur realisht t’ia rezervojnë së djathtës. Nëse ua rezervojnë familjeve të kryetarëve, atëherë le ta hajë dreqi atë vend të rezervuar!”, thekson Shehi.

June 29, 2016 18:13
Komento

12 Komente

  1. TJ June 29, 18:18

    Sepse Shehu nuk do te jete me deputet! Kaq e thjeshte eshte! Pasi shkataroi Tiranen pas 92 ky shehu hiqet si i ndershem! Politikanet shqiptare dergojini te ISIS!

    Reply to this comment
    • kujtesa June 29, 21:04

      Dashi thote qe eshte dakort me vendet e rezervuara,por kewto vende te mos jene prone e kryetarit te opozites.
      Pra Dashi do qe ta ngjyeje edhe ai gishtin ne keto emerime te nivelit te larte ne gjyqesor.
      Po cfare mut politikanesh jane keta,more aman.
      Ja kane kaluar 100 here Enver Hoxhes. Kot thonin se Enveri bente cte donte ne kete vend. Enveri me grupin iken dhe nuk moren gje me vehte.Keta po leshojne rrenje si puna e rrapit dhe e grabiten ne themel kete vend dhe tani duan qe ti gezojne pasurite e vjedhura duke pasur gisht ne emerime te nivelit te larte ne drejtesi.
      Hic mor hic. Asnje vend i rezervuar.
      Vetem miratim sipas USA-s dhe BE-se!

      Reply to this comment
  2. ??? June 29, 18:27

    Eshte shume e thjeshte te kuptohet nese merr vesh nga politka. Qeveria ka marre persiper nje reforme me kosto te madhe politike dhe nqs deshton te miratohet ne parlament, ajo I drejtohet votuesve . Votuesit ne zgjedhje te parakoheshme do te zgjedhin midis politikes bllokuese te disa individeve ne PD qe po injorojne edhe zgjedhesit e tyre dhe alternatives se qeverise per reformes ne drejtesi dhe rrjedhimisht anetaresimit ne BE.
    Cfare lidhje ka kjo me stabilitetin e vendit? Perkundrazi duhet bere sa me pare. Ti Dash rakia e ke hallin se do te mbaroje mandate para kohe dhe nuk ka pare per raki pastaj.

    Reply to this comment
    • Flori June 30, 19:53

      Zgjedhesit e PD Jane kundra kesaj reforme , nje reforme qe te votohet pa pelqimin e Pd, nje reforme qe votohet nga nje tufe Kriminelesh te Ps dhe grusht hajdutesh te LSI se eshte ne kundershtim me aspiratat tona per liri dhe demokraci. Shum shpejt do e degjoni dhe zerin e popullit te djathte Shqipetar.

      Reply to this comment
  3. l fi June 29, 18:35

    Pse akoma o dash delja duhet ti lihen mëlçitë në qafë bishë bashës,,,,,.? të tallin bythën me këtë popull sa tju teket atyre,,,,,,? sepse zgjedhjet na prishin stabilitetin e gjingjonave e gjithë kastës hajdute të pa drejtësisë,,,,,!
    Po qënke bërë politikan për serum edhe ti o hajvan.Sikur të mos jesh fare njeri ,e Shqiptar ,,,,,!!!!!

    Reply to this comment
  4. fteri June 29, 19:35

    *****Z. Dashi ! ..ose nuk ke kuptuar asgjë nga thellsia e kalbëzimit dhe krimeve që ka kryer drejtësia në shqipëri ose nuk je marrë me procese gjyqësor , ose je I implikuar rëndë në aferat e lidhjet kriminale me prokurorët dhe gjykatësit .Vendet e rezervuara janë korrupsion krim që i provuam 25 vjet dhe ka dështuar me turp .Sistemi i drejtësisë sot drejtohet nga banda kriminale e S.Berishoviçit ,Rezervimi do të thotë interesa partiake jo drejtësi e pa mvarur ,që përsëri politika të fusë hundët dhe të drejtoi vendimet e gjykatave.Si mos ndëshkimi i Krimit Gërdecit,21 janarit dhe shumë krime të rënda të kryera nga S.Berisha që nuk janë ndëshkuar nga gjykatat ose i ka nxjerr të pafajshëm si rasti i vjedhjes së 250 milon euro të rrughës kombit etj,etj.
    ****DASHAMIR thuaje troç fjalën për drejtësin ,PD-ja është partia me rekorde më të mdha kriminale dhe nuk i levërdis kurrë REFORMA në drejtësi .Ajo po mban pengë gjithë shqipërinë.është opozita më e shëmtuar që ka njohur historia në këtë vendë .Votën jepja reformës jo Saliut.e LULKËS.!

    Reply to this comment
  5. Mark uk June 29, 20:04

    Jo ne te gjitha rastet o Dasho.Kur nje qeverie ju kan mbydhur te gjitha rruget duhet kerkuar zgjedhje te reja.Po se pari duhet te bjer qeveria,te krijohet qeveri teknike,pastaj te shpallen zgjedhjet e parakohshme.

    Reply to this comment
  6. sazan June 29, 20:55

    Dash lesh e heq vehten si kulmi i drejtesise dhe inteligjences. Koha ka provuar se ai varet pas oshkurit te palevrekeve te bajraktarit te vicidolit.
    Njerzit e varfer duan raforma jo me krim, korrupsion , vjedhje e xhvatje . Duam DREJTESI PER TE GJITHE dhe jo fshehje te pislleqeve nga klasa e majmur per 25 vjet me gjakun anemik te FUKARASE.
    Dash Leshi ky eshte fundi juaj me soj e sorollop. Nuk pranon humbje AMERIKA e aq me teper nga ju plehrat e shqiperise qe dolet ne krye si kashta mbi uje pas permbytjes
    Turpin ju nuk e njihni por mynxyre per je

    Reply to this comment
  7. SHPRESE HUMBURI June 29, 21:23

    EH .I SHKRETI DASH , E DI ME MIRE SE KUSHDO , QE NUK KA PER TE SHKELUR ME NEPARLAMENT ,
    MDAJ ,KERKON TA SHTYJE EDHE CA DITE ME SHUME. HALLE _HALLE KJO BOTE !

    Reply to this comment
  8. Devolliu June 29, 23:42

    Ky i shkreti ka hallin e deputetllëkut të vet. Po u bënë zgjedhje të reja këtë nuk e zgjedh njeri e i mbarojnë lekët për të pirë raki.

    Reply to this comment
  9. Bajram June 30, 05:25

    Aq shume ndihmoi perparimin e Shqiperise Dash Shehu,sa ka ndrruar lekuren me shume se gjarperinjte bashke qe e rrethojne. Politikan ordiner qe ka mbrojtur dhe akoma ruan rastin per ngjala. Megjithese e ka per detyre t’ia thote popullit hapur se partite duhet ligjerisht te heqin dore nga emerimet ne drejtesi dhe te zgjedhin nje variant me efikas qe drejtesia te jete plotesisht e pavarur nga politika,se vetem keshtu politika do kishte raporte me te drejta komunikimi me drejtesine e pavarur dhe me integritet,qe ne cdo rast do te ishte e drejtperdrejte ne berjen e drejtesise,dhenien e ndeshkimeve per ata zyrtare qe ia kane hipur popullit mbi koke duke i grabitur pasurine kombetare dhe ate vetiake.

    Reply to this comment
  10. arben muhameti June 30, 12:57

    Shikoni enderra me sy hapur .
    Me ose pa konsensus leshi reforma do votohet o Shqipetare .Guri i fundit qe ka evropa dhe amerika eshte venia perseri e vizave per gjithe shqiptaret qe duan te shkojne ne evrope dmth mbyllja e kufijve per shqipetaret .
    Arsyea e thjeshte …shqiptaret duhet te marrin ne dore fatet e kombit te tyre dhe jo keta pseudopolitikane hajdut e te pandershem .
    Le te presim edhe 20 dite …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*