“Dashuri” dhe “kompromis”

March 23, 2016 12:46

“Dashuri” dhe “kompromis”

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Ka disa shprehje që bëhen tejet të mërzitshme e bile të neveritshme. Në fakt janë dy. “Dashuria për Shqipërinë” dhe e dyta që është akoma më bajate ka të bëjë me të ashtuquajturin “Kompromis politik”. Për të dyja tregojnë faktet që nuk janë aspak të vërteta. E para vazhdon të jetë në nivelet e dashurive platonike. Me gjithë këtë përkushtim dashuror askush nuk “sakrifikoi” një kat të vilës së ndërtuar pas pushtetarizimit për të “dashurën” e varfër. Sa për të dytën është akoma më skandaloze. Çohet z.Berisha e bën be e rrufe se kërkon kompromis. Të gjithë ne betohemi për marrëveshje në të mirë të “Atdheut”. Ama askush nuk prek një qime nga interesat e veta, bile të përfituara krejt padrejtësisht, për të mos thënë në mënyrë kriminale. Por kompromisi real kërkon të sakrifikohet diçka nga palët. Foli dje z.Zaganjori me pathos e gati i “përlotur” për nevojën jetike për ekzistencën e një shteti ligjor. Të më falë zotëria, por pamja e tij fizike e bën gati “engjëllor”. Përse zotëria nuk bën një gjest prej të tilli e në emër të mirësisë e të shembullit të mirë e human të japë, fjala vjen, dorëheqjen duke i hapur udhë pa mundime të mëtejshme reformës së famshme? Po ashtu edhe kryetari i KLD-së. E për ta vazhduar me gjyqtarët e Kampit të pionierëve tek plepat. Në rast se flasim për dashuri të vërtetë, këto janë shenja të besueshme. Ndryshe janë slogane mashtruese. Profeti

March 23, 2016 12:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*