Dashuri e madhe sapo ka kolisur!

June 5, 2017 13:43

Dashuri e madhe sapo ka kolisur!

 

Luli me Edvinin,
janë të dashuruar,
kjo para një muaji,
qe e pamenduar!.

Kot me njëri-tjetrin,
kishin keqkuptime,
se s’ishin munduar,
të bënin takime!.

Po ja që çudia,
papritur ka ngjarë,
si një dashuri,
me shikim të parë!.

Ndaj dhe asnjëherë,
të mos themi: “Kurrë!.”,
sepse funksionoka,
dhe burri me burrë!.

Luli që ka qenë,
më shumë i vendosur,
nga takimi doli,
krejt i çarmatosur!.

Një zjarr i paparë,
i dukej në sy,
sikur kishte bërë,
pesë orë dashuri!.

Rama qe hutuar,
sa që s’fliste dot,
sepse katër vite,
i kish humbur kot!.

I kish humbur kot,
me Lulash perrinë,
se mund ta kish nisur,
me kohë dashurinë!.

Nëpër Shqipëri,
tani vijnë kot,
sepse njëri-tjetrin,
nuk e shajnë dot!.

Tani që të dy,
janë si të dalldisur,
dashuri e madhe,
sapo ka kolisur!.

Dashuri e madhe,
sapo ka kolisur,
ndaj do kemi plot,
për të molloisur!

June 5, 2017 13:43
Komento

7 Komente

  1. katarakti June 5, 15:07

    Ia ke futur fare kot o Arben Duka. Marreveshja Luli – Rama ka megjithate nje te mire. Nxjerr zbuluar koleren LSI. Nuk do te kete me LSI- qe blinte kelysh dhe shiste qen. LSI-ja qe ju te “Dites” e doni fort, per mua eshte edhe me e poshter se PD-ja. Prandaj leri rromuzet dhe ironite. Ose te qeverise Rama i vetem, ose le te qeverise dyshja e mallkuar PD-LSI. Por kurre me PS-LSI.

    Reply to this comment
  2. ON KEZMI June 6, 03:06

    LSI,ESHTE E MAJTE DHE JO SI RILINDJA E RAMES ME PROGRAM TE PD-SE,PRA TEJET E DJATHTE…

    Reply to this comment
  3. Votuesi June 6, 09:19

    Keq të shkojne keq
    keq të shkojnë mirë
    keq zinxhirët me heq
    keq lidh me zinxhirë

    Ti këte punë ke
    zanat i ke kto llafe
    si sot edhe dje
    shkruan kur pi kafe

    kafen me duhan
    se shtyn dot pa shkrime
    aman more aman
    dhe ne vezë kërkon qime

    Reply to this comment
  4. Votuesi June 6, 09:20

    Keq të shkojne keq
    keq të shkojnë mirë
    keq zinxhirët me heq
    keq lidh me zinxhirë

    Ti këte punë ke
    zanat i ke kto llafe
    si sot edhe dje
    shkruan kur pi kafe

    kafen me duhan
    se shtyn dot pa shkrime
    aman more aman
    në vezë kërkon qime

    Reply to this comment
  5. Beqo June 6, 10:39

    Shoku Arben.

    Me vjen shume keq per ty,

    qe Monka dhe hajduti Mete

    te kane hedhur Trute e Gomarit.

    Reply to this comment
  6. Guri June 6, 11:00

    Arben! Sikur te shkruaje ndryshe nuk do te kishe me hapesiren qe ke ne faqet e Dita-s. Prandaj edhe nuk mund te besh perjashtime nga thenia popullore se: “qeni leh atje ku ha”. Qe ju ka ngopur LSI-ja me ato qe i di vetem ajo, pasi mbi to eshte stisur, nuk ka asnje dyshim.

    Reply to this comment
  7. Beni June 6, 13:53

    Po naeshte bere xheloze lsi dmth levizja e skraparliut te merzitur’ partia me e qelbur edhe se pd e Sales, lume e det e kocimare, i thone kesaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*