Dashnorë gënjeshtrash, sekserë shpifjesh. A është e nevojshme paketa Rama?

October 22, 2018 16:20

Dashnorë gënjeshtrash, sekserë shpifjesh. A është e nevojshme paketa Rama?

Nga Viktor Malaj

“Pastaj ju do të njihni të vërtetën dhe ajo do ju bëjë të lirë” / Bibla, Gjoni 8:32

Një nismë ose shpallje e Kryeministrit për përgatitjen e një pakete ligjore kundër shpifjes ngjalli një reagim kryesisht tek njerëzit e medias. Reagimet qenë të ndryshme dhe sigurisht “armiqtë” e tij politikë, shoqërorë dhe të botës së interesave vetjake shpallën “rrezikun e kthimit në diktaturë”. Nga pikëpamja ligjore “nisma” kryeministrore është krejt e panevojshme sepse në Kodin Penal të RSH ekziston neni 120 i cili thotë: ” Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër që dihet se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.

Duke pasur parasysh sa më sipër si dhe faktin se jeta jonë shoqërore, politike, mediatike dhe morale është e tejmbushur me fyerje, shpifje dhe gjithfarë lloj trillimesh duket se Kryeministri doli në “mejdan” më tepër për ta evidentuar këtë fakt dhe për të shigjetuar kundërshtarët e tij dhe të qeverisjes të cilët, për hir të së vërtetës, përbëjnë edhe pjesën dërmuese të “prodhimit bruto” të dezinformimit që vazhdon prej vitesh të ndotë jetën intelektuale dhe morale të shoqërisë shqiptare.

Në të gjithë botën dhe në të gjitha kohërat shoqëria njerëzore ka vuajtur nga mungesa e dijes, mosnjohja e së vërtetës dhe, rrjedhimisht, është çorientuar në zgjedhjen e rrugëve, mjeteve dhe njerëzve të duhur për ta udhëhequr. Fyerjet dhe shpifjet janë tipar i njerëzve të paqytetëruar dhe me karakter të shformuar. Të dyja këto janë armët e njerëzve pa nder e dinjitet që i përdorin për të arritur qëllime vetjake, ekonomike, politike apo ushtarake. Në një shoqëri të përparuar nga ana kulturore dhe mjaftueshëm të shëndoshë nga pikëpamja morale, shpifjet jo vetëm janë të rralla, por ato më tepër dëmtojnë autorët e tyre sesa personin apo personat ndaj të cilëve drejtohen. Në një shoqëri të tillë, sapo verifikohet shoqërisht apo ligjërisht se dikush ka shpifur, autori fiton përbuzjen, neverinë dhe pabesueshmërinë e shoqërisë. Në këtë mënyrë, cilido individ tjetër që ka prirje apo është i gatshëm të fyej a shpifë do të vetëpërmbahej sepse do të ishte i vetëdijshëm për rrjedhojat morale dhe ligjore që do të pësonte si të gjithë të ngjashmit e tij që shoqëria i ka bërë model të ligësisë.

Në një shoqëri si e jona, e cila, për fat të keq, ka degraduar dhe po degradon përditë, ku numri i analfabetëve funksionalë rritet pandalshëm dhe përqindja e bartësve të veseve nuk po njeh rënie, shpifja është kthyer në armën e preferuar të gangsterëve politikë me shpresë se nëpërmjet ligësisë do të arrijnë atë që s’e arrijnë dot me zotësi, me dije, ndershmëri dhe përkushtim. Dhe gangsterët tanë politikë kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në shtimin e gangsterëve të rrugës. Dija, ndershmëria dhe përkushtimi kërkojnë sakrifica dhe vetëmohim ndërsa ligësisë i mjafton mungesa e nderit, dinjitetit, skrupujve moralë që të përhapet pandalshëm njëlloj si tifoja në mjedise të ndyra tek popullsia e pavaksinuar.

E, ndërsa nisma kryeministrore ishte e panevojshme, po kaq i panevojshëm ishte edhe reagimi i një pjese të madhe punonjësish dhe drejtuesish të medias të cilët, me ato që thanë nuk dëshmuan vetëm se kanë “mizën nën kësulë”, por edhe i dhanë të drejtë Ramës pasi diskurset e tyre përmbanin gënjeshtra, keqinterpretime dhe keqkuptime të lirisë së fjalës. Disa prej tyre u shprehën se “Rama…. kërkon të ndalojë me ligj fjalën dhe, për rrjedhojë, edhe mendimin…”. Këtu ka një gënjeshtër të qëllimshme dhe një moskuptim të lirisë. Gënjeshtra qëndron në faktin se ligji (edhe ai i sotëm) nuk ndalon fjalën dhe as mendimin, por shpifjen e cila ndëshkohet me ligj në të gjitha vendet perëndimore. Moskuptimi shfaqet në dy anë: ndalimi i fjalës nuk çon automatikisht në ndalim të mendimit, se mendimi ekziston edhe pa u shprehur me fjalë. Së dyti, mendimin nuk ka mundur ta ndalojë asnjë sistem politik pasi ai është një proces i brendshëm që nuk mund të ndalohet. Mendimi mund të ndikohet, por jo të ndalohet.

Një analist pretendoi se nisma qeveritare synon të na kthejë në kohën e diktaturës. Kjo është një përrallë e paefektshme, sepse në kohën e diktaturës dispozita e shpifjes (neni 186 K.P.) vlerësohej kundërvajtje penale, ashtu si sot, me të njëjtën përmbajtje dhe s’kishte lidhje me politikën. Ndërsa krimi politik i agjitacionit e propagandës ishte pjesë e kapitullit të krimeve kundër shtetit dhe nuk lidhej domosdo me shpifjen.

Një analist dhe moderator tjetër shkoi edhe më larg pasi pohoi se “Shpifja është pjesë e lirisë së shprehjes, jo e lirisë së medias”. Në rastin më të mirë ky pohim është një budallallëk pasi media s’është gjë tjetër veçse mjeti i shprehjes publike të mendimit me fjalë të thëna apo të shkruara. Nga ana tjetër, shpifja nuk është dhe as mund të jetë pjesë e lirisë së shprehjes. Ajo është pjesë e shprehjes, por është nga ato pjesë që cenojnë të drejtat, nderin dhe dinjitetin e anëtarëve të tjerë të shoqërisë prandaj edhe ndalohet dhe dënohet me ligj.

Jo larg pohimit të mësipërm qëndron edhe sofizmi i një tjetër analisti i cili thoshte se “Të drejtës së fjalës i rri mbi kokë një satër… ndalimi i fjalës së lirë nëpërmjet dënimit të shpifjes”. Këto dhe pohime të tjera të ngjashme të çudisin me guximin e autorëve për të shtrembëruar publikisht të vërtetën dhe për të marrë në mbrojtje gënjeshtrën. Përderisa nisma kryeministrore ishte e panevojshme, ç’kanë mediat dhe gazetarët që shqetësohen? A nuk është aty neni 120 i Kodit Penal për shpifjen? A nuk janë ata qytetarë si gjithë të tjerët? Apo dikujt i lejohen fyerjet e shpifjet e dikujt tjetër as shpotitë?! A janë ata zëdhënës të së vërtetës, siç pretendojnë, apo farkëtues të gënjeshtrës që merr formën më të shëmtuar, atë të shpifjes?

Në një shoqëri ku gëzojnë të njëjtin status si e vërteta edhe gënjeshtra, virtyti dhe vesi, e drejta dhe padrejtësia, fakti dhe trillimi, ngjarja dhe sajesa, jo vetëm nuk mund të jetë një shoqëri demokratike, por ajo nuk është as humane. Ata që bërtasin gjithë ditën për lirinë dhe shesin gënjeshtra, që hiqen si kalorës të së vërtetës, por janë fabrikues shpifjesh, ata ia kanë me hile popullit, atdheut dhe sistemit demokratik. Meqë të gjithë jemi të gatshëm të themi se “vetëm e vërteta të bën të lirë”, siç është fiksuar në librat e shenjtë, atëherë pse e shkelim, përbuzim dhe e dhunojmë atë me gënjeshtra? Ai që gënjen, mashtron, shpif e trillon përgatit robërimin e të tjerëve, robërinë intelektuale, shpirtërore dhe morale që është më afatgjatë, prandaj edhe më e rëndë dhe më e dëmshme se ajo fizike. Parullat dhe thirrjet e dhunuesve të së vërtetës për liri fjale, demokraci ( d.m.th sundim i popullit) dhe mendim të lirë janë jo vetëm farsë, por edhe fyerje për popullin shqiptar. Një popull i mashtruar nuk sundon, por sundohet.  Përse duhet t’i mbajmë mëri dhe të ndiejmë neveri ndaj një individi që na mashtron në jetën tonë private dhe u dashka të pranojmë, respektojmë, nderojmë e besojmë dikë apo disa që na mashtrojnë publikisht dhe kolektivisht si popull, që na mashtrojnë dendur dhe për shumëçka me gënjeshtra dhe shpifje pa u skuqur dhe në mënyrë të paskrupullt? Në vend që t’i dëgjojmë duhet t’iu kthejmë shpinën, në vend të nderimit duhet t’iu shfaqim mospërfilljen dhe neverinë tonë.

Disa nga analistët tanë bëjnë çmos të na bindin se një pjesë e popullit shqiptar, ata që kanë keqqeverisur dhe sunduar nëpërmjet gënjeshtrës, shpifjes dhe krimit dhe që kërkojnë ta bëjnë këtë sërish, duhen përjashtuar nga përgjegjësia për shpifjet dhe nuk duhen thirrur në organet e drejtësisë, as kur paditen nga të tjerët dhe as kur shpallin të tjerët kriminelë. Njëri prej tyre konkludoi se “Ftesa që Lulzim Basha të paraqitet sot në Prokurori ka vetëm një emër: skandal politik”. Ndërsa një tjetër na kumtoi se “Zoti Lulzim Basha nuk do të gjobitet. Kjo as ka gjasë dhe as mund të ndodhë”.

Nuk mund të ketë rend demokratik atje ku qytetarët ndahen në grupe apo kategori lehtësisht të cenueshme nga ligji dhe të tjerë me imunitet ndaj ligjit. Të veçosh individë ose grupe individësh dhe t’iu japësh atyre status mbi ligjin do të thotë se ke mendësi antidemokratike, mesjetare. Aq më keq kur kërkon të përjashtosh nga përgjegjësia ligjore për shpifje individë që pretendojnë të na ndriçojnë rrugën drejt së ardhmes. Me çfarë na e ndriçojnë? Me gënjeshtra, mashtrime dhe shpifje?! Pretendime dhe predikime të tilla i kalojnë kufijtë e budallallëkut dhe futen në territorin e pafytyrësisë për të arritur qëllime që vetëm dëme i sjellin shoqërisë.

Pse është e nevojshme të përdorësh gënjeshtrën dhe shpifjen në vend të së vërtetës, kur nuk resht së thëni se po punon për të drejtën? Këto mjete i komprometojnë pretendimet e rreme pasi e drejta dhe gënjeshtra nuk mund të pajtohen. Kur beson dhe e shpall se ke epërsi intelektuale dhe morale mbi kundërshtarin përse përdor shpifjen në vend të së vërtetës, trillimin në vend të faktit dhe kërcënimin në vend të arsyetimit? Shpifja nuk do të shërbejë si dritë për të dalë nga tuneli i errësirës, por vetëm si shtresë e rrezikshme akulli që të hedh në greminë. Shpifësi, përveç viktimës së tij, mbi të gjitha fyen dhe cenon dinjitetin e shikuesve dhe lexuesve pasi kërkon t’i mashtrojë dhe tërheqë ata për hunde në udhën e interesave të tij të ngushta vetjake.

Nuk mund të jesh as qytetar i denjë dhe as demokrat i vërtetë nëse e shpall veten mik të shpifjes dhe avokat të shpifësit. Ata që e konsiderojnë shpifjen pjesë të lirisë së fjalës janë dashnorë të gënjeshtrës dhe sekserë të shpifësve. Funksionimi i drejtësisë do të çojë pashmangshëm në sundimin e ligjit që parashikon shpifjen si kundërvajtje penale, do ta bëjë shoqërinë të kuptojë se mbrojtësit e saj i kanë diplomat e dijes  të rreme dhe certifikatat e moralit të dyshimta duke mos ua kursyer përçmimin.

Për individin dinjitoz dhe për një shoqëri normale nuk shtrohet pyetja a duhet dënuar shpifja dhe ndëshkuar shpifësi, por çfarë përbën shpifje. Teorikisht, këtë e ka zgjidhur neni 120 i K.Penal ndërsa praktikisht e vendosin vetëm gjykatat duke u bazuar në rrethanat dhe provat e administruara. Nëse thua se qeveria është e paaftë, mban anën e oligarkëve, bën tendera dhe koncesione të dyshimta dhe me nuanca korrupsioni, nuk ka punuar sa e si duhet, ka ndjekur politika të gabuara zhvillimi, investimesh, ka çaluar në luftën kundër krimit etj., je duke bërë politikë dhe je brenda lirisë së mendimit dhe të fjalës. Por nëse pohon se kryeministri, ministri, deputeti apo kryetari i bashkisë ka futur kaq e aq para në xhep, ose duhet ta vërtetosh ose të përgjigjesh për shpifje. Nëse thua se Sali Berisha ka qeverisur me dhunë e padrejtësi, me mashtrime dhe falsifikime, me paligjshmëri dhe krim, je brenda kufijve të politikës dhe lirisë së mendimit por, nëse pohon se Sali Berisha ka vrarë Hajdarin, Trebickën, Pashkon etj., siç kam lexuar, atëherë ose duhet ta vërtetosh ose të dënohesh për shpifje. Nëse thua se L.Basha ka shpërdoruar miliona euro vetëm në një financim rruge, je brenda të vërtetës dhe lirisë së shprehjes, por nëse pohon se ai i ka futur ato para në xhepin e tij duhet ta vërtetosh ose të përgjigjesh penalisht për shpifje. Sa herë jepen “fakte konkrete” që cenojnë nderin dhe dinjitetin e individit dhe e penalizojnë atë ligjërisht, ose duhet t’i vërtetosh ato që thua ose do të përballesh me përgjegjësinë ligjore për shpifje. Prandaj, edhe regjistrimi i portaleve që kryejnë veprimtari gazetareske dhe, rrjedhimisht, fitimprurëse është një kërkesë e sistemit kapitalist dhe prirjet për t’iu shmangur asaj janë, në rastin më të mirë, përpjekje për evazion fiskal dhe në raste të tjera për t’iu shmangur përgjegjësive ligjore për vepra të tjera penale. Ai që s’ka çfarë t’i fshehë kodit moral dhe as kodit penal nuk ka arsye të fshihet dhe as ka arsye të kufizohet në shprehjen e mendimeve të lira.

Të ngjall neveri përpjekja e ndonjë analisti për të na sjellë si shembull pozitiv të marrëdhënieve me shtypin qeverisjen e Sali Berishës, autore e rrahjeve, plagosjeve, gjymtimeve fizike dhe burgosjeve të gazetarëve (edhe të kryeministrit aktual) dhe djegës redaksish gazetash,  duke e merituar epitetin “armik i shtypit të lirë” që i dhanë institucionet ndërkombëtare të shtypit. “Këshilla” se qeveria duhet të mjaftohet vetëm me përgënjeshtrime është djallëzore dhe e padrejtë, pasi mund të përgënjeshtrohen shifra, por jo akuzat për krime, sepse ashtu “dueli” qeveri-opozitë do t’i ngjante spektaklit të dy plakave gërnjare që dalin në krye të fshatit dhe thërrasin gjithë ditën kundër njëra-tjetrës me shpifje, fyerje e trillime të turpshme. Shqiptarët janë bezdisur, mërzitur dhe neveritur edhe me kaq sa kanë parë e shohin çdo ditë në TV e gazeta dhe me deklarata qesharake dhe vetëdemaskuese si ajo e kryetares së një partie opozitare që pasi ankohej se “Sot kjo qeveri nuk të lejon të thuash atë që mendon”, vazhdonte: “Po, për çfarë të shkojë opozita (në Parlament)… më mirë të shkojmë në shtëpi se të bëhemi alibi e këtyre kriminelëve”. Pra, kaq e rrezikuar është kjo politikane “e së ardhmes” për të thënë fjalën e saj saqë gjen guximin e paturpshëm të konsiderojë “kriminelë” një shumicë parlamentare të zgjedhur me votën e popullit. E bën këtë me një fjalë goje dhe s’i hyn gjemb në këmbë, ashtu siç nuk e gjeti gjë as kur goditi me çizme Kryeministrin “diktator”. Dhe prapë qeveria “nuk e lejon të thotë atë që mendon”. Për të qarë e për të qeshur.

Sigurisht që shoqëria shqiptare kërkon të pastrohet dhe të ecë përpara më shpejt. Për këtë i duhet të zgjedh njerëzit që dërgon në parlament dhe mjetet. Një nga mjetet është edhe zhdukja e shpifjes nëpërmjet kallëzimit në organet e drejtësisë dhe ndëshkimit sa herë konstatohet ligjërisht. Dhe, kallëzimet duhet t’i bëjnë jo vetëm politikanët e pushtetit dhe të opozitës, por njerëzit e medias dhe populli i thjeshtë. Paketa antishpifje është e panevojshme.

 

October 22, 2018 16:20
Komento

16 Komente

  1. Syri i Shkodres October 22, 12:05

    Shume e sakte! E kam fjalen per median e shitur ose te blere nga politika! Krijohen lajme nga “hici”! Mjafton qe saliu te jape direktivat dhe te gjithe keta pronare ,analiste ,gazetare,medioker dhe injorante shpikin lajmet e digjitalit sali!Une nuk shikoj me pas res tre TV sepse te mbyt Fevziu,Zheji,Eni,Ylli me sofistet komuniste Fatos dhe Andi! E marrin te verteten dhe me opinione kafenesh e bejne fake news! Fillon Fatos.i persekutuari,per fjale kafenesh eshte denuar ne kohen e enverit, dhe e pret Andi Bushati-kapo dhe oponenca e Ylli Rakipit hajdutit te Albanias,gazeta e Saliut! Kazani thte Rama? Cfare kazani eshte llum gjirizi!

    Reply to this comment
    • Zorro October 22, 18:41

      Rama te mod merret me mbrockulla!
      Shpifjen e lejon ligji qe sakteson se deputeti nuk mban pergjegjesi per ato qe thote!
      Tamam si Shvejku: c ‘me duhet mua se cfare them une”?

      Reply to this comment
  2. Gezimi October 22, 12:10

    Nje qytetar Albert Veliu deklaroi nje audiopergjim me vellane e ministrit te brendeshem. Mos merremi fare rreth audiopergjimit. Te merremi me ate emerimin e Veliut si “Babale”. Kush ja ngjiti ate nofke qe u vertetua qe mbahet nga tjeter person? Dashnoret e genjeshtrave si Taulant Balla (qe i mbeti “Babalja” ne goje) dhe sekseret e shpifjeve qe “Babalen” akoma nuk ka ja heq nga goja as ai peshkatari vlonjat qe e mban si nofke.
    Edi Rama ka kerkuar te vendose denim per shpifjen. Shume mire, le ta filloje nga vehtja. Ka 5 vjet qe genjen se do rrise rroga e pensione. Per kete nuk ka nevoje per audiopergjim. Eshte nje rrene e bere publikisht para shqiptareve. Eshte nje genjeshter qe vazhdon prej 5 vjetesh, e shoqeruar me shendetesi falas, ulje pa punesie, rritje ekonomike…Keto jane genjeshtra e shpifje qe duhen denuar me shume se Rama ka ne mend te denoje tjeret. Sepse rrenat e tij 5-vjecare kane mashtruar nje popull te tere.

    Reply to this comment
    • WOW October 22, 13:36

      Mendoj qe prinderit e tu i ke zhgenjyer ne jete, aq sa duhet te jene penduar qe nuk ta kane vene emrin Hidherim.

      Reply to this comment
      • Bureto October 22, 16:32

        Wow, ç’merresh me të! Ky bën pjesë në armatën e analfabetëve funksionalë. Ai shyqyr që di të shkruaj, se për të kuptuar, aha, është detyrë e vështirë për të e ca si ai. Po kujt ia thua?!

        Reply to this comment
        • Gezimi October 22, 17:19

          WOW Buro – Ju paska djegur komenti im? Kur shoh Buron duke turfulluar e folur brrockulla kuptoj se komenti im ka qelluar ne shenje!

          Reply to this comment
          • mirel October 22, 20:11

            Jo qe ke qelluar ne shenje o Gezim, po ke zbrazur vetem nje plumb
            Ramuti deklaroi qe nuk do kete plera,dhe i pruri plerat qe nuk i solli dot as Berisha..dhe ne Vlore bile..
            Ramuti deklaroi qe nuk do kete me koncesione.
            Jo me koncesionet qe i shtoi, por me PPP ama.,,ne te cilat i financon vete shteti, pastaj i pervetson PPPja dhe paguajne shqiptaret.,,e bukur dhe kjo..
            Deklaroi qe Shqiperia nuk shitet sic e shet Berisha, por tani po e shet pak me me leverdi se Berisha,,,
            E shikon ku ka arritur puna?
            Te vleresojme dhe leverdine e shitjes se SHqiperise..
            Jo se fitojme gje une e ti, jo.
            Zaten se fondet greke na arrijne ne, as politikane, as gazetare, e as minorikare,,,
            Po per hir te mashtrimit po flasim, dmth per hir te shpifjes dhe denimit,,per hir te paketes, ,,
            Sikur te zbatohej,, mire do ishte te fillonte nga koka,,dhe pastaj mbase do bjere dhe te Viktori, Mero dhe gjithe palacot qe bejne tellallin e tradhetise si fitore.

  3. ETHEM October 22, 12:22

    DAKORT 99%.POR PAKETA ANTI-SHPIFJE DUHET LIGJEROHET.SEPSE AKOMA NUK FUNKSIONON DREJTESIA,PREKURORET E GJYQTARET E DREJTE.
    SE LIGJI,KODI PANAL ATY KA QENE DHE ESHTE,POR NUK ESHTE ZBATUAR,PASI DREJTESIN E KA KOMANDUAT SALIU,LIKJA DHE ADRIATIK LLALLA…TE BERE NJESH ME KRIMIN.
    NDAJ MENDOJ SE VEBDIMI QEVERUSE PER ANTI-SHPIFJEN DUHET TE DALI E ZBATOHET PER TE MBYLLUR SA ME SHPEJT WC-te E BERISHIZMIT 28 VJEÇAR.

    Reply to this comment
  4. MH October 22, 13:19

    A duhet te jemi popull serioz qe te gezojme shtet serioz!!!

    Ashtu si e paska ligji shteterore per shpifjet duhet te kene edhe drejtuesit e cdo gazete.Me motivin norme qe gazeta asht serioze dhe nuk duhet leju informime shpifje.Kur nji gazet informon shpifje gazeta bahet per tu perdore ne pastrime higjenike ne hale.Njikohesisht gazetari duhet te sikteriset rrufeshem nga administrata e gazetarise.Sepse lind vetvetiut ideja per mbijetesen e shpifarakve.Te cilet duhet ta ken,por dhe e kan dhunti penden per te shkruar.Ingranohen ne ndonji gazete dhe o burra deti u ba kos dhe shpif sa te kesh takatin se te mbron gazeta.Nuk shkon.Ndaj vec ligjit shtetrore ne fjale duhet edhe vete Drejtuesit e administrates se cdo gazete te krijojn ligjin e vet,ligj te brendshem per denimin e shpifjes.

    Reply to this comment
  5. kris 1 October 22, 14:12

    qeveria flet per suksese,.shtypi i huaj po ashtu,,mqte e shqiiperise mahniten me figuren e Te gjatit nderrssa ju thonii se shoqeria po degradon perdite.Perse cpiif?

    Reply to this comment
  6. vasili October 22, 15:11

    Autorin guxoj ta quaj analist,pasi kerkon fjalen deri ne kufijt e filozofise.
    Guxoj thashe ta quaj analist,pasi ne kete vend,jo vetem qe nuk ndesh ndonje analist,por as dhe gazetar ne kuptimin profesional dhe te paanshem.
    Dhe si mund ta ndeshesh ate,ne nje shoqeri te semure e formuar ne shekuj nga mentaliteti anadollak dhe i komunizmit izolues,dhe per me teper,ky mentalitet i gatuar ne kullen e erret,mbasi veshi,kostumin demokrat,uzurpoi timonin e ketij vendi dhe vazhdoi ta rrokullise ate,ne humnerat e mesjetes aziatike.
    Duke perdorur forcen dhe pasurit e pushtetit te pushtuar,bandat filluan te grabisin,poste toke,pasuri dhe e ben gjithe vesin te lulezoje ne shkallat me te larta.
    Ata te paket qe guxuan ti kunderviheshin,bandat ´´shteterore´´ ja u tregonin vendin,aty dhe kryetari i ish opozites,Rama,dhjeu ne breke,kur i prishen investimin e ligjshem ne milione euro dhe nuk guxoi te protestoje.
    Kurse turma,u zbyth me kenaqesi neper kafenerat e panumerta dhe te bej llogje pazari duke ´´i treguar vendin´´njerit apo tjetrit.
    Kurse media u katandis dhe u formezua,si nje kope zagaresh te verber,qe lehin me zhurme qe degjohet gjithandej ,ne raport me madhesine e kockes se hedhur dhe kenaqesise se shpifjes perverse,per formimin historik dhe fshataresk qe kane
    Kete mund ta ilustroje dhe me nje komponent shume domethenes:
    Drejtori i departamentit te gazetarise shqiptare eshte nje specie fshatarake nga Lezha,qe e prek kete qe sapo flet.Qenie teper e vockel,dashakeqes ndaj te mires dhe i pafte.mark marku e quajne,por tingellon realisht gjithmone si mut-muti.
    Dhe kur kemi nje personalitet te madh historik te gazetarise shqiptare,nje pene cilesore dhe gjithmone pa kompromis,karshi armiqve te eger te demokracise,qe askush nuk e permend,ku te pakten departamenti i gazetarise duhej te mbante emrin e tij: Andrea Stefani.
    Per pasoje kjo tufe e larmishme lakenj dhe egersirash ne kete vend,qe lehin dite e nate pa fre dhe pa pergjegjesi,ligji anti shpifje do te filloje tja u vere kufirin tek thana dhe do ti ndergjegjesije sado pak,se kane te bejne me njerez,familje,institucione qe meritojne te respektohen.

    Reply to this comment
  7. I.Troplini October 22, 18:07

    Jo jo. Viktor Malaj, nuk te le pershtypjen, e atij qe ka perfituar nga “fondi grek per zhvillim”. Gjuha e gjarprit, shtremberimi i fakteve ne raport me fqinjin jugor, nuk jane tipare te profilit te shkrimit te Zoterise. Per gjera te tilla, ka tipa te tjere qe bejne gjithollogun ne ndonje gazete tjeter dhe qe kane bere emer, me te qenit dikur, afer “diellit ngrohes” te pushtetit qe vret.
    SHPIFJA, apo keto ngjarjet e javeve te fundit te rrumpalles politike shqiptare, e kane shtyre Zoterine, te mundoje edhe biblen, per te analizuar standartin e fekaleve, qe bart nje grup i caktuar ne shoqerine shqiptare sot.
    Te shpenzosh kaq kohe, per te analizuar bemat e Salianjit apo Dumes, Vokshit apo Palokes, nenkupton te mos kesh kuptuar kurre se kjo shoqeria e cfilitur shqiptare sot, i ka thene JO ketij perversiteti si fenomen ne pergjithesi dhe ketyre personazheve ne vecanti, si perfaqesues tipike te asaj qe quhet llum dhe qe meriton neverine.
    Shoqeria shqiptare, i ka dhene nje votebesim kolosal, ketij kryeministri qe kemi sot. Nje nga arsyet e kesaj vote, ishte pikerisht ndjenja e te vjelles, qe ndjente dhe ndjen shumica absolute ne kete vend, ndaj ketij kontigjenti.
    Ketu, mbaron koha qe duhet te shpenzohet per fenomene te tilla. Realiteti refuzues shqiptar, i ka dhene pergjigjen e duhur ketyre palacolleqeve.
    Nuk eshte shpifja e perversitetit, ajo qe na mundon sot ne Shqiperi Z.Malaj. Shume me teper. na mundon mungesa e alternatives, mungesa e asaj qe quhet drejtesi dhe qe eshte nje nga pushtetet e sistemeve demokratike, nje nga shtyllat mbajtese te tij.
    Ne nje vend, ku vrasesit e shqiptareve, gezojne imunitet parlamentar dhe bejne pakte te fshehta me kryeministrin e sotem, eshte e kote te flitet per shpifjen, sikur kemi gjetur ilacin sherues per dicka vdekjeprurese.
    Persa kohe, duart e gjakura dhe vjedhesit e prones se shqiptareve, nuk iu jepen bankes se te akuzuarve, nuk kemi pse presim qe te ndryshoje dicka, ne aspektin e menyres se funksionimit te politikeberjes. Ky stan, kete bulmet ka.
    Ata gazetare shqiptare, qe duan te bejne ndryshimin sot, nuk polemizojne gjate mbi banalitetin e Salianjit dhe Bashes e Dumes. Ata, le te mbajne lart, kritiken mbi punen e kesaj qeverie, si e vetmja shprese per mosboshatisjen totale te ketij vendi.
    Mungesa e perspektives, nuk vjen nga prania e perverseve por shume me teper, nga pasitiviteti dashakeq i asaj qe duhet te ishte pjesa e shendoshe e shoqerise.
    Me krimin, mund te dialogohet Z.Malaj, ai mund te analizohet dhe studiohet per qellime te luftes parandaluese te organeve perkatese. Por ama,,,,,e gjitha kjo,,,,,,pasi ai, krimi, te kete marre denimin ligjor qe meriton. Cdo gje tjeter, eshte teater banal, me aktore province si Salianji dhe Dume.

    Reply to this comment
    • mirel October 22, 20:15

      Komenti eshte shume i sakte dhe i godiur.
      Ka vlere per komentuesit dhe shpresoj qe dhe vete Malaj ta lexoje e ta kuptoje.
      po i ka ikur zeri se duket qe paguhet per te bere politikat boshe dhe ato antishqiptare te Rames

      Reply to this comment
  8. intelektuali October 22, 19:54

    PO C’A THU O ENVERISTI VIKTOR MALAJ?

    Me kete shkrim te gjate qe nuk i dihet as fillimi dhe as fundi ne, komentuesit e ketij forumi te nerum te gazetes DITA qe kemi durimin ta lexojme deri ne fund dacibaon tende famoze mesojme se ti, o enveristi Viktor Malaj na ke vene perpara alternatives se vetme dhe se duhet te zgjedhim:

    “O ME EDVIN ENGJELLIN, O ME SALIUN DJALLIN”

    Po ata qe nuk duan as Edvinin dhe as Saliun me argumentin se te dy jane PJELLA te Partise se Punes me gjithe lukunine e ithtareve enveriste te Sigurimit qe kane nga pas?

    Para disa ditesh po shikoja ne RTSH nje film te Enverit ku Legaliteti po diskutonte me nje shef te CIA-s si te permbyste regjimin komunist ne Shqypnine e pasluftes ne nje tryeze ku ishte shpalusur ne te dy anet flamuri amerikan, nje nipi im me pyeti:

    O GJYSH PO SHQYPNIA DHE SHQYPTARET SIKUR JANE MIQ ME SHBA C’DO TE TREGOJE KY FILM?

    He mo Viktor Malaj pyete ENGJELLIN Edi Rama qe transmeton papushim filmat e Enverit dhe te Kinostudios Bolshevike te tij papushim ne televizionin shteteror RTSH si nje REZIL i Shqypnise ne syte e Botes Demokratike si do t’i pergjigjeshe ti nipit tim ne SHBA kur alternativa e VETME Enverit ishte:

    O ME MUA DHE ME PARTINE KOMUNISTE, OSE ME ARMIKUN IMPERIALIST!

    njashtu:

    Sic thua ti ne kete dacibao te gjate qe nuk le vend per:

    RRUGE TE TRETE.

    Reply to this comment
  9. salamina October 23, 03:19

    I ” nderuem ” Intellektual pa mend dhe perhere i vrerosur!
    Edhe une i thashe z. Malaj te mos shkruaj tjeter here as kaq gjate dhe as kunder shpifjes sepse, me siguri, do te na shqetesohet Intellektualli yne kokebosh e hallemadh qe nuk di te beje tjeter gje vecse t’iu versulet shkrimeve dhe gazetareve te kesaj gazete dhe asnjehere nuk gjen qofte edhe nje fjali qe t’i pelqeje kesaj qeniejeje gabimisht me dy kembe qe nuk di cfare eshte njerezilleku dhe as debati por i njeh mjaft mire fyerjet dhe epitetet. Malaj m’u pergjigj se nuk kishte cfare t’i bente Intellektuallit pervecse t’i gjente nje ilac kunder kapsllikut ose t’i rekomandoje te haje shtate dite rresht nga ajo fasulja qe i jepte Enveri dikur ne burg pasi keshtu, te pakten do te zgjidhe problemin e kapsllikut nga poshte sepse mjeket thone se kapsllikut mendor dhe moral ( si ky i Intellektualit ) nuk i eshte gjetur ende ilaci. Une per vehte do te bej cmos ta ndihmoj Intellektualin plakush qe te kuptoje se ne kete shkrim te Malajt nuk thuhet askund ” ose me Ramen ose kunder tij ” por thuhet se shpifjet, ngado qe vijne dhe kunder kujtdo qe drejtohen duhen denuar. Nuk eshte faji i Malajt pse Intellektualet e tredhur kane jetuar gjithe jeten me shpifje dhe te tille kane vendosur t’i ngrysin edhe pak dite qe iu kane mbetur.

    Reply to this comment
  10. Martini October 23, 06:01

    Me duket se krueministrit tone te respektuar jo vetem per kete rast i jane konsumuar pak sa ferrotat.Me keto propozime duken si Aroret apo sheget e Saliut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim